RASTI I ALMIRIT E NDAU DREJTËSINË NË DY KATEGORI, DËMTOHET VIKTIMA SHPËRBLEHET FAJTORI

Intervistë | RASTI I ALMIRIT E NDAU DREJTËSINË NË DY KATEGORI, DËMTOHET VIKTIMA SHPËRBLEHET FAJTORI

Almir Aliu, është djaloshi katër vjeçar që është shtypur për vdekje me makinë nga një maqedonas në Kumanovë para dy viteve. Kjo ngjarje shkaktoi trazira të mëdha në mbarë vendin dhe e vuri në sprovë sistemin e brishtë të drejtësisë në Maqedoni. Në anën tjetër edhe pse kanë kaluar dy vite nga kjo ngjarje, drejtësia assesi nuk mund të vihen në vend si rezultat i vendimit të gjykatës së Kumanovës e cila bëri rikualifikimin e lëndës nga mbytje me paramendim në aksident në komunikacion me pasojë vdekje.

Rikualifikimi i lëndës ndau me të drejtë në dy tabor njerëzit e drejtësisë. Në njërën anë pala e cila kërkonte dënimin maksimal të autorit dhe në anën tjetër kryerësi i veprës i cili kishte edhe mbështetjen e Gjykatëses që drejtonte procesin kërkonte dënimin minimal. Avokatët e angazhuar nga familja Aliu, vazhdimisht kishin shprehur shqetësimin e tyre se ky proces tashmë ka dalë nga konturat e drejtësisë dhe ka hyrë në atë të politikës dhe etnisë dhe kjo u dëshmua me rikualifikimin e lëndës.

 

Për të mësuar se kur do të përfundojë ky proces ne biseduam me Ibrahim Bajramin, avokati i familjes Aliu. Sipas tij, rasti i Almirit ka qenë një ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe e gjithë kjo procedurë që nga fillimi është shoqëruar me shumë lëshime. Siç e kemi cekur edhe më herët, këto lëshime ne që nga fillimi i hetimeve i kemi paralajmëruar. Sipas Ibrahimit, pas 3 muajve jepet urdhri për realizimin e ekspertizës së komunikacionit.

Mos verifikimi nga ana e prokurorit për këto ekspertë juridiko-ligjor dhe për realizimin e ekspertizës së komunikacionit nge dyshime. Dyshimi i parë në këtë rast është mos verifikimi i këtyre ekspertëve juridiko-ligjor. Dyshimi i dytë është që u verifikua gjatë procedurës gjegjësisht gjatë nxjerrjes së provave ka të bëjë me faktin se edhe në momentin kur i është dhënë lënda ekspertëve mjeko-ligjor të komunikacionit është dhënë në mënyrë selektive dhe kanë munguar prova gjegjësisht deklaratat e anëtarëve të familjes Aliu, tha avokati mbrojtës Ibrahim Bajrami.

Ekspertët mjeko ligjor dhe ata të komunikacionit nuk kanë ofruar asnjë provë

Si avokat të familjes Aliu ne gjatë marrjes në pyetje të ekspertëve si ata mjeko-ligjor dhe ata të komunikacionit me ç’rast u vërtetua mungesa e profesionalizmit, u kërkua që në mënyrë shtesë të jepen edhe këto prova për të dhënë një mendim sa më të kompletuar. Procedura u ballafaqua edhe me dyshime tjera ku ne si avokat i kemi kërkuar provat dhe kemi gjurmuar rrethana për të vërtetuar gjendjen faktike brenda asaj që ka ndodhur theksoi ai.

Gjatë seancës kryesore ne u munduam që të prezantojmë edhe provat tjera gjegjësisht dëshmitarë okular. Kjo detyrë është ekskluzivisht e prokurorit publik punën të cilën është dashtë ta bëj gjatë hetimeve paraprake të procedurës hetimore, dhe sikur të kishte dal në vendngjarje ti kishte ftuar dëshmitarët besoj që do i kishte gjetur. Prezenca e këtyre dëshmitarëve ka qenë shumë e rëndësishme me qëllim të vërtetimit të gjendjes së saj faktike.

RASTI I ALMIRIT 2 e2b62

Rasti nga vrasje me dashje kalon ne aksident, pra kemi rikualifikim të lëndës

Sipas avokatit të familjes Aliu, Ibrahim Bajrami, fillimisht kjo ngjarje juridiko penale është cilësuar si vrasje me dashje, por kjo është bërë në bazë të paraqitjes penale nga ana e policisë në të cilën kryerësi i veprës penale Boban Iliç është akuzuar për vrasje sipas nenit 123 alineja 1, kurse vëllai i tij është akuzuar dhe është pushuar për kryerjen e veprës penale. Kemi vërejtje serioze që gjatë procedurës hetimore në kundërshtim me provat materiale siç është video incizimi ndalet procedura kundër vëllait të Boban Iliçit, gjithashtu në kundërshtim me provat dhe në mungesë të provave të sakta vazhdon procedura kundër anëtarëve të familjes Aliu theksoi Ibrahimi.

Kjo çështje u kualifikua në seancën e fundit respektivisht para fjalës përfundimtare nga rikualifikimi i parë në vepër penale në ndeshje komunikacioni me pasojë vdekje theksoi Bajrami, avokat mbrojtës i familjes Aliu. E gjithë kjo ndodhi sipas prokurorisë në bazë të ekspertizave mjekoligjore dhe ata të komunikacionit. Duhet të flas brenda provave dhe ajo që është diskutabile ka të bëjë me ekspertin e komunikacionit i vetmi i licencuar, por i angazhuar nga mbrojtja e Boban Iliçit i cili në mendimin përfundimtarë në mes tjerash thekson se ky rast nuk mund të trajtohet si rasti i komunikacionit klasik.

Sipas tij, kjo do të thotë se edhe pala mbrojtëse e Boban Iliçit, është e mendimit se këtë rast nuk kemi të bëjmë me vepër penale ndeshje në komunikacion, por kemi të bëjmë me aksident. Rikualifikimi i lëndës nuk është bërë në Këshillin Gjyqësor, sipas fjalës përfundimtare të anëtarëve të familjes Aliu të përfaqësuar nga ne që të bëjnë një prapashtesë deri te Këshilli i Lartë i Prokurorëve dhe deri te Prokurori Republikan.

Prokuroria më shumë se tre muaj ka zhagmitur procesin

Faktin që ne patëm të drejtë dhe dyshimet ishin të arsyeshme dhe plot 3 muaj Prokuroria e ka zhagitur procesin thotë avokati Ibrahim Bajrami. Pas disa takimeve nuk arriti të merr një vendim të saktë në lidhje me parashtresën tonë. Ne tha ai, deri më sot nuk kemi marr përgjigje se ankesa jonë është e drejtë apo jo.

Jo zyrtarisht kemi marr vesh se prokurorja e lëndës ka qenë e qëndrimit se mbi bazën e provave të parashtruara gjatë seancës gjyqësore, ajo është e mendimit që të bëj rikualifikimin e lëndës. Sipas tij, pas disa seancave kanë vendosur që të votojnë që fatkeqësisht nga informacionet që vijnë nga mediumet e shkruara dhe ato audio-vizuele votimi ka qenë i ndarë në baza etnike një gjë që është e pa tolerueshme dhe e pa lejueshme.

Prokurori Publik ka konfirmuar se rikualifikimi është bërë mbi bazën e votimit

Kryeprokurori Publik Ljubomir Joveski konfirmon se në Prokurorinë Publike është marr vendim për rikualifikimin e veprës nga “vrasje”në "aksident komunikacioni me pasojë vdekjen” në rastin e Almir Aliut tha Ibrahim Bajrami, avokat i angazhuar nga familja Aliu për rastin e Almirit. Ai thotë se sipas Joveskit ky vendim është marr për shkak të pamundësisë për të përcaktuar paramendimin në vepër tek i akuzuari për vrasje, Boban Iliç.

Joveski theksoi se vendimi fillimisht është marr në Prokurorinë Publike, para se ai të emërohej si i pari i Prokurorisë Publike, ndërsa më pas lënda është referuar në atë republikane ku edhe është votuar pro rikualifikimit. Rasti i Almirit, “Për shkak të senzibilizimit të tejskajshëm të opinionit jo që meriton, por na obligon që të jemi të kujdesshëm , transparent edhe të saktë në këtë proces.

Ne theksoi Bajrami, pasi ta marrim vendimin e shkallës së parë dhe të shohim në cilët prova të nxjerra gjatë procedurës bazohet trupi gjykues i shkallës së parë për të vërtetuar kualifikimin juridik si akuza ndaj Boban Iliçit, ndërsa nga ana tjetër për të vërtetuar dhe provuar dhunën ndaj familjarit Aliu”, theksoi Ibrahim Bajrami, avokati i familjes Aliu.

RASTI I ALMIRIT 3 38711Ibrahim Bajramin, avokati i familjes Aliu
Rasti i vogëlushit Almir Aliu, vuri në sprovë sistemin e drejtësisë në Maqedoni.

Formimi i komisioneve nuk do të zbardh të vërtetën, por vetëm zhagmitje të procesit

Praktika e krijimit të komisioneve deri tani ka treguar se në qoftë se një punë nuk duash ta zbardhin është mirë të krijosh një komision për atë çështje. Përshëndes iniciativë e politikës që dëshiron ti ndihmoj këtij rasti por dyshoj se ka kapacitetet institucionale që të reagoj. Ky rast juridiko-penal përsëri duhet të zgjidhet brenda organeve gjyqësore.

Jam shumë i sigurt se gjykata e shkallës së dytë do ta rikthej këtë proces gjyqësor nga fillimi për shkak se është bërë shkelje e rëndë e procedurës për mos pranimin e dëshmitarëve të propozuar nga ana jonë është bërë shkelje e rëndë e procedurës me mos pranimin e rikonstruimit të rastit të propozuar nga ana jonë. Këto momente mendojmë se janë të rëndësishme dhe plotësisht do ta zbardhin rastin.

Po që se ndodh rigjykimi i këtij rasti dhe po që se lejohet që të dëgjohet edhe dëshmitarët që ne i kemi propozuar lejohet rikonstruimi i rastit në vendngjarje siç e propozuam shtesë dhe besoj se gjykata do ta ketë shumë lehtë të vendos pa e dëmtuar askënd.

Trupi gjyqësor duhet të ballafaqohet me fakte dhe prova

Avokati i familjes Ali, Ibrahim bajrami thekson” Mund të kërkojmë një trup tjetër gjyqësor, por aq shumë i besoj provave dhe fakteve sa që këtë trup gjyqësor dua ta ballafaqoj me provat dhe t’ia imponoj një vendimmarrje që do të ishte e pranueshme edhe për anëtarët e familjes Aliu, për të akuzuarin Boban Iliç edhe për të gjithë trupin profesional edhe më të gjerë.

Ne jemi të mendimit se nuk kemi situatë të mbrojtjes së nevojshme aq më tepër të tejkalimit të situatës, por kemi një dhunë të ushtruar klasike pa u provokuar nga askush. Asnjë provë të nxjerr gjatë seancës kryesore nuk u vërtetua me saktësi, pra dhuna nga asnjëra palë. Jemi të sigurt se në shkallën e dytë ky rast do të kthehet përsëri.

Jam shumë i sigurt se gjykata e shkallës së dytë do ta rikthej këtë proces gjyqësor nga fillimi për shkak se është bërë shkelje e rëndë e procedurës për mos pranimin e dëshmitarëve të propozuar nga ana jonë është bërë shkelje e rëndë e procedurës me mos pranimin e rikonstruimit të rastit të propozuar nga ana jonë.

Please publish modules in offcanvas position.