Ç'është kjo dhunë dhe terror që po përhapet në shoqërinë Islame

Ç'është kjo dhunë dhe terror që po përhapet në shoqërinë Islame

Duhet t'i hedhim një sy vetes tonë dhe të shohim se në çfarë gjendje jemi. Sot, ne myslimanët jemi diku 2 miliardë njerëz në botë, por të kapluar me shumë probleme. Terrori, dhuna, injoranca, varfëria dhe shumë e shumë probleme tjera janë të përhapura në mesin tonë.

Siria është mbytur në gjak. Si rezultat i një lufte dhe përleshjeje 5 vjeçare, dy milion njerëz kanë qenë të detyruar të migrojnë në kampet në Turqi. Mbi 200 mijë njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Kjo është është e lehtë për ta thënë. Njerëzit të cilët kanë qenë të detyruar të ikin nga kjo luftë e trishtuar nuk kanë përfunduar vetëm në Turqi, por kanë marrë edhe rrugët e Evropës, dhe për të arritur deri tek synimi i tyre ata kanë ardhur dhe janë tubuar edhe në Gjevgjeli, gjegjësisht në Maqedoni.

Pyesim dhe mundohemi që të informohemi se; Kush janë ata që e shohin si të udhës t'i bëjnë këto trajtime vulgare ndaj vëllezërve tanë sirian, kush janë ata që janë duke i shtyrë vëllezërit tanë në makinën e vdekjes? Pyesim edhe një herë; Kush janë këto kriminel? Kush janë këto vrasës?

Mos vallë janë amerikanë? Jo. Ndoshta evropian? Jo. Mos jenë mishngrënësit nga Afrika? Jo, as këta nuk janë. Po atëherë, Kush janë këto vrasës? Për fat të keq, e kam patjetër ta them se ata që i bëjnë zullum dhe që i vrasin vëllezërit tanë sirian janë përsëri vëllezërit e tyre të tjerë mysliman, bashkështetasit dhe bashkëkombësit e tyre... Kurse nga ana tjetër me shamitë nëpër ballë dhe me flamujt që i ngrijnë lart sikur sanxhak mbi të cilën shkruan shehadeti, organizata terroriste ISIS, duke bërtitur “Allah, Allah” i vret myslimanët e tjerë, kurse ata që vdesin përsëri me shehadet e japin amanetin e tyre të fundit. Të pyesim në përputhshmëri me hadithin që e paralajmëron këtë ngjarje që para 1400 vjetëve.

Vallë, ai që vret e di arsyen se pse është duke vrarë?

Sipas mendimit tim, ai nuk e di aspak arsyen e vrasjes. Mirëpo, a e di arsyen i vrari se pse vritet? Jam i mendimit se as ata nuk e dinë arsyen, se pse janë duke u vrarë.

Nuk e di se a ka nevojë që ta shkruaj dhunën dhe trajtimin vulgar që myslimanët ua ushtrojnë myslimanëve në Afganistan, Egjipt apo në Irak?

Për ta kuptuar më mirë arsyen e përhapjes të ngjarjeve terroriste dhe të dhunës anë e mbanë shoqërisë Islame, ka nevojë për analiza më me detaje. Sepse, Pejgamberi s.a.s. në një hadith të tij na porosit; “Kema tekunu juvall-lla aljekum” (dejlemi, musned): “Si të jeni ashtu edhe do të udhëhiqeni”. Që do të thotë, për nga struktura individuale dhe familjare si e vlerësojmë ne dhunën?


Për shembull, në shoqëritë myslimane çdo ditë e më shumë janë duke u dëgjuar zërat e pakënaqësisë. Numri i ndarjeve është në rritje, dhuna dhe të këqijat janë shumë të përhapura. Nëse në një vend numri i ndarjeve është në rritje, atëherë prej kësaj nënkuptohet se pakënaqësitë janë në rritje. Në 90% të familjeve myslimane është prezent edhe dhuna.

Të gjithë këto tregojnë se ne si shoqëri kalojmë nëpër një gjendje të turbullt. Atëherë ta parashtrojmë pyetjen; Çfarë thotë feja Islame, një fe me afër dy miliardë anëtarë të cilët gjenden nën grackën e dhunës, shtypjeve, terrorit dhe të migrimeve të detyruara, si pasojë e terrorit dhe dhunës.

Vallë këtë dhunë dhe këtë përleshje neve na i urdhëron feja jonë, apo libri ynë? Libri ynë, Kur'ani Kerimi, kur flet për robërit e vërtetë thotë kështu; “Ata (nga fitimi i tyre) japin edhe në gjendje të mirë, por edhe në gjendje të keqe. Urrejtjen dhe mërinë e mbajnë në vete, kurse njerëzit i falin.” (Al-i Imran, 134). A ekziston urrejtje dhe mëri tek një person që fal ? Me siguri se jo.

Një dit Hz. Ebu Bekri po ecte rrugës duke thënë, “ma ahlemeke ja rabbena”? “O Zot, sa i butë që je”. “Sepse, robërit e tu, T’i të shajnë çdo ditë, por T'i nuk ndalesh që t'i shërbesh ata me mirësitë tuaja. Sa i butë që je”.
A nuk është ashtu?

Shigjetarët, të cilët i Dërguari i Zotit s.a.s. në betejën e Uhudit disa herë i paralajmëroi që të mos largohen nga vendet e tyre, duke menduar se beteja kishte përfunduar ata i lanë vendet e tyre, kurse armiku këtë dobësi të tyre e shfrytëzoi dhe e bëri të mundur rrokullisjen e kodrës, dhe pas kësaj filluan që t'i vrasin myslimanët nga mbrapa. Ashtu që, në këtë betejë rranë dëshmorë mbi 70 sahabe. Kishte edhe shumë të plagosur. Mirëpo, Pejgamberi ynë s.a.s. nuk i qortoi shigjetarët për mosbindje.

Sa mirë që e sqaron Kur'ani këtë gjendje: “Me mëshirën e Zotit, u sille i butë ndaj tyre. Sikur të ishe vulgar dhe i rreptë, patjetër që ato do të ndaheshin prej teje dhe do të largoheshin. Fali ata, dëshiro që ato ta gjykojnë veten e tyre, kurse në punë merri mendimet e tyre. Mirëpo, pasi të vendosësh të fillosh me një punë kërko përkrahe nga Allah'u. Patjetër që Allah'u i do ata që kërkojnë përkrahje nga Ai.” (Al-i Imran, 159).

Kjo do të thotë se sjellja e butë e Pejgamberit s.a.s. në këtë rast lavdërohet nga ana e Zotit.

Pejgamberi ynë s.a.s. edhe pse i informuar për Abdullah b. Ubej b. Selul që ai ka qenë udhëheqësi i mynafikëve (hipokritëve), çdo herë ka treguar respekt dhe është sjell në mënyrë njerëzore me të. Nuk e refuzoi as ofertën e djalit të tij për t'ia fal namazin e varrimit. Mirëpo, Allahu xh. xh. nuk e lejoi Pejgamberin s.a.s. që t'ia fal namazin e varrimit përmes një ajeti Kur'anor.

Ndërsa i Dërguari i Allah'ut s.a.s. e nxjerr nga trupi i tij këmishën që e kishte të veshur dhe ia jep djalit të tij, duke kërkuar nga ai që t'ia vesh në trupin babait të tij të vdekur. Ne, si një ummet i një Pejgamberi që ka treguar kaq respekt dhe njerëzi ndaj armiqve të tij, shtrohet pyetja ku gjendemi ne sot? Nuk ngurremi aspak që t'i tregojmë njërit-tjetrit dhunë dhe urrejtje. A mund të gjeni ndonjë shenjë butësie tek personat që pohojnë se i kanë besuar Zotit nga thellësia e zemrës?

Kur'ani Kerimi për Pejgamberin s.a.s thotë kështu, “Të dërguam ty si mëshirë për të gjithë krijesat”. A mund të ndjehet dhe të kuptohet kjo mëshirë tek shoqëria Islame që sot numëron afër dy miliardë e gjysmë në të gjithë botën, por të shtypur nën paletat e dhunës dhe të përleshjes. O ju besimtarë që si udhëzim keni marrë dhunën dhe asgjësimin e njërit-tjetrit, cilit Libër i keni besuar Ju, dhe pas cilit Pejgamber po shkoni?

Kush dëshiron që të jetë pjesë e fesë së atyre që pretendojnë se janë myslimanë, por që janë në përleshje dhe luftë të vazhdueshme me njërin-tjetrin?

Please publish modules in offcanvas position.