Afërsia e kulturës shqiptare me atë turke

Afërsia e kulturës shqiptare me atë turke

Shqiptarët janë më të përafërt me turqit, se sa me arabët. Në këtë rajon, partneri më i përafërt i shqiptarëve është Turqia. Arabët janë shumë larg. Edhe pse janë të fesë së njëjtë, ka dallim në kulturë. Evropa jo vetëm që nuk i përket fesë myslimane, por edhe kultura e saj nuk përputhet me atë të shqiptarëve. Kur shqiptarët ishin nën trysnin e serbëve, edhe turqit ndanin fatin e njëjtë. Më 1912, kjo tokë nuk u braktis vetëm nga turqit.

Të trajtuar në të njëjtën mënyrë ishin edhe shqiptarët, të cilët ishin të detyruar që të emigrojnë nga Ballkani për në Turqi. Nuk mund ta hedhim mënjanë unitetin e këtij viktimizimi. Nuk mund ta injorojmë ngjashmërinë e armiqve që i kemi. Nuk mund ta injorojmë përshtatjen e kësaj teksture për të dy kombet. Situata e tanishme nuk është ndryshe nga kjo. Me sa shoh turqit dhe shqiptarët, shqiptarët dhe turqit kanë lidhë martesa të ndërsjella dhe kanë krijuar familje. Kjo është prova më e qartë e afërsisë së kulturës së shqiptarëve me atë të turqve.

A mund të flisni për shqiptarë që janë martuar me arabë, pos në raste të rralla? Do të thoni që është normale të mos bëhen martesa mes tyre, sepse vendet janë shumë larg njëra-tjetrës. Sipas meje, arabët edhe po të ishin më afër në rajon, sigurisht që shqiptarët nuk do lidhnin martesa me arapët, aq sa lidhin me turqit. Sepse kultura martesore e arapëve ka dallim shumë të madh nga ajo e shqiptarëve.

Arapët, zakonisht bëjnë martesa poligamike. Domethënë janë me shumë gra, ndërsa 90% e turqve dhe e shqiptarëve kanë nga një grua. Në këtë pikëpamje, mendoj që një shqiptar nuk do të dëshironte që vajza e tij të jetë gruaja e tretë e dikujt. Mënyra e veshjes dhe e ngrënies së arabëve gjithashtu nuk na përshtatet me atë tonin.

Ata që kanë qenë në Umre dhe në Haxh, kanë parë që gjatë kohës së drekës, arab të hyjë në gjellëtore, të marrë pilafin dhe të hajë me duar, pa përdorur lugë. Pikë së pari kultura jonë nuk e lejon një shqiptari që të hajë kështu. Këtu nuk po themi që vëllezërit tanë arabë, mënyrën e të ngrënit e kanë gabim, por themi se nuk përshtatet me kulturën tonë. Po veshjet? Për shkak të kushteve gjeografike-klimatike, lloji i preferuar i fustanit nuk është e mundur të vishet nga shqiptarët apo turqit. Edhe rregullat e xhamisë janë shumë të ndryshme mes popujve tanë.

Në të vërtetë, në disa vende shqiptare ku ende ruhet armiqësia ndaj turqve, minaret e xhamisë nuk ndërtohen në formën e lapsit, por prefesrohet që të bëhen me kënde vetëm që të jetë e kundërt me ato të turqve. Ndodh që të thuhet, arkitektët e Perandorisë Osmane i kanë bërë në mënyrë të lapsit! Ne si shqiptarë, t'i bëjmë më ndryshe, të jenë me kënde, të jenë si ato të arabëve. Atyre vëllezërve shqiptarë që e kanë këtë mendim u them: ''Është lehtë të ndryshohet fundi i minareve.

A mund ta ndryshoni mënyrën dhe kulturën e përdorimit të xhamisë?'' Arabët pa problem flenë në xhami dhe në mëngjes zgjohen e vendosin sofrën dhe bëjnë mëngjesin brenda në xhami. Ju a keni parë ndonjë shqiptar apo turk mysliman që të flejë në xhami? Unë jo. Nëse ju keni parë, atëherë ju lumtë!'' A është e mundur që shtëpia e Allahut të përdoret si një hotel, do të thoshte një shqiptar apo një turk, dhe asnjëherë nuk do bënte gjumë në xhami dhe nuk do ta hante mëngjesin brenda në atë vend të shenjtë. Në mënyrën e nderimit të Kur'anit, po ashtu kemi dallim nga arabët.

Një arab shumë lehtë, nëse gjatë leximit të gjatë të Kur'anit i vjen gjumi, e vendos atë në vend të jastëkut dhe bie mbi të. Por ne, ndjejmë që kemi bërë gjynah nëse Kur'ani ndodhet më poshtë se beli jonë. Mos të keqkuptohet, unë nuk po flas për atë se cila sjellje është gabim apo e drejtë, por në pikëpamjen kulturore po mundohem ta qartësojë situatën. Hajde të dalim tek dallimi mes kulturës shqiptare me atë të evropianëve. Evropianët, normal që kanë dallime kulturore nga ajo e shqiptarëve. Kultura e të ngrënit dhe 

e pirjes. Vena te ata harxhohet si uji, konsumohet edhe derri. Vallë një mysliman a do të mund të hajë atë mish derri dhe të pijë venë me zemër të qetë? Mund të ketë prej atyre që e kanë humbur këtë ndjeshmëri. Por, ai i cili i han këto, qoftë turk apo shqiptar, nuk mund të themi se trupi i tij është i qetë. Në familjet turko-shqiptare ka një ndjenjë të lidhjes së barazuar.

Ndërsa në vendet perëndimore, individualiteti është në plan të parë. Andaj, në shoqërinë evropiane një pjesë e madhe e gjinisë femërore posedimin e një fëmije e konsiderojnë si ndarjen e kohës së tyre individuale me fëmijët e tyre, andaj dhe nuk mund ta marrin parasysh një sakrificë të tillë.

Ndërsa një nënë shqiptare është në gjendje që menjëherë të sakrifikojë gjithçka për fëmijët e saj. Ndryshe nga individualiteti që shihet në Evropë, shqiptarët jetojnë bashkë edhe me gjyshërit. Kjo është një gjendje që evropianët nuk mund ta kuptojnë. Shembull, në familjet gjermane, për ankesën më të vogël ''Zyra e rinisë'' merr fëmijën nga familja dhe e dërgon atë në një familje tjetër për birësim.

Për gjermanët të cilët e shohin si një detyrë ruajtjen e fëmijës, kjo është një rrugë lehtësimi dhe shpëtimi. Ndërsa po të ndodhë kjo me një fëmijë të një shqiptari apo një turku, situata shndërrohet në një dramë të madhe. Sepse, për dallim nga një gjerman, shqiptari asnjëherë fëmijën e tij nuk e sheh si një ngarkesë. Nga ana tjetër, Evropa i vë në një nivel të njëjtë boshnjakët, shqiptarët dhe turqit në këto treva. E kemi vërejtur këtë në luftën e Bosnjës. Duhet të nxjerrim mësim nga ajo çka ndodhi atje.

Edhe po ta mohojmë, kjo është kështu. Ne shqiptarët myslimanë shohim veten si një popull të veçantë, kurse evropianët na shohin si një popull i njëjtë, si mysliman, pra trajtohemi kësisoj, mos të mashtrojmë veten! Për shqiptarët miq më të sinqertë, më të përafërt, më besnikë janë turqit. Këtë u mundova ta shpjegoj.

Por, vallë, a nuk ka dallim në mes kulturës shqiptare dhe asaj turke? Patjetër që ka! Por, për dallim nga popujt e tjerë, kemi një dallim të vogël dhe pak të rëndësishëm. Unë mendoj se dallimet janë një pasuri, kurse specifikat e përbashkëta janë edhe më të rëndësishme.

Please publish modules in offcanvas position.