Veprimi sipas qejfit

Veprimi sipas qejfit

Sipas mendimit tim, "veprimi sipas qejfit" është sëmundja e shekullit. Mendimi, "Do të veproj sipas qejfit, asnjëri nuk mund të kërkojë llogari dhe të përzihet në punët e mia", është një sëmundje. Tek të gjithë, qoftë të vegjël apo të moshuar, ekziston epshi i veprimit sipas qejfit. Le të bëhet ashtu siç them unë apo le të veprohet sipas fjalëve të mia.

Shumë herë jemi gëzuar kur të tjerët kanë vepruar ashtu siç u kemi thënë ne. Disa persona kishin sakrifikuar shumë gjëra vetëm për të thënë, "Shiko se si e patën patjetër të veprojnë ashtu siç u kisha thënë unë". A nuk është kjo edhe një ndër arsyet se pse ne luajmë “sport toto” apo “loto”? Ata qëmbushin kuponët e “toto-loto” pa vlerësuar aspak se a është haram apo hallall, janë duke pritur me katër sy se a do të dalë parashikimi i tyre, apo jo?

Të nderuar shokë, kjo është një lloj adhurimi ndaj vetes. Sa i madh që është numri i atyre që e kanë shpall veten e tyre si perëndi. A nuk i ndalet zemra kur nuk fiton ekipi që do ai? Ka edhe nga ata që partinë e tyre politike embrojnëmë shumë nga ato që i do Zoti prej neve dhe që ushqejnë urrejtje vdekjeprurëse ndaj atyre që nuk ndajnë të njëjtin mendim sikur të tyren. Vallë, a u bë tani?! Po luanime vlerat e vëllazërisë. Njerëzit po ndahen sipas një ndjenje të thatë tifozerie. Nëse çdo njeri fillon t’i ndajë njerëzit sipas dëshirës së tyre, aty fillon anarkia. Asnjë njeri nuk e dëgjon tjetrin, kështu që vlerat dhe pikat e përbashkëta ngelin në asnjë anë.

Veprimi sipas qejfit është edhe burimi i korrupsionit dhe i shkatërrimit të jetës së njerëzve. Një njeri qëmendon se është i veçantë dhe se dallon nga të tjerët, në vendet që shkon nuk vepron sipas rregullave dhe sipas kodit moral, por vrapon pas "veprimit sipas qejfit". Ky tip i njeriut dëshiron që gjykatat, policët dhe dijetarët Islamë të mos veprojnë sipas ligjeve që tangojnë çdokënd, por duke i shkelur ligjet kërkon që t'i bëhet një trajtim i veçantë, ngaqë konsideron veten ndryshe nga të tjerët. Andaj dhe dëshirën e tij për të qenë i trajtuar si i tillë e sheh si një e drejtë e tij. Mirëpo, Pejgamberi ynë s.a.s. çfarë i kishte thënë Hz. Aliut r.a.: "Ali,mundohu që të bëhesh vetëm një individ në mesin e njerëzve". Njerëz të tillë mund të kërkojnë edhe fetva të posaçme për pozitën e tij dhe kjo mund të shkojë deri në pastrimin e rivalëve. Ndoshta marrim edhe komentime të tilla të posedimit të robëreshave, që do të lejonte posedimin e më shumë grave, ryshfetin do ta shndërronte në sadaka, dhe kështu fenë do ta komentonin sipas qejfit të tyre. Edhe pse nuk besojnë, fillojnë që të hedhin nga një ajet nga sureja Bekare.

Nëse njerëzit që duhet të mbrojnë drejtësinë japin vendime sipas qejfit, atëherë ata janë të mirë, në të kundërtën nuk kemi drejtësi. Gjykatat nuk duhet të vendosin sipas ligjeve, por sipas qejfit. Vetëmatëherë kemi drejtësi(!).Në këtëmënyrë nuk embrojmë drejtësinë supreme, por "drejtësinë e të lartëve" që e shndërron shtetin në një burg plot me njerëz të pafajshëm. Secilimundohet që ta tregojë veten sikur Fatih SulltanMehmeti, që e ka okupuar Stambollin. Nga mund t'i kuptojnë ata njerëzit që e qortojnë vetveten e tyre, ngaqë nuk janë të informuar nga ajetet Kur'anore që thonë: "Qortojeni nefsin (vetveten) tuaj"! Në vend që tëmundohemi ta tregojmë veten sikur Sulltan Fatihu, a nuk duhej që të merret mësim nga drejtësia që e ka poseduar ai? Sipas të dhënave historike, Fatih Sulltan Mehmeti e detyron inxhinierin Rum Ispilanti që të ndërtojë një kompleks.Mirëpo, ngaqë xhamia brenda në kompleks nuk ndërtohet i përshtatshëm me projektin, Fatih Sulltan Mehmeti e akuzon Rum Ispilantin sikur një gjest i bërë kundra fesë. Kështu që, Sulltani i neveritur urdhëron që t'i pritet krahu. Inxhinieri menjëherë shkon dhe e akuzon Sulltanin tek Kadija (Gjykatësi) Hizir Efendi, gjegjësisht hap një proces gjyqësor karshi Sulltanit.

Me ardhjen e Sulltanin para kadiut, paralajmërohet që të ulet në karrigen e të akuzuarve dhe jo në një vend të posaçëm. Fillon procesi gjyqësor dhe vihet në përfundim se Fatihu (okupatori) i Stambollit nuk ka qenë i drejtë dhe vendoset që t'i pritet krahu nga i njëjti vend si i Rum Ispilantit. Kësaj radhe, inxhinieri i cili shqetësohet nga gjendja referohet në këtë mënyrë: "Në vendlindjen time nuk mund të qëndroni bashkë në një vendmembretin nëpër gjykata, kur këtu sillet vendim që t'i merret krahu i Sulltanit. Arsyeja se pse e paraqita Sulltanin tek Kadija ishte që të më mundësohej një rrogë me të cilën do të vazhdoja jetën si kundërpërgjigje për krahun tim të prerë. Mirëpo, assesi nuk mund të pranoj që t'i pritet krahu i Sulltanit". Kështu, Ispilanti e tërheq akuzën e tij, duke u kënaqur me kompensimin e dhënë për krahun. Vendimi i sjellë e detyroi Sulltan Fatihun që t'i paguajë inxhinierit kompensim për krahun e prerë gjatë gjithë jetës së tij.

Pasi largohet inxhinieri, Fatihu kthehet kah Kadiu dhe i thotë: "Nëse nuk do të gjykoje me drejtësi dhe anoje nga unë, do ta kisha marrë kokën me shpatë". Kurse, Kadia kthehet dhe i thotë: "Në qoftë se edhe ti shkon kundër vendimit tim, duke bërë kryelartësi se unë jam Fatihu (Okupatori), njeriu që e okupoi Stambollin, do ta merrja topuzin dhe do ta kisha përplasur në kokë". Në shpirtrat tona stambollian mund të hyjnë vetëm ata që i mbajnë portat e drejtësisë dhe asnjë tjetër.

Për ata që presin trajtim sipas qejfit të tyre apo që e shpresojnë një gjë të tillë, portat e shpirtrave tanë janë të mbyllura.

Please publish modules in offcanvas position.