INTERVISTË EKSKLUZIVE | VENDI I MAQEDONISË ËSHTË NË NATO DHE BE, S’KA ALTERNATIVA TJERA

Intervistë me Koordinatorin Nacional për Integrimin e shtetit në NATO, Stevo Pendarovski.

Maqedonia në këtë drejtim ka edhe mbështetjen e vendeve më të fuqishme evropiane dhe SHBA, dhe kjo është konfirmuar me takimet e shumta mes përfaqësuesve më të lartë zyrtar të këtyre vendeve. Shumica e popullatës qëndrojnë pas dhe janë pro integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Ne duhet ta dëgjojmë vullnetin e shumicës së popullatës.

Maqedonia mundësinë e parë për tu bërë pjesë e NATO-së, e kishte në vitin 2008, por për shkak të Vetos së vënë nga pala greke ajo mbeti jashtë aleancës ushtarake. Këtë vit mundësia që Maqedonia në samitin e korrikut të merr ftesë për në NATO është rritur dukshëm si rezultat i ndryshimit të klimës politike në vend dhe intensifikimit të bisedimeve maqedono-greke për zgjidhjen e çështjes së emrit. Deri tani janë zhvilluar shumë bisedime mes të gjitha palëve që ti hapin rrugën vendit për tu bërë pjesë e kësaj strukture, por përfundimisht pritet të dihet nga fundi i muajit të ardhshëm.

Në aspektin tekniko-taktik vendi i plotëson kushtet të jetë pjesë e NATO-s, por duhet të gjendet moduli në rast të dështimit të bisedimeve me palën greke. Maqedonia në këtë drejtim ka edhe mbështetjen e vendeve më të fuqishme evropiane dhe SHBA, dhe kjo është konfirmuar me takimet e shumta mes përfaqësuesve më të lartë zyrtar të këtyre vendeve. Ish sekretari i NATO-s, Xhorxh Robertson, Havier Solana ish zyrtare për politikë të jashtme të BE-së, janë kyçur në grupin jo formal të Ohrit, një trup që do ti jep mbështetje procesit të inkuadrimit në NATO. Për të gjitha zhvillimet politike dhe ato të sigurisë, ne biseduam me Koordinatorin Nacional për Integrimin e shtetit në NATO, Stevo Pendarovski.

Stevo Pendarovski 6 9d48f

Koordinatori Nacional për Integrimin e Maqedonisë në NATO Stevo Pendarovski duke dhënë intervistë ekskluzive për Zaman Maqedoni në hapësirat e gazetës.

Cili është roli i Koordinatorit Nacional për integrim në NATO?

Vendi si vend ekzistonte, por i fundit që ka qenë në këtë post është ministri i tanishëm i punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov (2005-2008), ndërsa prej vitit 2008-2009 qeverisë së kaluar nuk i ka interesuar NATO, kështu që ky post nuk është mbushur. Detyra ime është që të bëj koordinimin e të gjitha organeve dhe institucioneve që merren me integrimet e vendit në NATO. Kjo nuk do të thotë se unë jam sikur zëvendësim i ministrave, por ministrat që bëjnë reforma në këtë drejtim janë ministri i mbrojtjes dhe i punëve të jashtme. Edhe unë si pjesë e saj, praktikisht e forcoj ekipin i cili po punon për integrimin e vendit në NATO.

Për dy dekada keni ushtruar funksione të ndryshme shtetërore, cilën periudhë do ta veçonit në të cilën Maqedonia ka bërë ndryshime të dukshme?

Zgjidhje dhe reforma më të mëdha janë bërë pas konfliktit të vitit 2001. Pas implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, ku garantues kanë qenë BE dhe SHBA, Xhems Pardju ishte përfaqësues i kryetarit të Amerikës dhe Francoa Leutar i BE-së. Prej vitit 2002 deri në vitin 2005 janë bërë shumë reforma dhe për atë morëm statusin e kandidimi për në BE. Në vitin 2006, në pushtet vjen një strukturë e re dhe vendin fillon ta dërgoj mbrapa në të gjitha sferat. Maqedonia në vitin 2006 në raportin për Gazetarët Pa Kufi (Reports withot borders) ishte në vendin e 34. Në vitin 2014 ra në vendin 123.

Kështu që kjo e tregon qartë se tërë atë që e kemi bërë kanë qenë nën kontrollin e pushtetit. Ne, tani gjithë atë energji e japim që të kthehemi ku kemi qenë në vitin 2005. Aq shumë jemi kthyer mbrapa saqë duhet të kthehemi në pozitën fillestare dhe më pas të kemi ngritje. Vitet e 90-ta Maqedonia e re në Demokraci nuk bëri shumë reforma. Gjatë luftës së Bosnjës dhe Hercegovinës tek ne erdhën 90 mijë boshnjak. Shumica e tyre kaluan tranzit dhe në atë kohë nuk kishte shumë kushte reale për të bërë reforma. Në institucionet shtetërore nuk kemi profesionistë, por vetëm ushtarë partiak nga qeveria e kaluar.

Maqedonia tashmë ka ushtarë në kuadër të misionit të nato, në ndërkohe nuk është anëtare e saj. Si e komentoni ketë?

Ne kemi ushtarë në Afganistan që nga viti 2002, dhe kjo nuk është aspak për tu ardhur çudi. Shembull kemi shtete të cilat janë të pavarura dhe asnjëherë nuk duan të jenë pjesë e NATO-s, por kanë ushtarë nën misionin e NATO-s. Pse e bëjmë edhe ne këtë? Nëse ne duam që një ditë të jemi pjesë e NATO-s duhet me kohë të tregosh se ke kapacitet. Ne, me ushtarët që i kemi atje ju tregojmë se mundemi të kontribuojmë në misionet ushtarake dhe kjo është një ndër argumentet kryesore. Përveç asaj, duhet të tregojmë se kemi ushtri të aftë. Siç dihet, ne në Kabull të Afganistanit mbi 15 vite po e sigurojmë shtabin kryesorë të forcave të NATO. Në aspektin e kushteve ushtarake mund ta dëshmojmë se a jemi të aftë apo nuk jemi të aftë sepse aty ka ushtarë të të gjitha forcave më të fuqishme të NATO.

Stevo Pendarovski 2 75da0

Në vitin 2008 vetëm kontesti i zgjidhjes së emrit kishte mbetur në ndërkohë kishte Samit të NATO në Varshavë. në vitin 2016, për të qenë pjesë e NATO na u dha kushte plus.

Sa janë gjasat që Maqedonia tani të merr ftesë për në NATO?

Maqedonia meritoi që të fitoj ftesë për anëtarësim në NATO që në vitin 2008, por atë vit na u shtuan kushtet për shkak të Veto-s të Greqisë. Kërkesat e Greqisë, janë të asaj naytre që nuk e ka në asnjë libër dhe asnjë dokument të NATO-s si kusht. Pas kësaj ngjarjeje, NATO vendos me konsensus të plotë për shtetet e reja që dëshirojnë të anëtarësohen. Në vitin 2008, vetëm kontesti i zgjidhjes së emrit kishte mbetur. Në ndërkohë, kishte disa Samite dhe në samitin e Varshavës në vitin 2016, për të qenë pjesë e NATO-s na u dha kushte plus.

Maqedonia është në një krizë të thellë politike dhe kjo krizë e thellë e largon vendin nga principet reale të aleancës siç janë demokracia, të drejtat njerëzore, shprehja e lirë e mediumeve. Qeveria e re brenda 10 muajve u mundua që pas qeverisjes së VMRO-DPMNE t'i plotësoj ato kushte dhe besoj se mbi 90% të kërkesave veç më janë realizuar. Ne e rritëm buxhetin për ushtrinë, e rritëm numrin e ushtarëve për 20% në Afganistan, realizuam reforma në ushtrinë, ministria e mbrojtjes nuk u shërbente më si frikë për qytetarët.

Ministër të mbrojtjes e kemi emëruar femër dhe kjo ndodh vetëm në shtete demokratike. Ne realizuam reforma në ministrinë e mbrojtjes, ambientin politik të shtetit e bëmë që të jetë ndryshe. Tani në Samitin e NATO-s më 11-12 Korrik në Bruksel, nuk do të ketë asnjë çështje të hapur përveç emrit. Të gjitha kriteret shtesë që u ishin vënë Maqedonisë vitet e fundit kjo qeveri i largoi.

Stevo Pendarovski 3 04b52

Në historinë më të re evropiane nuk ekziston shtet I cilI për vetëm 10 muaj pas një sistemi autokratik të merr ftesë të pastër për të filluar negociatat për në BE. Maqedonia 2 herë ka bërë reforma të shpejta atë duhet që ta lëvdojmë se të gjithë kemi dhënë kontribut.

A mund të thuhet se viti 2018 do jetë viti kyç për vendin. Dinamika e vizitave të diplomatëve të Evropës në Maqedoni këtë vit ka shënuar një progres të madh. Si i komentoni vizitat e Tusk, Stoltenberg, Mogherini, Hahn si dhe ish diplomatë dhe miq të vjetër të Maqedonisë?

Sipas meje, këtë duhet ta shohim sikur një njohje të madhe për Maqedoninë. Raporti i fundit i Komisionit Evropian e vërtetoi këtë. Në raportin e plotë për tërë Ballkanin Perëndimorë ato thanë se kampion e demokracisë është Shqipëria, por përparim më të madh kemi shënuar ne. Në historinë më të re evropiane nuk ekziston shtet i cili për vetëm 10 muaj pas një sistemi autokratik të merr ftesë të pastër për të filluar negociatat për në BE. Maqedonia dy herë ka bërë reforma të shpejta, atë duhet që ta lëvdojmë, se të gjithë kemi dhënë kontribut.

Në Dhjetor të vitit 2005 morëm ftesa të pastër për të filluar negociatat për në BE, edhe atë vetëm 3 vjet e gjysmë pas një lufte të brendshme që kishim në vitin 2001. Kjo qeveri në bashkëpunim me faktorët e tjerë menduan se mund të jenë rrëfim i ardhshëm i suksesit në Ballkan. Mogherini dhe Stoltenberg treguan se vitin e kaluar kishim një gjendje ku njerëzit hyn në parlament për të vrarë deputetë ndërsa sot keni marr ftesë për të filluar negociatat për në BE. Kjo është vetëm faza e parë dhe ne duhet që të vazhdojmë të punojmë.

Stevo Pendarovski 4 1e644

Erga Omnes për përdorim të jashtëm mund të vlej ndërsa për përdorim të brendshëm asnjë politikan s’mund ta nënshkruaj. Nga ana jonë jemi 100% të gatshëm që ta zgjedhim këtë çështje nëse edhe ana tjetër ka gatishmëri dhe konstruktivitet.

Sa janë të gatshme të dy shtetet të zgjedhin kontestin e emrit?

Zgjidhja e emrit, 50% varet nga ana jonë dhe 50% nga ana e grekëve. Qeveria në krye me Zoran Zaevin, është e gatshme për një zgjidhje, por sa janë të gatshëm edhe pala greke për një marrëveshje pritet të shohim. Ajo që është paraqitur nëpër mediume se pala greke nuk është konstruktive në bisedime,vjen si pasoj e disa propozimeve nga pala greke që janë absurde dhe që nuk bisedohet askund në botë për to.

Sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, Maqedonia mundet të bisedoj me Greqinë dhe bisedon vetëm për emrin të cilin do ta zëvendësoj referencën FYROM. Erga Omnes për përdorim të jashtëm mund të vlej ndërsa për përdorim të brendshëm asnjë politikan s’mund ta nënshkruaj. Nga ana jonë jemi 100% të gatshëm që ta zgjedhim këtë çështje nëse edhe ana tjetër tregon më shumë racionalitet dhe konstruktivitet edhe një vullnet të mirë fqinjësorë atëherë me siguri se mund të vijmë deri tek një zgjidhje.

BE dhe NATO janë shkolla për demokraci se si duhet një shoqëri të organizohet. Shembull e kemi një Gjermani, Britania Madhe, Franca, shtetet Skandinave, SHBA.

Nëse nuk zgjidhet çështja e emrit, cilat janë alternativat tjera?

E kam thënë këtë në shumë tribuna sidomos muajt e fundit dhe unë fillova tu përgjigjem, po ka alternativ dhe njerëzit më shikojnë sikur të çuditur sikur koordinator i NATO është duke e thënë këtë. Alternativa tjera ka, por nuk janë të mira për ne dhe ju tregoj se cilat janë alternativat tjera. Mund të shpallim neutralitet politik dhe lufte, kjo është një iluzion që në Ballkan të mos japim pare fare për ushtri dhe të jetojmë por kjo nuk është reale se në Ballkan kemi lufta secilën 10 vjet. Është mirë që ne të japim pare vetëm për arsim, shëndetësi dhe gjëra tjera, por nuk është reale.

Mund të kërkojmë që të jemi pjesë e të pavarurve, por nuk ka asnjë përfitim pse jeni pjesë e asaj. Ka organizata që i udhëheqin Rusia edhe Kina në Azi, ose Euro-Azi dhe ato nuk kërkojnë asnjë kusht që të jeni pjesë e asaj dhe njerëzit thonë të futemi se këtu na pranojnë pa kushte, por unë them jo BE dhe NATO janë shkolla për demokraci se si duhet një shoqëri të organizohet. Shembull e kemi një Gjermani, Britania Madhe, Franca, shtetet Skandinave, SHBA. Në këto shtete ka më pak korrupsion, universitetet dhe shkollat më të mira janë atje, rrogat më të mëdha.

Kur migron njeri në cilin shtet shkon për të kërkuar punë, normalisht se te këto shtete se ato janë shtete më të organizuara dhe kanë një shoqëri më të organizuar. Akte terroriste ndonjëherë mund të ketë, por me shekuj nuk ka pasur lufta andej. Suedia 3 shekuj e gjysmë s’ka pasur luftë dhe ajo është anëtare e BE-së. Nuk duhet të harrojmë se Maqedonia është një shoqëri heterogjene dhe nuk ekziston asnjë projekt përveç këtij. Ne duam të vazhdojmë deri sa të gjejmë zgjidhje për edhe nëse nuk zgjidhet deri në Samit, ne do vazhdojmë të bisedojmë deri sa të arrijmë zgjidhje.

Deri tani nga pala greke nuk shoh ndonjë vullnet që të kemi një marrëveshje me dinjitet. Me kësi lloj marrëveshje duhet gjithë secili të fitoj nga diçka dhe të kthehet në shtëpi, dhe të thotë se është garantuar që nuk do preket gjuha dhe identiteti ndërsa për gjërat e tjera do bëjmë kompromis.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Maqedonia a mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas Samitit të NATO-s?

Vendimi i kryeministrit Zaev tenton që ta risë shumicën parlamentare dhe kuptohet se nuk shikohet ndonjë opsion që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vendimi i qeverisë është se vitet e fundit ka pasur shumë shpesh zgjedhje të parakohshme dhe nëse Zaev mendon sikur Gruevski, që të ketë shumicë më të madhe dhe nëse nuk arrin që të jetë pjesë e NATO-s nuk do të jetë faktor që të kemi zgjedhje të parakohshme. Gjërat se cila duhet të bëhen janë të qarta pasi nuk ka nevojë që të bëhen analiza të mëdha. Nëse ka vullnet të dy anshëm ne marrëveshjen e nënshkruajmë për një pasdite.

Njerëzit duhet ta dinë se Maqedonisë nuk i nevojitet Samit që të merr ftesë për në NATO. Çdo të mërkure këshilli euro-atlantik i NATO-s mbanë mbledhje, do të mblidhen 29 ambasadorët e 29 shteteve dhe do ti dërgojnë Maqedonisë ftesë për në NATO. Deri tani nga pala greke nuk shoh ndonjë vullnet që të kemi një marrëveshje me dinjitet. Me kësi lloj marrëveshje duhet gjithë secili të fitoj nga diçka dhe të kthehet në shtëpi, dhe të thotë se kjo gjë është e garantuar se nuk do preket gjuha, identiteti ndërsa për gjërat e tjera do bëjmë kompromis. Deri tani ka disa kërkesa nga pala greke, prej të cilave disa nga ato nuk besoj se do të pranohen.

Sa janë të rëndësishme reformat në sistemin e sigurisë, gjykatave dhe sistemin e drejtësisë?

Deri në vitin 2008, këto reforma i kishim të realizuara dhe kishte mbetur vetëm zgjidha e kontekstit të emrit. Regjimi i mëparshëm në ndërkohë na dërgoi mbrapa, por ne për 10 muaj arritëm që të kthejmë shumicën e punëve aty ku ishin. Me që jam direkt i kyçur dhe udhëtoj shpesh për në zyrën qendrore të NATO, shoh se nuk ka ndonjë vërejtje të madhe për Maqedoninë në këtë drejtim. Ne duhet të fokusohemi në zgjidhjen e kontestit të emrit, ndërsa reformat ushtarako-teknike po shkojnë mirë.

Ka spekulime se shtetet perëndimore do të ushtrojnë presion ndaj Greqisë, që të jetë më fleksibile në bisedime?

Kishte një tezë të vjetër se nëse duan forcat e mëdha, Greqia duhet të bëjë bisedime më konstruktive. Principi i parë është se Greqia është anëtare e BE dhe NATO. Asnjëra prej këtyre institucioneve nuk dëshiron që Greqia të largohet dhe të hyj Maqedonia. Nuk besoj se këtë princip e përdorin shtetet e BE-së dhe NATO. Por, çfarë ndodh në Greqi në rast se nuk i japin kredi dhe marrin masa të ndryshme.

Atëherë bie qeveria dhe në pushtet do vjen opozita e cila nuk mendon më ndryshe se qeveria aktuale e Greqisë. Pavarësisht se a do të marrim ftesë për në NATO ose jo, ne do të vazhdojmë me reforma. Vitin e ardhshëm edhe në Greqi do të kemi zgjedhje dhe prandaj është bërë gjithë ajo dinamik që kontesti i emrit nëse është e mundur të zgjidhet këtë vit.

Stevo Pendarovski 5 bbbd6

Nëse njeriu i parë i qeverisë tërheq duart nga kjo çështje dhe deklarohet se nuk do ketë zgjidhje atëherë sigurisht se edhe tjerët nuk do e japin maksimumin në këtë drejtim. Liderët e mëdhenj ju japin motivim të tjerëve që të punojnë. një politikan në qeveri nuk duhet të jetë i depresionuar.

Deklaratat e fundit të kryeministrit sikur po e zbeh optimizmin se do kemi zgjidhje me Greqinë. Si do ta vlerësoni këtë çështje?

Kryeministri në përgjithësi është optimist me një intonacion të lart. Në princip kryeministri Zaev është optimist për të gjitha çështjet veçanërisht edhe në zgjidhjen e kontestit të emrit. Deklaratat e tilla nuk nënkuptojnë se çështja e emrit është zgjidhur, por vetëm pritet që ti shpallet popullatës. Me këto deklarata i mobilizon edhe qytetarët si dhe ministrat dhe gjithë qeverinë që të mos lëshohen shumë, dhe këto dy muaj të mund të shohim se çfarë mund të bëjmë dhe të japim maksimumin.

Nëse njeriu i parë i qeverisë tërheq duart nga kjo çështje dhe deklarohet se nuk do ketë zgjidhje atëherë sigurisht se edhe tjerët nuk do e japin maksimumin në këtë drejtim. Liderët e mëdhenj ju japin motivim të tjerëve që të punojnë. Një politikan në qeveri nuk duhet të jetë i depresionuar.

Si do ti komentoni deklarata e Ambasadorit të Federatës Ruse dhe pjesëmarrja e tij në miting partiak?

Daljet e fundit të ambasadorit të Federatës Ruse veçanërisht në mitingun e një partie nuk kontribuojnë në përmirësimin e raporteve bilaterale mes 2 shteteve. Ne mendojmë se një ambasador nuk është i akredituar për të bërë një gjë të tillë. Detyra e një ambasadori është që të ndihmoj dhe kontribuoj që të ketë një bashkëpunim ekonomik, kulturor si dhe në shumë sfera tjera.

Fatkeqësisht ai në një pjesë të fjalimit të tij e adresoi deri tek kryeministri i vendit me shumë kritika dhe fjalë të rënda. Por, qeveria e vendit tonë mendon se Federata Ruse do të kuptoj se shumica e popullatës qëndrojnë pas dhe janë pro integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Ne duhet ta dëgjojmë vullnetin e shumicës së popullatës.

Ka edhe disa informata se nëse Maqedonia inkuadrohet në NATO do të jetë cak i Rusisë, por ne me anëtarësimin tonë në NATO nuk duam që të jemi kërcënim për ndonjë shtet. Parlamenti i Republikës së Maqedonisë ka votuar që në Dhjetor të vitit 1993 me konsensus të plotë që një ditë të anëtarësohemi në BE dhe NATO.

Daljet e fundit të ambasadorit të Federatës Ruse veçanërisht në mitingun e një partie nuk kontribuojnë në

përmirësimin e raporteve bilaterale mes 2 shteteve, ne mendojmë se një

ambasador nuk është i akredituar për të bërë një gjë të tillë.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.