Portugalia kampion i ri i Evropës

Portugalia kampion i ri i Evropës

Reprezentacioni i Portugalisë në futboll për herë të parë në histori e fitoi titullin kampion i Evropës, pasi mbrëmë në finalen e "Stad de Frans" në Sen Deni e fitoi Francën me 1:0 në vazhdimin e lojës.

Golashënues i golit i cili ua sollu trofeun e EURO 2016 ishte Eder në minutën e 109'.

Nikoqirët me humbjen e mbrëmshme e ndërprenë traditën e dominimit apo fitoreve gjithmonë kur janë organizatorë të ndeshjeve të mëdha. Ata edhe pse patën më shumë mundësi për të shënuar, nuk arritën ta prekin rrjetin e portierit të shkëlqyer portugez, Rui Patrisio.

Një disavantazh i madh për portugezët ndodhi në fazën fillestare të ndeshjes kur pas një starti të Dimitri Paje, u lëndua Kristian Ronaldo. Ai dhjetë minuta provoi të luaj, por në minutën e 25 duhej ta braktis ndeshjen, pasi që gjuri i tij i majtë ishte i lënduar dhe nuk qëndroi më.

Ndeshja pas 90 minutave bazë përfundoi pa ndonjë gol të shënuar dhe kjo ishte ndeshja e gjashtë me barazim prej shtatë ndeshjeve që kampioni i ri i zhvilloi në KE në Francë.

Fitoren e vetme pas pjesës kryesore "Brazilianët evropianë" e patën ndaj Uellsit në gjysmëfinale, ndërsa paraprakisht me baraz i zhvilluan ndeshjet në fazën e grupeve me: Islandën (1:1), Austrinë (0:0), Hungarinë (3:3), në çerekfinale me Kroacinë (0:0) dhe me Poloninë (0:0) në çerekfinale.

Portugezët janë gjithsej vendi i dhjetë i cili ka fituar në ndeshjet kontinentale.

Please publish modules in offcanvas position.