Portugali – Francë, shpallen sot kampionët e Euro 2016

Portugali – Francë, shpallen sot kampionët e Euro 2016

Finalja e Euro 2016 të dielën sjell një përballje mes organizatorëve të kampionatit, Francës, dhe Portugalisë që do të shpalosë një përplasje mes një prej lojtarëve më të mirë të botës Cristiano Ronaldo dhe pretendentit për t’u bërë një lojtar i tillë, Antoine Griezmann (Antuan Grizman).

Pas 50 ndeshjeve pëgjatë një muaji që ka patur surpriza nga Islanda dhe Uellsi, Ronaldo po konsideron mundjen e një tjetër skuadre në mënyrë që të fitojë më në fund një trofe ndërkombëtar. Nga ana tjetër francezët kanë gjetur një burim të ri frymëzimi tek Grizman, golashënuesi më i mirë i kampionatit me plot gjashtë gola.

Dy trajnerët rivalë Didier Deschamps i Francës dhe Fernando Santos i Portugalisë po përpiqen t’i mbrojnë ekipet nga shpresat e mëdha të dy kombeve. Trajneri i francezëve thotë se e ndien adrenalinën e skuadrës teksa rritet.

Të dy ekipet e kërkojnë me shumë dëshirë një fitore në këtë përballje, pas një periudhe krize që kanë kaluar secili. Tifozët e të dyja skuadrave do të duhet të presin deri në orën 21:00 për të ndjekur çast pas çasti shpalljen e kampionëve të Europës.

Please publish modules in offcanvas position.