Europian spektakolar, Francën e shpëton një super Payet

Europian spektakolar, Francën e shpëton një super Payet

Franca e ka nisur me një fitore me shumë vuajtje 2-1 Europianin në shtëpinë e saj. Një super gol në minutat e fundit të ndeshjes nga Dimitri Payet ka qenë i mjaftueshëm për të koleksionuar 3 pikët e para në Grupin A.

Sfida u dominua nga “gjelat”, por rumunët zhvilluan një 90 minutësh perfekt në mbrojtje. Golin e avantazhit për vendasit e shënoi Giroud në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që rumunët barazuan nga pika e bardhë.

Në fund ishte Payet, i cili realizoi një super gol. Ylli i West Ham si gjithmonë shënon gola të pamundur, duke tifozët e shumtë që prisnin një sukses nga kombëtarja e tyre. Sfida e radhës për “gjelat” do të jetë ndaj Shqipërisë.