HAKI ABAZI: BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE NUK DO TË LEJOJË KORRIGJIM TË KIFIJVE QË DO TË ÇONTE NË KONFLIKTE TË REJA

HAKI ABAZI: BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE NUK DO TË LEJOJË KORRIGJIM TË KUFIJVE QË DO TË ÇONTE NË KONFLIKTE TË REJA

Intervistë me Haki Abazin, analist nga Kosova një ndër njohësit më të mirë të zhvillimeve politike në Kosovë dhe më gjerë. Për revistën Zaman, ai flet për zhvillimet më të fundit në Kosovë rreth ndryshimit të kufijve, bisedimet me palën serbe, procesi i liberalizimit të vizave si dhe punën e qeverisë së Haradinajt.

Bashkësia ndërkombëtare ka investuar në Kosovë dhe ky investim është shumë i shtrenjte për t’ia lënë në dore presidentit Thaçi. Në të njëjtën kohë ata e kanë të qartë që Thaçi nuk është se kupton efektet zinxhir që çfarëdo marrëveshje për ndryshim të kufijve do të krijonte probleme sidomos në Bosnjë dhe Hercegovine, në pjesën shqiptare te Maqedonisë e aq më tepër që kjo valë e ri konfigurimit të kufijve në baza etnike do të krijonte një konflikt të ri, ku Rusia do të tentonte të shtrijë dhe rikthejë kontrollin në vendet e Ballkanit.

Kosova po kalon në një fazë shumë të rëndësishme politike sidomos tani kur në pikëpyetje është vënë liberalizimi i vizave, bisedimet mes palës serbe dhe asaj kosovare si dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës. Edhe përkundër premtimeve se liberalizimi i vizave do të ndodh shumë shpejt nga parlamenti evropian ende nuk kanë dhënë sinjale se kur mund të presim liberalizim të vizave, ndërsa presidenti kosovar Hashim Thaçi nuk heq dorë për të qenë negociator i bisedimeve me presidentin serb kurse Gjykata Kushtetuese nuk ka penguar procesin që ai të jetë bartës i procesit të bisedimeve ku në fokus do të jetë korrigjimi i kufijve. Për këto dhe të gjitha zhvillimet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë biseduam me Haki Abazi analist, njohës i zhvillimeve politike në Kosovë dhe më gjerë.

Aktualisht në Kosovë, gjithnjë e më shumë po kundërshtohet ideja e presidentit Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit me Serbinë, ndërsa ky i fundit vazhdon te mbroje atë qëndrim. Si i komentoni këto qëndrime të presidentit?

Më e rëndësishme në këtë proces është fakti se duhet kuptuar se nga ka ardhur kjo ide dhe pse po ndodhe ky proces. Në momentin që Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ka Kushtetutën e saj si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë atëherë kushdo që hyn në pazare për çështjet e brendshme të Kosovës është kundër pavarësisë dhe kundër Kushtetutës. Me këtë ata po tentojnë qe ta zhbëje aktin e Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë. Kush tjetër do të tentonte ti bënte këto gjera përpos Serbisë e cila në vazhdimësi ka tentuar që ta beje jetën e Shqiptarëve shumicë të pamundur në Kosovë. Këtë e ka bërë para Rënies së murit të Berlinit, e ka bërë gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë, ka bërë edhe lufte për të arritur qëllimin e vet dhe pasi që ka humbur të gjitha këto beteja tani po mundohet që ta zhbëje shtetësinë e Kosovës pas së cilës qëndrojnë vendet demokratike të botës. Nga kjo del përgjigjja se kush është Hashm Thaci, pse po e mbron idenë e tij dhe për kënd në fakt punon Thaçi. Në asnjë kalkulim dhe algoritëm nuk del ndryshe përpos se ai, Thaçi e ka për obligim që ta shkatërroje pavarësinë e Kosovës për të paguar për shpërblimet qe ka marre qe 20 vite duke u pasuruar, duke krijuar një rrjet kriminal në Kosove që ka kontrolluar politiken dhe ekonominë e vendit dhe që ka shpëtuar nga aktakuza në Hage. Një teori tjetër gjithashtu thotë se tani për të shpëtuar nga dhomat speciale të Gjykatës ai është duke bërë te gjitha lëshimet për Serbinë dhe është duke blere kohë që në dhomat e Gjykatës të dërgoje dike tjetër dhe jo veten e tij. Kjo praktike është parë në rastin e gjykimit te ish ushtareve dhe komandantëve te UCK-së në të kaluarën.

Presidenti Hashim Thaci nuk ka mandat për te diskutuar sovranitetin dhe integritetin territorial te Kosovës

Ne anën tjetër presidenti Thaçi në Nëntor do te takohet me presidentin serb. Çfarë mund te presim nga ky takim?

Ajo që është e ditur në këtë proces të paqartë është se Thaçi nuk ka mandat për të diskutuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Rrjedhimisht takimi mund të ndodh, por mandati i Thaçit është i cunguar për të bërë çfarë do lëvizje përveç nëse ai arrin që ta korruptoje edhe njëherë Gjykatën Kushtetuese dhe një pjesë të opozitës që mbajnë mandatet e vjedhura të VV. Në anën tjetër partitë në koalicion janë parti që janë zotuar që ta mbajnë kontrollin e fshehur financiar mbi Kosovën. E gjithë kjo qeveri me një arkitekture dhe infrastrukture të rëndë e të shtrenjtë është rezultat i krijimit të një lëmshi brenda ku nuk merret vesh se çka po ndodh. Korrupsion masiv, përfitime masive, keqpërdorime masive dhe veprime jashtëligjore. Janë krijuar kategori të ndryshme që duan ti përdorin për votues dhe për të shpëtuar buxhetin, kinse janë duke ju ndihmuar. Për të ndodhur kjo gjë sigurisht qe organi mbikëqyrës duhet margjinalizuar dhe kjo ka ndodhur, parlamenti aspak nuk është funksional, kurse Presidenti dhe Qeveria e kanë për interes që kuvendi të jetë jofunksional. Përderisa Thaçi dëshiron të mos sfidohet nga parlamenti në anën tjetër qeveria dëshiron që të mos kontrollohet se si po shpenzon buxhetin publik.

31509682 10155388737465718 4409824350811717632 o 41c39

Ndërkombëtarët janë kundër idesë për korrigjim të kufijve sidomos Gjermania

Faktori ndërkombëtar në tërësi ka kritikuar idenë e presidentit për korrigjim te kufirit, Mendoni se mbështetja e faktorit ndërkombëtar për Kosovën po zbehet? 

Mendoj që qëndrimi i ashpër i Gjermanisë, përkatësisht kancelares Merkel dhe përkrahja pa rezervë e Britanisë së Madhe, pastaj dalja në Mbrojtje e SHBA-ve për Kosovën kanë qenë sinjale dhe veprime shumë të fuqishme se çfarë po kërkon bota demokratike duke përjashtuar këtu Francën e cila që nga Rambuje ka luajtur një rol të dyfishtë, por gjithsesi është në përkrahje të shtetësisë dhe integritetit të Kosovës. Natyrisht që kur i hap dyert e depos së shtetit atëherë secili lojtar do ta kushtëzojë ndihmën me diçka më tepër që mund të përfitojë sepse marrëdhëniet me shtetet nuk janë miqësi, por janë interesa. Bashkësia ndërkombëtare ka investuar në Kosovë dhe ky investim është shumë i shtrenjte për t’ia lënë në dore presidentit Thaci. Në të njëjtën kohë ata e kanë të qartë që Thaci nuk është se kupton efektet zinxhir që çfarëdo marrëveshje për ndryshim te kufijve do të krijonte probleme sidomos në Bosnjë dhe Hercegovine, në pjesën shqiptare të Maqedonisë e aq më tepër që kjo valë e ri konfigurimit te kufijve në baza etnike do te krijonte një konflikt te ri, ku Rusia do të tentonte të shtrijë dhe riktheje kontrollin në vendet e Ballkanit. Kjo do te thotë se nuk ka zbehje, por ka një kujdes të shtuar ku Thaci nuk është pjesë as e analizave e as planeve, duke parë rolin e tij destruktiv dhe kjo e ka bërë që ai të mos pritet nga askush në nivelin e tij si president që nga zgjedhja e tij. Nuk duhet harruar që Serbia ende e mban Kosovën në preambulën e Kushtetutës së saj. Bisedat e Thacit me Vucic, përderisa Kosova është pjesë e Kushtetutës është një konfirmim i dëmshëm i dështimit të Thacit në dialogun në Bruksel kur ka pranuar që Kosovës ti vendoset fusnota dhe që Serbia të ketë të drejtë të përzihet në çështjet brendshme të Kosovës. Rezultatet e këqija dhe të dëmshme tregojnë se asnjë gjë e mirë dhe pozitive nuk mund të arrihet në këtë dialog përderisa edhe aleatët edhe ndërmjetësuesit nuk janë në pozita të barabarta.

Protestat e opozitës e cila nuk u mbështet nga të gjithë nuk dha rezultat, por ishte një sinjal për Bashkësinë Ndërkombëtare

Në parim protestat e opozitës se përgjysmuar të LVV, nuk dhanë rezultat. Sipas jush çfare duhet të bëjë opozita në Kosovë për të ndryshuar situatën politike?

Protesta e 29 Shtatorit ka qenë protesta më masive dhe me karakteristike e një proteste demokratike të qetë dhe që në mënyre të fuqishme ka dërguar sinjalin tek Bashkësia Ndërkombëtare që Thaci nuk e ka përkrahjen. Mendoj shkrimet ne mediet më të rëndësishme botërore siç është New York Times, Washington Post, Guardian, Foreing Affairs kanë shkruar dhe kanë kapur mesazhin që Shqiptaret nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromise tjera. Pas rënies së Murit të Berlinit shqiptarët kanë bërë kompromis duke mos u bashkuar të gjithë në një shtet. Ajo qe ka ndodhur në Ballkan, ka të bëjë me faktin se Shqiptaret kanë bërë kompromis duke pranuar që të jetojnë në një shtet krejtësisht artificial siç është Maqedonia dhe e gjithë kjo është bërë për të ruajtur stabilitetin ne Ballkanin Perëndimor. Plani Ahtisari ka qenë një fazë transitore nga UNMIK- tek shteti i pavarur i Kosovës, ku edhe në këtë proces sërish Shqiptarët me mbi 90% popullate etnike kanë bërë kompromis duke pranuar që Kosova të jetë shtet multietnik. Këto kompromise nuk janë bërë për të vazhduar në rrugën e zhbërjes dhe pamundësimit të konsolidimit të fuqisë ekonomike të shqiptarëve në Ballkan Këto kompromise janë bërë me premtimin se në Bashkimin Evropian do të heqim barrierat e bashkëpunimit dhe komunikimit, dhe se ne BE vlerat e shoqërisë multietnike, e drejta e lëvizjes, ndërlidhja dhe bashkëpunimi mes të gjithëve do të mbizotëroje. Në këtë skenar opozita duhet të insistojë që të mobilizojë votat edhe pse kjo qeveri edhe ashtu është jo legjitime për shkak se Lista Srpska është larguar nga Kuvendi, dhe ata nuk kanë më shumicën, tani ata po kërkojnë që opozita ta bëjë shumicën për ta rrezuar përderisa në rregullat e demokracisë parlamentare në momentin që Qeveria nuk e ka shumicën d.m.th është mocion ku bie qeveria dhe shpallen zgjedhjet.

Mos anëtarësimi në INTERPOL do ti faturohet qeverisë e cila deri më tani nuk ka mundur të çojë si duhet përpara asnjë proces

Kosova tashme ka betejën politike për anëtarësim ne INTERPOl dhe formimin e Ushtrisë. Sa jane gjasat që Kosova të del fituese në këtë beteje diplomatike?

Kjo klasë politike që është në pushtet tani, asnjë gjë dhe asnjë proces nuk e ka filluar dhe mbaruar me sukses. Shpallja e pavarësisë më 2008 ka qenë dhe është meritë krejt e një klase politike që kishte krijuar simpatinë e botës demokratike dhe e kishte përfunduar procesin e përgatitjes së pavarësisë. Qe nga 2008 çdo nismë që është bërë ka dështuar, dhe është keqpërdorur për të fituar nga tenderët dhe prokurimi i mallit dhe pajisjeve tjera. Mendoj që edhe ushtria po bëhet shpejt e shpejt për te fituar nga kontratat milionëshe të furnizimit te ushtrisë. Ka shtete në botë që nuk kanë ushtri fare, por kanë kapacitete dhe mundësi të pafundme të mbrojtjes dhe intervenimit. Sa për Interpol, mendoj që vetëm SHBA dhe vendet Evropiane mike munden me e kaluar këtë proces, por nuk jam i sigurt që të huajt do të punojnë me ne. Ata e dinë që Interpoli mund të keqpërdoret nga vetë këta që do te duhej të ndiqen një ditë po nga ky organizëm dhe kjo e bën të dyshimtë edhe gatishmërinë e tyre. Në momentin që Kosova hyn në Interpol dhe p.sh Gjykata Speciale kërkon dorëzimin e kujtdo për shkak se ka te ngritur aktakuzë, atëherë Interpoli nuk pyet se kush është ai apo ajo person, ata e arrestojnë pa pardon.

Krimi dhe korrupsioni pengese e vetme e liberalizimit të vizave

Qytetarët e Kosovës, presin që në fillim të vitit tjetër të lëvizin pa viza. Mendoni se kjo çështje tashmë është e mbyllur?

Çështja e liberalizimit të vizave është gënjeshtra më e madhe që i është bërë popullit nga qeveritë e të gjitha kohërave.

Kosova, është vendi i vetëm në kontinentin e Evropës që nuk ka liberalizim të vizave.

Unë besoj fuqishëm që kjo ka të bëje me krimin dhe korrupsionin si dhe nivelin e lartë të tyre në institucionet dhe kjo parqet pengesën e vetme për liberalizim. Nuk e besoj që do të jetë e lehtë të hiqet vetoja e disa vendeve të cilat Kosovën e duan të qëndroje para një eksplodimi sociale politik për të dëshmuar qëndrimin e Serbisë, se Kosova nuk mundet të qëndrojë si shtet.

Lista e veteranëve të UÇK-së është politike dhe fushatë elektorale

Në Kosovë tashme ka plasur skandali i listës me veteranet e UÇK-se, e cila çoi në largimin e Prokurorit të Përgjithshëm Blakaj. Mendoni se ky skandal ka prapavije politike?

Çështja e veteranëve është politike dhe fushatë elektorale. Ky është një grup i njerëzve të cilët nuk do të duhej askush ti vënë në pikëpyetje, thënë kushtimisht. Nga kjo zonë e komplotit janë nisur njerëz të përlyer në këtë skandal. Nëpërmjet veteranëve është tentuar të sigurohen vota për zgjedhjet e ardhshme. Kjo formë ka zhvlerësuar edhe më tutje gjithë kredibilitetin që kanë veteranet. është një fazë ku pa hahen frutat e UÇK dhe luftës që është bërë. Me logjiken që është përdorur do të duhej të shpallen veteran që nga 1912 ose edhe me herët edhe pasardhësit e atyre që kanë luftuar për lirinë e Kosovës. Ka vetëm një fjalë që e rrumbullakëson këtë gjë qe ka ndodhur: Turp.

Në Ballkan përplasen interesat ekonomike dhe politike të tre religjioneve dominuese në botë Katolik, Mysliman dhe Ortodoks

Në përgjithësi ne Ballkanin Perëndimor, ka një lëvizje mjaft te fuqishme te diplomacie evropiane dhe asaj amerikane. Si i vlerësoni këto lëvizje?

Ballkani është shumë i rëndësishëm në të gjitha rrafshet, por edhe është një fuqi baruti që mund të ndizet për çështje te cilat mund të duken te vogla, por kanë lidhshmërinë e interesave gjeopolitike. Në Ballkan përplasen interesat ekonomike dhe politike të tre religjioneve dominuese në botë Katolik, Mysliman dhe Ortodoks. Kjo gjithmonë ka bërë që marrëveshjet të përfundonin duke ndarë interesin në Ballkan. Jo rastësisht lufta e parë botërore ka filluar në Sarajevë dhe luftërat ballkanike kanë qenë si rezultat i përplasjeve te interesave te mëdha. Shumë çka është arritur në Ballkan, që nga luftërat e viteve 90, por sistemi politik, ekonomik ka vazhduar të jetë në duart e njerëzve që nuk japin llogari dhe shpeshherë janë mbi ligjin. Natyrisht që për SHBA dhe BE kjo është çështje kritike e sidomos anëtarësimi në NATO dhe BE dhe kjo është arsyeja që askush nuk kujton luftërat e 90 dhe është brengosur me situatën në Ukrainë, Siri, Libi nuk mund te flejë i qetë për atë se çfarë mund të ndodhe në Ballkan. është me rëndësi kritike për rajonin që BE dhe SHBA të jenë në një vije dhe të mos lejojnë hapësire për manipulime dhe keqpërdorim te proceseve sidomos atyre politike, investimeve dhe kontrollit ekonomik dhe energjetik te rajonit.

Maqedonia në NATO garanton stabilitet në rajon, në të kundërtën Ballkani do të jetë i trazuar 

Nëse në Maqedoni dështon procesi i integrimit në NATO dhe BE-, a mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në rajon përfshi edhe Kosovën.

Integrimi i Maqedonisë në NATO është parakusht për stabilitetin në rajon. Mendoj se shqiptaret në Maqedoni kanë treguar pjekurinë maksimale duke e përkrahur rrugëtimin e Maqedonisë në NATO. është e qartë që maqedonasit dhe sllavët e kanë sabotuar këtë proces më shumicë dhe kjo tregon se Shqiptaret janë pro evropian kurse sllavet ende mendojnë dhe duan që sfera e interesit Rus të kthehet në rajon. Edhe sikur të dështoje ky proces unë mendoj që ai do të thoshte fundi i Maqedonisë, por nuk do te thotë që shqiptarët do të ktheheshin kundër NATO dhe BE që do të thotë një ndarje e Maqedonisë do të bëhej e pashmangshme, por jo me vullnetin e shqiptareve, por me refuzimin e sllaveve që të shkohet në drejtim të NATO-s , BE dhe botës demokratike.

Please publish modules in offcanvas position.