De Biasi: Mëkat që humbëm, japim shpirtin me Rumaninë

De Biasi: Mëkat që humbëm, japim shpirtin me Rumaninë

Trajneri i Kombëtares sonë, Gianni De Basi pas ndeshjes u shpreh shumë i kënaqur me e skuadrës, por jo me atë që ndodhi në fundin e ndeshjes.

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, dhe nuk e meritonim që të humbisnim ishte një mëkat. Kemi pasur një mbështetje të madhe nga tifozët. Sot dhamë maksimumin në fushën e lojës, por në fund nuk ia dolëm.

Lojtarët u mërzitën shumë, por unë u thash që të mos mërziten pasi ata dhanë maksimumin në fushën e lojës.

Rumania? Do të kërkojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë. Do të synojmë që të japim maksimumin tonë. Që të bëjmë më të mirën tonë në këtë ndeshje.