INTERVISTË: REFERENDUMI ÇON VENDIN NË NATO, BE DHE HAP KUSHTETUTËN

INTERVISTË: REFERENDUMI ÇON VENDIN NË NATO, BE DHE HAP KUSHTETUTËN

Bisedë me njohësin e zhvillimeve politike në vend, ish kryetarin e komunës dhe diplomatin Alajdin Demiri i cili flet për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për Referendumin e 30 shtatorit.

 

Qeveria e Maqedonisë pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Republika Veriore e Maqedonisë, ndërmori një sër hapash për të vënë në funksion këtë marrëveshje që kishte një mbështetje të gjerë ndërkombëtare, por u kundërshtua nga opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE. Menjëherë kjo marrëveshje u miratua në kuvend me shumicën e thjeshtë ndërsa më pas kryetari i shtetit Gjorge Ivanov refuzoi që ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë me arsyetimin si janë shkelur interesat e popullit maqedonas.

Ai edhe përkundër rekomandimeve të jashtme ishte i vendosur në qëndrimin e tij për të mbrojtur partinë që e kishte zgjedhur kryetar pra atë të VMRO. Qeveria e Zaevit duke mos pasur zgjidhje tjetër vendosi që kjo çështje të shkojë në referendum ku vetë qytetarët do të vlerësojnë se a është marrëveshje e mirë apo jo, kur dihet se rruga e NATO –s dhe BE-së varen nga kjo marrëveshje respektivisht nga ndryshimi i emrit si një kusht i vendosur vite më parë nga pala greke. Faktori politik shqiptar e mbështeti marrëveshjen edhe në kuvend, por tani është zotuar se do të bëjë fushatë për ti bindur qytetarët që të votojn pro në referendumin e 30 shtatorit.

Ndërkohë nuk kanë munguar zërat edhe tek shqiptarët kundër referendumit për shkak mospërfshirjes së palës shqiptare dhe zgjidhjes së statusit. Në lidhje me këtë çështje biseduam me prof. Alajdin Demiri ish diplomat njohës çështjeve politike, njeri me përvojë të gjatë në jetën politike në Maqedoni, i cili për revistën Zaman, flet për zhvillimet më të reja në vend.

Alternativa gjithmonë ka. Kampanja për referendum u imponua nga kritikat e shumta

Sipas Alajdin Demirit, natyrisht se gjithmonë qeveria ka alternativa dhe zgjidhja e kontestit të emrit të Maqedonisë së Zaevit me qeverinë e tij ishte që me këtë mënyrë ta zgjedhe në parlament, mirëpo reagimet ishin të mëdha të tipit populli duhet të ndahet në tradhtar dhe patriot. Nga ana e VMRO-së u imponua kjo zgjidhje dhe nga ana e grupimeve tjera jashtë konjukturave politike. Zaevit nuk i ngeli alternativ tjetër që barrën që e mori mbi vete, ta ndryshoj emrin ta shpërndaje me popullin dhe prandaj i nevojitet referendumi. Përgjegjësia e kësaj qeveria dhe konjukture që të mos jetë aq e madhe shkohet në referendum ku përgjegjësia bie mbi popullin. Edhe referendumi në vete ka ato pengesat e veta thekson ai, s’ka garanci se si do të jetë dhe nga do të shkoje vendi. Edhe një herë qeveria e relativizoi referendumin duke e quajtur jo decisiv si një referendum që mund të mos merret parasysh dhe në fund përsëri parlamenti ta ketë vendimin përfundimtar një votë dhe kjo marrëveshje me Greqinë mund të ratifikohet.

Ndërkombëtarët mbështesin zgjidhjen e emrit, problem mbetet referendumi

Sipas analistit Alajdin Demiri, ndërkombëtarët gjithmonë kanë qenë partner i gjithë qeverive që kontesti i emrit me fqinj jugor të zgjidhet. Ndërkombëtarët janë më të vetëdijshëm se çfarë kontesti është, ndërsa brenda në Maqedoni po ashtu edhe në Greqi ekziston një Miopi ndaj problemit, një mungesë vizioni dhe problemi shtrihet në rrafshe të ndryshme të ç’bërje së kombit, zhbërjes së shtetit ndërsa ndërkombëtarët kanë një dioptri tjetër të shikimit të problemit si zgjidhje dhe stabilizim të regjionit. Mos zgjidhja e këtij kontesti në pafund detyrimisht të dërgon në një konflikt.

Të dy referendumet thotë Demiri, kanë qenë në atmosferë të tendosur, por tani ndasi bëhet në korpusin maqedonas ato ndahen në patriot dhe tradhtarë, kurse në atë kohë tradhtinë maqedonasit e shihnin te shqiptarët. Atë kohë shqiptarët nuk votuan për mëvetësimin e Maqedonisë si shtet sepse votuan për Iliridën. Maqedonasit këtë e konsideruan sikur ndarjen e Maqedonisë. Sipas tij për të pasur realizim dhe organizimin referendumi edhe ai kërkon ndarje dhe mbrojtje të referendumit që partitë politike atëherë nuk i dolën zot referendumit të shqiptarëve ku me aferën e e armëve vetëm se i ndihmoj që të stabilizohet si shtet. Si ide edhe sot paraqitet shkatërrimi i Maqedonisë, edhe sot paraqitet si ide prej atyre që janë kundër pasi këto federalizmin e bëjnë si ç'bërje nuk e shohin si një opsion të stabilitetit të shtetit dhe të rajonit.

Alajdin Demiri 2 df6c0

Referendumi hap ndryshimet kushtetuese. Një prej pengesave për instalimin e barazisë mes etniteteve është kushtetuta

Sipas analistit Alajdin Demirit, këtu nuk ka nevojë për një konsensus partiak sepse shqiptarët vet e kanë bërë jashtë partive politike. Ato do të munden çdo njëra në dioptrinë e vet të marr merita duke qenë pro, ose për të marr merita duke qenë kundër referendumit sepse munden të paraqiten kundër edhe parti politike me logjikën se çka fitojmë ne nëse jemi kundër ose çka humbim nëse jemi pro referendumit. Sipas tij, këto janë teza që mund të parashtrohen, por nuk mund të fitosh asgjë nëse s’ke kërkuar. Shqiptarët nuk e kanë kërkuar referendumin ato nuk kanë kërkesat e veta në referendum, mirëpo ka diçka e rëndësishme aty ku një prej kërkesave është ndryshimi i Kushtetutës.

Një prej pengesave për instalimin e barazisë mes etniteteve është kushtetuta thotë ish diplomati Alajdin Demiri. E mira e gjithë kësaj është se fillon të ndryshoj kushtetuta. Kushtetuta e shohim se bëhet pengesë për realizimin e ligjit të përdorimit të gjuhëve. Gjithmonë shqiptarët do të kenë kërkesa dhe Kushtetuta do të paraqitet si gjenerator i refuzimit të kërkesave shqiptare. Partitë politike kanë për detyrë ta informojnë popullatën dhe nuk kanë nevojë për fushatë, por qeveria u detyrua të hyje në fushatë për arsye se shumë herët hyri në fushatë opozita duke e quajtur dhe akuzuar pozitën si tradhtare pra këto u detyruan të hyjnë në fushatë dhe ta sqarojnë këtë.

Nëse shkojmë deri në fund se çka mbron opozita apo se çka mbrojnë këto grupe të cilët e ruajnë emrin. Ato ruajnë shkurtesën FYROM se atyre ju konvenon që Maqedonia të mos ketë emër dhe të jetë në krizë permanente, por ato të jenë në pushtet pra kjo u intereson atyre.

Zgjedhjet e parakohshme varen nga rezultati i referendumit

Zgjedhjet presidenciale janë një alarm për Maqedoninë si do të jenë dhe si do të pozicionohen këta partitë politike, tha Alajdin Demiti një ndër njohësit më të theksuar të zhvillimeve politike në vend. Sipas tij, nëse referendumi del jo i suksesshëm, kryeministri Zoran Zaevi do të detyrohet të shkoj në zgjedhje të parakohshme sepse opozita do ta quan pushtetin jo legjitim se me bojkot dhe presion hyri në zgjedhje të parakohshme. Nëse fiton fuqishëm ai vet do të kërkon zgjedhje për ti fuqizuar akoma më tepër të gjitha pozitat që i ka. Në anën tjetër në rast se referendumi del i suksesshëm dihet se e gjithë merita do ti shkoje Zaevit.

Reformat e LSDM-së do të jenë të suksesshme atëherë kur në vend të retorikës do të prodhohen ligje

Në lidhje me elektoratin shqiptar që votoi LSDM dhe gjasat që akoma më tepër të rreshtohen përkrah kësaj partie Alajdin Demiri thekson se “Personalisht jam i zhgënjyer, fillimisht u zhgënjeva pse shqiptarët e votuan LSDM-në. Faza e dytë do jetë zhgënjimi që e votuan dhe do të kthehen aty ku ishin për arsye se LSDM-ja në këtë fazë të menaxhimit të politikës dhe menaxhimit të qeverisë nuk bëri asgjë për shqiptarët. Është absurde që shqiptarët projektet e tyre shqiptare pra kërkesën shqiptare ta realizoj LSDM-ja dhe të mos mund ta realizojnë partitë shqiptare cilat do qofshin ato.

Ato vetëm flasin, tha ai, por kur duhet të bëhen reformat aty janë të dobët. Reformat nuk mund të bëhen në drejtësi, shëndetësi, polici dhe askund pa u bërë reforma politike. Reformat politike nënkuptojnë ri formatimin e shtetit që do të thotë se shteti është në krizë për arsye se është i tillë. Ato tentojnë të bëjnë shtet unitar, monoteist në rrafshin multi etnik. Reformat e LSDM-së do të jenë të suksesshme atëherë kur në vend të retorikës do të prodhohen ligje.

Sipas Demirit, shteti ra në kurthin e këtyre grupeve që marrëveshjen e quajtën tradhti dhe e bën agresiv atë në kampanjë. E kam përshtypjen se ato janë një grup i vogël. Këtu kanë pak faj mediumet sepse mediumet u japin shumë hapësirë atyre. Ato grupime të vogla do ti akuzojnë shqiptarët se ato po na e ndërrojnë emrin. Me këtë marrëveshje me Greqinë, Zaevi arriti që ta ruaj identitetin, gjuhën, por për këtë ata nuk flasin pohoi Demiri.

Shqiptarët janë për NATO dhe BE sepse do të ngritët standardi jetësor

Në shtet çudi të mëdha nuk ndodhin, por do të jenë fillimet e ndryshimeve pozitive deklaroi analisti politik, Alajdin Demiri. Pra tani do të jemi Republika e Maqedonisë Veriore dhe do të filloj të stabilizohet ky shtet të jetë partner i BE-së dhe NATO. Reformat duhet të bëhen në shumë lëmi. Kurse pengesat tjera do të jenë atëherë kur të fillojnë të negociojnë për standardet veçanërisht për klasën politike.

Sipas tij, ne duhet ta kemi një gjë të qartë se klasa politike nuk është për NATO dhe BE, por ato nuk kanë si ta thuan për arsye se këtë pashallëk si menaxhon qeveritë dhe pushtetin lokal në Bashkësinë Evropiane nuk mund ta posedosh. Sepse para se ta sjellësh buxhetin ato duhet ta aprovojnë në këshillin evropian dhe pastaj ta miratosh, por unë mendoj se të gjithë proceset do të ndodhin.

Pastaj do të fillojnë të sistemohen dhe harmonizohen edhe ligjet konform kërkesave shqiptare dhe të Bashkësisë Evropiane. Për fat të shqiptarëve kërkesat e tyre përputhen me kërkesat e BE-së. Shqiptarët janë për NATO dhe BE-së sepse do të ngritët standardi jetësor u shpreh analisti politik, Alajdin Demiri.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.