De Biazi publikon listën përfundimtare për "Euro 2016"

De Biazi publikon listën përfundimtare për "Euro 2016"

Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi u ka dhënë fund dilemave, duke publikuar listën e 23 lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Francës.

Tekniku italian ka lënë jashtë "Euro 2016", Amir Rrahmanin, Berat Gjimshitin, Herolind Shalën dhe Milot Rashicën.

Lista e De Biazit pritet t’i dërgohet edhe UEFA-s dhe FSHF-së brenda kësaj të marte. Strategu i kuqezinjve grumbulloi për miqësoren e luajtur ndaj Katarit 27 futbollistë, por katër prej tyre duhej të liheshin jashtë listës përfundimtare.

Portierë:

  • Etrit Berisha
  • Alban Hoxha
  • Orges Shehi

Mbrojtës:

  • Arlind Ajeti
  • Naser Aliji
  • Frederik Veseli
  • Mërgim Mavraj
  • Lorik Cana
  • Elseid Hysaj
  • Ansi Agolli.

Mesfushorë:

  • Ledian Memushaj
  • Ergys Kaçe
  • Andi Lila
  • Migjen Basha
  • Odise Roshi
  • Ermir Lenjani
  • Burim Kukeli
  • Taulant Xhaka
  • Amir Abrashi.

Sulmues:

  • Bekim Balaj
  • Sokol Cikalleshi
  • Armando Sadiku
  • Shkëlzen Gashi.