Kristian Timonie: Ka ardhur koha, që politika në Maqedoni, të përmbushë më mirë standardet etike dhe praktikat e pritura në kuadër të Bashkimit Evropian

Kristian Timonie: Ka ardhur koha, që politika në Maqedoni, të përmbushë më mirë standardet etike dhe praktikat e pritura në kuadër të Bashkimit Evropian

Situata politike në Maqedoni, pas votimit të ndryshimeve Kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë po shkon drejt normalizimit dhe pritet që të gjitha procedurat për ndryshimet Kushtetuese të mbështeten nga 2/3 e deputetëve në kuvend. Roli i faktorin ndërkombëtar në këtë periudhë në Maqedoni ka qenë shumë i rëndësishëm sidomos në përpjekjet e vendit për të arritur marrëveshje me Greqinë dhe të hapin rrugën e euro-integrimeve. Në lidhje me të gjitha zhvillimet politike në vend biseduam me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonie. Timonie për revistën Zaman, flet për të gjitha zhvillimet politike në vend si dhe rolin e Francës.

Si e vlerësoni situatën politike në Maqedoni, pas votimit në parlament për fillimin e ndryshimeve Kushtetuese?

Rezultati i votimit u përshëndet dhe mirëprit nga autoritetet franceze, të cilët konsiderojnë se kjo marrëveshje është e mirë për vendin, për rajonin dhe për Evropën. Procesi i brendshëm është pjesë e jetës suaj demokratike. Megjithatë, është e qartë se ky rezultat u arrit në një kontekst të veçantë, pas njëzet e shtatë viteve të bllokimit dhe në një klimë polarizuese të tepruar politike. Ka ardhur koha, që politika në Maqedoni, të përmbushë më mirë standardet etike dhe praktikat e pritura në kuadër të Bashkimit Evropian. Ne kemi lansuar një bashkëpunim aktiv në këtë fushë, veçanërisht në fushën e deontologjisë (kodeksit etik) dhe kemi krijuar lidhje ndërparlamentare, të cilat shpresojmë, që do të mundësojnë përparim, në miratimin e praktikave të mira dhe një dialogu normal midis partive kryesore politike, në emër të interesit kombëtar dhe evropian.

DSC 8581 3 web f5aa6*Ambasadori i Francës në Shkup, Z.Kristian Timonie gjatë vizitës në hapësirat e gazetës Zaman

Partnerët e ndryshëm të Maqedonisë, e kanë bërë të njohur qëndrimin e tyre

Pritet që brenda pak muajve të përfundojë miratimi i pakos së ndryshimeve kushtetuese. A mund të kemi sërish komplikime kur dihet se mezi janë siguruar 2/3?

Procesi në fakt sapo ka filluar: ndoshta do të jetë një rast për të bërë ca saktësime dhe sqarime në marrëveshje, që do të mundësojnë mbrojtjen në mënyrë më të mirë të interesit kombëtar, si dhe do të përcaktojnë pikat e interpretimit të marrëveshjes, pa vënë në pikëpyetje tërësinë e saj të përgjithshme. Miratimi i disa amendamenteve do të kontribuonte në motivimin e arritjes së një shumice të zgjeruar të deputetëve, në lidhje me këtë tekst. Partnerët e ndryshëm të Maqedonisë, e kanë bërë të njohur qëndrimin e tyre, ndërkaq qëndrimi ynë, është shprehur dhe theksuar nga kryetari ynë i shtetit, nëpërmjet një video- mesazhi të regjistruar, i pari i këtij lloji në historinë tonë, për qytetarët maqedonas, në favor të përgjigjes PO në referendum.

Pas marrëveshjes së Prespës, vendi duhet të nis reformat. Mendoni se ka kapacitet të mjaftueshëm?

Është më se e sigurt, se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës do të mundësojë zhbllokimin e vetos greke, e më pastaj vendi do të vlerësohet për progresin e vërtet në realizimin e reformave. Që nga viti 2017, është lansuar dhe nxitur fuqishëm një dinamikë shumë e çmuar. Zbatimi i agjendës 3 -6-9 dhe i planit të ri 18 do të ndiqet me vëmendje dhe kujdes. Ne tani kemi nevojë të shohim përparim të vërtetë, në marrjen e hapave të mëtejshëm drejt hapjes së negociatave.

DSC 8582 web 4f1aa

Në anën tjetër kryeministri i vendit ka paralajmëruar falje për dhunuesit e 27 prillit. Ky akt është cilësuar si i gabuar. Cili është vlerësimi juaj?

Franca gjatë epokave të saja historike, ka përjetuar histori të tilla, ku pas mbizotërimit të një klime të ashpër, ka qenë e nevojshme falja. Nuk duhet të flaket nga mendja ekuilibri ndërmjet nevojës për pajtim dhe nevojës për të ruajtur apo krijuar norma, pa të cilat do të ishte i pamundur shteti demokratik. Shembujt e kohëve rishtare në vendet fqinje, kanë dëshmuar se një pjesë e madhe e popullsisë, hedh poshtë kulturën politike, të bazuar në pandëshkueshmërinë e udhëheqësve politikë. Duhet të kemı parasysh, se evropianët do ta kenë të vështirë të pranojnë zgjerimin me shtete të reja, të cilët nuk kanë vendosur rregulla demokratike dhe ku dhuna politike nuk është ndaluar dhe flakur tutje. Është bërë shumë, por mbetet për t'u bërë edhe më shumë në këtë fushë jetike, ku përparimi i dukshëm dhe i ndjeshëm, pritet me padurim nga populli dhe nga partnerët evropianë. Nga ana e saj, Franca ka investuar në mbështetjen e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (Akademia e Magjistraturës), ku përparimet e bëra janë përshëndetur nga Brukseli. Korrja e fitores në këtë fushë të ndjeshme, nuk duhet të dëmtohet nga emërimet mbi baza partiake. Ne do të jemi të vëmendshëm në çështjen e "demokratizimit" të drejtësisë dhe administratës, në kontekst të vendimeve për hapjen e negociatave të pranimit.

Reformat në media ende nuk janë bërë. Sipas jush, pse vonohen reformat në media dhe si duhet të rregullohet kjo çështje

Mediet e Ballkanit kanë pavarësi të vogël ekonomike dhe po luftojnë për mbijetesën e tyre, në një treg të ngushtë, që është ende politikisht i varur. Gazetarët paguhen pak, që të jenë imun ndaj përfitimeve të brendshme dhe të jashtme. Maqedonia nuk bën përjashtim nga kjo, ndonëse është bërë përparim gjatë këtyre dy viteve, pas një periudhe të errët të kërcënimeve dhe agresionit fizik ndaj gazetarëve. Megjithatë, ideja e gazetarisë hulumtuese (investiguese) të pavarur mbetet larg, pavarësisht rolit thelbësor, që duhet ta luajë ajo, në luftën kundër korrupsionit dhe strukturave kriminale. Shumë veta mendojnë se do të ishte e mirëseardhur, që Bashkimi Evropian të ri investonte në këtë fushë, në nivel rajonal. Angazhimi i autoriteteve të Maqedonisë, për të krijuar një shërbim publik audio-vizive, është shumë i vlerësuar dhe meriton mbështetje reale.

DSC 8521 2 WEB 520e1

Të gjithë pranojnë, se rruga evropiane është e vetmja gjë, për të cilën ka nevojë vendi

Si e vlerësoni rolin e Prokurorisë Publike Speciale?

Është e qartë se çështja e vendit dhe e rolit të Prokurorisë Speciale në sistemin gjyqësor duhet të ketë një epilog. Krijimi i saj ndodhi në një moment, ku mbizotëronte një krize politike e mbyllur, andaj sipas mendimit tim, vendi duhet të shikojë përpara, duke shmangur standardet e dyfishta, por duke ruajtur mekanizmat efektivë, gjatë trajtimit të rasteve të korrupsionit, i cili, mbetet edhe më tej një kancer, që kërcënon dhe sfidon çdoherë, në vazhdimësi.
Në të gjitha vështirësitë e këtij vendi, duhet të vihet në dukje një faktor, i cili, besoj, që ka ndikuar në shmangien e shumë tragjedive: është kapaciteti i udhëheqësve, të të gjitha partive politike, që të përballen dhe të përshtatin pozitat e tyre, me ato të faktorëve kryesorë të jetës ndërkombëtare, duke shfaqur qëndrime realiste dhe të arsyeshme. Të gjithë pranojnë, se rruga evropiane është e vetmja gjë, për të cilën ka nevojë vendi. Sidoqoftë, është më se e qartë, se fjalët duhet të janë në përputhje me veprimet. E presim një gjë të tillë posaçërisht nga VMRO-ja, pas një periudhe të pështjellimit rreth referendumit.

Si e vlerësoni rolin e VMRO-DPMNE?

VMRO-ja është një parti e madhe, me historinë e saj, traditën dhe rregullat e saja. Ka një rast dhe mundësi për të bërë një rinovim, që do të jetë dobiprurës për të gjithë sistemin. Fundja, janë anëtarët dhe votuesit, ata që do të gjykojnë dhe vlerësojnë, e jo ambasadorët.

Asgjë nuk do të ishte më e keqe për këtë vend, se sa të shndërrohej në një arenë përplasjeje dhe lufte absurde të ftohtë. Le të sillet secili me përgjegjësi, në mënyrë që Maqedonia të jetë një shembull i takimit dhe kryqëzimit të suksesshëm, ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, përfundoi ambasadori francez në Shkup, Kristian Timonie.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.