Terminatori është shpirti i politikës shkatërruese

Terminatori është shpirti i politikës shkatërruese

Edhe në politikë, njëjtë sikurse terminatori je i programuar për të shkatërruar

Lëvizja Hizmet, në fakt që nga lindja e saj e këndej, qoftë në mënyrë direkt apo indirekte vazhdon të jetë në shënjestër dhe në presion të politikanëve. Në këtë drejtim nuk mund ta anashkalojmë as jetën e vështirë të themeluesit të kësaj lëvizje, Hazreti Bediuzzaman Said Nursi, i cili plot 30 vjet të jetës së tij i ka kaluar nëpër burgje dhe në arratisje, si dhe aktorët e asaj vepre të hidhët. Në mesin e aktorëve që plot 30 vjet, jetën e tij ia shndërruan në helm kishte edhe të tillë që merreshin me politikë dhe me punë të partisë. Kush ishin ata që dëshironin ta pengojnë këtë lëvizje ? Ja, vlerësimi i Bediuzzaman'it për këtë çështje. Si domosdoshmëri të karakterit të Lëvizjes Nur (Dritë), Bediuzzaman Said Nursi nuk merret shumë me identifikimin dhe aktivitetet e armiqve të tij dhe nuk flet për ata në asnjë nga librat e tij, mirëpo këto njerëz që merren me vepra tradhtare kishin dy specifika të rëndësishme: E para, këta i takonin një komitetit të thellë. E dyta: Armiqtë e vërtetë të Lëvizjes Nur, nuk ishin as turq, e as myslimanë. Mirëpo, këto struktura të thella që nuk kishin asnjë lidhje me turqizmin, e as me fenë Islame, për ta mbuluar këtë dobësi të tyre gjithmonë janë treguar si mbrojtës më të mëdhenj të shtetit dhe të kombit turk. Në pamje të jashtme nuk mund të gjeni patriot apo fetarë më të mëdhenj se këta. Deri në atë nivel saqë propagandat e tyre të ashpra në këtë drejtim të bëjnë që të dyshosh edhe në kombësinë dhe fenë tënde.

Mirëpo, këto struktura që nuk janë as fetare e as turq, për fat të keq që nga periudha e Said Nursit e deri më sot duke i përdorur në mënyrë efektive një pjesë të madhe apo të vogël të politikanëve kanë dëshiruar që ta përmbysin Lëvizjen Nur. Argumenti i qartë për këtë janë grusht-shtetet që janë bërë në Turqi pas viteve të 60-ta. Ajo që solli deri në përdorimin e politikanëve nga ana e këtyre strukturave të thella në Turqi janë dobësitë në qëndrimet e tyre dhe principialet tek politikanët. Këto dy dobësi, kohë pas kohe kanë sjell ballë për ballë botën politike me Lëvizjen Nur.

Dobësitë në qëndrime, bënë që politikanët të jenë të përshtatshëm për përdorim nga ana e strukturave të thella; duke e përdorur ndjenjën për të qenë më të fuqishëm dhe më efektive. Politikanët, nga aspekti i hapjes së portave të mbyllura dhe për të fituar më shumë fuqi, shoqërimin me strukturat e thella e shohin si diçka të patjetërsueshme. Qoftë edhe pjesërisht, politikanët nuk mund të qëndrojnë inferiorë ndaj këtyre strukturave që fuqinë e mbajnë në dorë. Aktivitetet e lobimeve të ndryshme në botë janë argumenti më i fortë i pohimeve tona. Ashtu siç thotë edhe ish-kryetari i shërbimit sekret turk Mahir Kaynak, strukturat e thella të shteteve mundohen që të mbrojnë strukturën materiale dhe shpirtërore të atij shteti. Kurse në Turqi kjo strukturë mundohet ta shkatërrojë shtetin. Lobimi, për shumicën e shteteve në botë shërben për të treguar fuqinë jashtë shtetit, kurse në Turqi kjo gjë përdoret për ta treguar forcën brenda në shtet.

Fenomeni i dytë që i bën politikanët të përshtatshëm për përdorim nga ana e strukturave të thella janë dobësitë principiale. Fenomen i cili ka të bëj me shkatërrimin dhe asgjësimin. Kjo vjen si pasojë e metodës së tyre të perceptimit oponent dhe të konkurrencës deri në vdekje. Këto dobësi i quajta si principiale ngaqë politika është themeluar mbi bazat e asgjësimit.

Lëvizja Nur është konstruktive, kurse politikanët janë shkatërrues sepse gjejnë përkrahje në konkurrencën. Edhe konstruktiviteti i tyre bazohet në mendimin për të ulur ndikimin dhe për t'i shkatërruar oponentët politik. Kjo do të thotë se, edhe atëherë kur tregohen kinse janë duke bërë diçka të mirë ata bëjnë llogari se si të shkatërrojnë dikë tjetër. Lëvizja Nur, është konstruktive ngaqë Kur'ani i Madhërishëm e këshillon dhe e urdhëron atë: “Zoti yt kurrë nuk do t'i kishte shkatërruar qytetet padrejtësisht, përderisa banorët e tyre do të ishin konstruktivë.” (Hud,117). Muslihun; Konstruktiv, që gjithmonë punon në përmirësimin e gjërave. Në këtë pikë, do të ishte e goditur ta vlerësojmë hadithin Guraba, të cilin dijetari Islam dhe mendimtari, Fetullah Gylen, e përmend shumë:

“Përuroni të dalluarit. Përballë përleshjes (shkatërrimit) ata gjithmonë janë konstruktive (mirëbërës)! Mirëpo, Mençuria apo qëndrimi i Lëvizjes Hizmet dhe mëvetësimi i principit për të bërë gjithmonë mirësi nuk do të thotë se nuk mund ta mbroj të drejtën përballë zullumqarëve. Për shkak se orvatja me personat që kanë si qëllim të shkatërrojnë të drejtën e përgjithshme (e drejta ame), sipas rrethanës është edhe një nga parimet, pikat apo kushtet e lëvizjes konstruktive, sepse vazhdimësia e lëvizjes konstruktive kërkon që të mos lejoj shkatërrimin e punëve të mira.

Të kthehemi përsëri tek politikanët. Nuk e di nëse e keni shikuar filmin e titulluar “Terminator”. Një makinë i tipit të fundit që pjesa e brendshme është mekanike, kurse pamja e jashtme është në formën e njeriut dhe që shkatërron gjithçka çka i del përpara. Terminatori është i programuar për të asgjësuar, fshirë dhe për të eliminuar. Nëse ka nevojë i përdor edhe armët më të përsosura.

Nga ky aspekt, terminatori është shpirti i politikës. Edhe në politikë, njëjtë sikur terminatori je i programuar për të shkatërruar. Nëse fal, atëherë bëhesh për tu falur. Çfarë mund të kërkoj mëshira dha falja në një profesion që i ngjanë plotësisht terminatorit, e që është politika. Mëshira për ta është vetëm një mjetë që përdoret për të bërë propagandë dhe aq.

Politika si një profesion terminatori, çdo herë ka për qëllim që të shkatërroj dhe t'i dëmtoj ata që bëjnë punët më të mirë dhe më të hajrit. Sepse të presësh prej një politike të tillë një konkurrencë pozitive, duke u munduar të bëj më të mirën se tjetri është një gjë e kot. Për shembull, është një fatkeqësi mundi, tentimi i politikanëve turk për t'i mbyllur Kolegjet turke që funksionojnë në të katër anët e botës. Mund të mos e pëlqesh mënyrën se si funksionojnë kolegjet. Ndoshta mund të mos jeni as të kënaqur prej tyre. Mirëpo, zgjidhja nuk është në shkatërrimin, mbylljen e tyre apo duke e luajtur rolin e terminatorit. Zgjidhja e vetme është ta bësh më të mirën dhe më të bukurën. Në fakt duke i përkrahur ata që janë profesional në këtë drejtim. Mirëpo, politikanët terminatorë nuk mund ta realizojnë më të mirën. Ata e provojnë rrugën më të thjeshtë dhe më të lehtë, që është “shkatërrimi”. Bediuzzamani këtë lloj të politikanëve i ka vlerësuar si Sufjanizëm, dhe thotë se “këto persona fuqinë e tyre nuk e marrin nga konstruktimi, por nga shkatërrimi”.
Mirëpo, konstruktimi (ndërtimi) i një civilizimi nuk u takon shkatërruesve, por atyre që kanë marrë rrugën e ndërtimin të së mirës). Nuk e them unë, por e thotë Kur'ani.
Përshëndetni ata që janë duke bërë vepra të mira!

Qoftë turp për politikanët terminatorë, të cilët shkatërrimin e shohin njëjtë sikurse ndërtimin, madje duke e prishur këtë të fundit.

Please publish modules in offcanvas position.