Nesër në Francë fillon Kampionati evropian në futboll

Nesër në Francë fillon Kampionati evropian në futboll

Franca prej nesër deri më 10 korrik do të jetë organizatorja e Kampionatit të 15-të evropian në futboll.

Ky do të jetë kampionati i tretë kontinental që do të luhet në shtetin francez. Vetëm Belgjika dhe Italia më shumë se një herë kanë qenë organizatorë të KE.

Për herë të parë në histori, në një KE do të marrin pjesë 24 ekipe. Ata do të ndahen në gjashtë grupe:

Grupi A:

  • Franca
  • Shqipëria
  • Rumania
  • Zvicra.

Grupi B:

  • Anglia
  • Uellsi
  • Sllovakia
  • Rusia

Grupi C:

  • Gjermania
  • Irlanda
  • Polonia
  •  Ukraina

Grupi D:

  • Spanja
  • Turqia
  • Republika Çeke
  • Kroacia

Grupi E:

  • Belgjika
  • Irlanda
  • Suedia  
  • Italia

Grupi F:

  • Portugalia
  • Islanda
  • Hungaria
  • Austria

Plasman fazën e ardhshme do të sigurojnë:

  • gjashtë vendet e para
  • gjashtë vendet e dyta
  • katër kombëtaret më të mira të renditura në vend të tretë.

Ndeshjet do të luhen në dhjetë qytete:

  • Bordo
  • Lens
  • Lille
  • Lyon
  • Marseille
  • Nisë
  • Paris
  • Saint-Denis
  • Saint-Etienne
  • Tuluzë

Euro 2016 fillon më 10 qershor në orën 21:00 me ndeshjen mes organizatorit Francës dhe Rumanisë, dhe do të përfundojë më 10 korrik me finale. Këto dy ndeshje do të luhen në "Stade de France" në Saint-Denis.

Vendet më të suksesshme në historinë e kampionateve evropiane të futbollit janë Gjermania dhe Spanja me nga tre tituj, Franca ka dy dhe nga një herë fitues ishin Çekosllovakia, Danimarka, Greqia, Italia, Holanda dhe BRSS-ja.