DHUNË QË LË GJURMË, PASOJË E PAQËNDRUESHMËRISË POLITIKE DHE EKONOMIKE

DHUNË QË LË GJURMË, PASOJË E PAQËNDRUESHMËRISË POLITIKE DHE EKONOMIKE

Imagjinoni sikur të riheni cdo ditë, por jo me goditje e shuplaka, por me komente që dhembin aq shumë sa ju lënë gjurmë të thella psiqike,, dhe kësaj i themi dhunë psikologjike. Kjo shoqëri ka mungesë qendrueshmërie politike, e gjithë kjo e shoqëruar me ndryshimet e shumta të klasave politike duke mos lënë hapsirë për rehabilitim në ndërdije prodhon dhunë sistematike thuajse në të gjitha shtresat shoqërore.

Përdorimin intenziv të manipulimeve keqbërse përmes akteve jofizike kundrejt partnerit,, fëmijës ose ndonjë indivi tjetër. Është një sjellje obsesive kompulsive (maniakale, e pandreqshme), rrjedhimisht e përsëritshme theksoi Njomza Beqiri,, psikkologe. Sipas saj, kjo është më e dëmshme se vetë dhuna fizika sepse të shkatëron mirëqenien.

Secili veprim që përfshin izolimin, sulmet verbale, poshtërimin ose çdo vepër tjetër që mund ta dominojë sensin e identitetit, dinjitetitin dhe vetëvlersimin, ka të bëjë me atë që quhet dhunë psikologjike. Kjo lloj dhune është shumë dëmshme. Kur prindi abuzon me fëmijën, ai nuk është i kënaqur me veprat e fëmijës të tij, mirpo kjo ka shumë influencë në vetëvlersimin e fëmijut, ndjenjën e familjes pasiguritë në formimin e marrdhënieve me të tjerët në adoleshencë tha Njomza Beqiri psikologe. Ajo thotë se dhuna si fenomen është trajtuar nga filozof të ndryshëm,të cilët e kanë trajtuar në shumë forma, ku më e zëshmja ndër ta është Hannah Arendt.

Si manifestohet dhuna

Ofendim, përulje, frikësim, izolim i njeriut, kontroll të lëvizjes, nënvlerësim, sulme verbale, pakujdesshmëri, bezdisje të gjitha këta janë forma të dhunës pohon Beqiri.

Pasojat e dhunës psiqike nuk janë aq të dukshme, madje edhe vetë viktima shpesh herë as që e vëren atë edhe pse ajo i lë gjurmë të thella. Toleranca e lartë ndaj këtyre sjelljeve i bën njerzit të hezitojnë ti raportojnë këto sjellje. Dhuna nuk është vetëm fizike. Ajo është edhe të akuzohesh se je një egoiste dhe materialiste nëse shpreh hapur dëshirat dhe qëndrimet tua thekson Adelina Rashidi psikologe. Mohim i mënyrës se si ndjehesh, kritika të vazhdueshme nëse nuk kompleton detyrat bazë të standardeve të tyre, të mos jenë të kënaqur me ty pa marrë parasysh se sa jep prej vetes janë elemnte të përfshira në dhunë. Ajo thotë se të injorohen kërkesat, dëshirat dhe nevojat tua duke u vlerësuar si qesharake dhe të pamerituara është e tepërt. Të të bëjn të ndihesh gjysma e asaj që ke qenë më parë, gjysma tjetër tashmë është harxhuar duke u munduar të bëhesh personi që të kërkojnë.Të servosh pritshmëri të larta para femijëve tënd, duke bërë krahasime negative me moshatarët e tyre. Të qendrosh indiferend ndaj nevojave të fëmijut tënd apo temperamentit të tij, i cili mund të jetë ndryshe nga fëmijët tjerë.Ta mbash fëmijën tënd larg shokëve dhe aktiviteteve që ai i shijon është një lloj dhune psiqike tha Rashidi. Në anë tjetër sipas psikologes Njomza Beqiri, në Maqedoni, vetëm në vitin 2018, 1.000 viktima të dhunës në familje kanë kërkuar ndihmë në Qendrat për punë sociale në Maqedoni. Në katër strehimoret e vendit janë përkujdesur 30 persona. Ndërsa, deri te gjykata, vetëm këtë vit janë dorëzuar 581 propozime për shqiptimin e masës mbrojtje nga dhuna familjare, tregojnë të dhënat nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Edhe pse sa më shumë gra inkurajohen në paraqitjen e dhunës, megjithatë pjesa më e madhe e tyre ende heshtin, shpesh herë për shkak të frikës se do të gjykohen nga shoqëria. “Njëra nga arsyet se përse gratë nuk tentojnë ta paraqesin dhunën në familje është për arsyen e vetme " ku do të shkoj pastaj?" Shpesh ndodh që të mos jenë financiarisht stabile. Nuk kanë ku të strehohen nëse e braktisin partnerin e tyre, dhe kjo ndikon ne heshtjen e tyre u shpreh Beqiri, Megjithatë ka shumë organizata ndërkombëtare të cilat punojnë në këtë drejtim, por ende nuk kanë mundur të inkurajojnë sa duhet femrat këtu tek ne që ta denoncojnë dhunën në familje. Është detyrë e atyre që janë të prekur në një formë apo në një tjetër të ngrenë zërin përball dhunës apo privimi nga diçka.

Por cilat janë pasojat konkrete që vijnë nga dhuna psiqike në mënyrë të hollësishme na i sqaron psikkologja Njomza Beqiri sipas të cilës pasojat konkrete janë-stres i vazhdueshëm, kujtesë e dobët, panik,nervozë e tepruar, ndjeshmëri e lartë ,vetëbesim i dëmtuar, mungesë dashurie për veten, ndjenjë faji, çregullime në tretje, hipertension, depresion, çregullime gjumi etj.Shumica e individëve kanë mungesë informacioni dhe nuk e perceptojnë si dhunë prandaj e tolerojnë thotë ajo.

Arsye nga më të ndryshmet kemi ,për atë përse viktimat nuk e ngrenë zërin- e justifikojnë sjelljen e partnerit, nga mungesa e të ardhurave ekonomike dhe më e rëndësishmja nuk e kanë përkrahjen e famijles. Nëse ai është i dhunshëm , shanset janë shumë të vogla që ai të ndryshojë ,madje mund të bëhet edhë më i keq. Ai të shëndron në një njëri të padobishëm , prandaj themi se njeriu fatin e vet e bënë ndonjëherë edhe vet.

Sipas Gillan , emocioni kyc që zhbllokon enigmën e dhunës është turpi. Kur qeniet njerëzore ndjehen të turpëruar dhe të injoruar, ndjenja e tyre e mbrendshme e krenarisë dëmtohet thellë. Kur ata sulmohen fizikisht dhe nuk mund ta mbrojnë veten menjëherë, plagët fizike që ata mbajn në vete janë zakonisht shenja të plagëve më të thella psiqike.Ata e kanë të domosdoshme të pranojn mënyrën se si të tjerët I kanë përulur, gjë që do të ishte shkatëruese për vetëvlersimin dhe identitetin e tyre ose do tua kthejn në anën e njejt të medaljes atë që e japin.Kjo e fundit I con ata drejt zhvillimit të një dëshire të fuqishme për hakmarje ndaj atyre që I kanë turpruar.

Dhuna në familje

Sipas Adelina Rashidi, psikologe dhuna në familje ështe ndër plagët më të shprehura në shoqërin tonë, U ka mbijetuar zhvillimeve shoqërore. Ajo ndodh mes partnerëve të ngushtë, në familje. Ndodh në të gjitha shtresat shoqërore pa varësisht moshës, arsimit, gjendjes ekonomike, etnis apo identitetit kulturor. Është një sjellje e udhëhequr nga nevoja për të pasur kontroll . Manifestohet me kercnime, telefonata të padëshiruara, ndjekje, abuzime seksuale, por edhe me vdekje dhe tek ne mbesin të pazbuluara shumë raste.

Adelina Rashidi 3b6de

Dhunuesit që e kryejn këtë akt, nuk janë në përgjithësi të dhunshëm me çdo kënd, por vetem me viktimën e tyre, sepse ata e njohin mirë viktimën e kanë person të afërt.

Duke analizuar profilin e tyre tha Adelina, psikologjik konstatohet se shumicën e rasteve kur dhunuesit ballafaqohen me sjelljen e tyre abusive ata kanë tendencën të fajsojnë partneren se ajo e ka İİİ
provokuar dhunën ose refuzojnë të pranojnë përgjegjsin për aktin e kryer. Nga rastet e studiuara numri i faktorve të zhvillimit dinamik të dhunës, është gjithmonë pabarazia, kompleksi i inferioritetit dhe cekuilibrimi i pushtetit në marrëdhënie. Ekziston evidencë e bollshme në literaturë lidhur me pasojat fizike dhe psikologjike të dhunës në familje, pasoja të cilat mund të jenë afatshkurte, afatmesme, afatgjate.

Ndikimi i dhunës është shkatrues për jetën e të dhunuarit/es, jetët e tyre,shëndetin, punën, mirëqenien.

Në varësi të dhunës e njejta reflektohet edhe tek subjekti mbi të cilin ndikohet.

Respektivisht ,pasojat psikologjike rrjedhin nga dhuna psikologjike dhe ajo shpirtërore,pasojat fizike rrjedhin nga dhuna fizike e cila mund të degratojë në rastin më të rënd edhe në humbjen e jetës, pasojat denigruse janë si pasoj e dhunës seksuale dhe humbjen e vetëbesimit dhe të vetëvlersimit si pasojë e dhunës ekonomike.

Dhuna psikologjike në Maqedoni dhe në Tetovë thotë Njomza Berqiri psikologe është më mbizotruese në familje dhe njëkohësisht më shqetësusese ,jo vetëm nga strqategjitë e sofistikuara që përdoren , por sepse ajo shkaktohet nga një njeri i afërm, që i di mirë dobësitë e viktimës dhe e di ku të godasë me fjalë. Sipas studiuesve, dhuna psikologjike përdoret nga një person shumë i njohur me viktimën e tij, ai e di se cilat janë pikat e dobëta të viktimës, e di se çfar të thotë dhe se si ta thotë, ai e di edhe kohën kur ajo fjalë do të dhemb më shumë, sepse dhunuesi është dikush te i cili viktima ka besim dhe e dashuron atë.

Sipas saj, në momentin kur njeriu gjenë forcë dhe kurajo duke reaguar për ta ndaluar abuzimin, dhunuesi përdor dhunën fizike sepse mendon se autoriteti i tij po lëkundet.

Shpesh here pasi e rivendos autoritetin e tij kërkon falje duke thënë se nuk do të përsëritet më.
Cuditërisht vajzat të cilat dhunohen psiqikisht në fëmijëri nga babai dhe vëllau i tyre më i madh,nuk arijn të bëjn dallimin e një dhunimi të ri psiqik, ata shpesh martohen për të ikur nga mjedisi i tyre frustrues që në të shumtën e rasteve rezulton të jetë po aq i dhunshëm, por fatkkeqësisht në vendin tonë mbeten të pazbardhura tha Njomza Beqiri.

Dhuna në shoqëri

Njomza Berqiri d1b83Dhunimi kulturor, dhunimi identitar, politik etj. Vrasja se gruas, vëllait,nënës etj është pasojë e dhunës së ushtruar në shoqëri e cila është rreziku më i madh për denigrim dhe jo funksionalitet të shoqërisë pohon Adelina Rashidi, psikkologe. E kaluara e trishtë dhe mungesa e drejtësisë dhe një sistemi transparent kanë kriminalizuar pjesë të shoqërisë, dhuna është bërë e pa ndashme dhe në aktivitete ditore. Agresiviteti është pjesë e sjelljes së përgjithshmë të shoqërisë, duket sikur njerëzit e kanë humbur besimin se e drejta e tyre, marrdhëniet njerëzore, mund të rregullohen me mjete tjera përvec forcës. Agresiviteti i kultivuar politik ka metastazuar në shoqërinë tonë, e ushqen atë me frymën që prodhon pole të ndryshme shoqërore,të cilat në një moment mund të kenë pasoja të pa rikuperushme për shoqërinë.

Ajo thekson se agresiviteti tek elitat të cilat duhet të kishin mjet kryesorë arsyen nuk zë vend, në vend të saj zgjidhet retorikë dhunë, tensione, të cilat transmetohen dhe hyn në veshin e cdo familje nga ekranet televizive.

Pse ndodh dhuna në shoqëri

Akumulimi i stresit në faza të ndryshme të etapave politike, kombinuar me problemet e ndryshme sociale si dhe faktorët ekonomik janë katalizatorë të gjendjes në të cilat ndodhet shoqëria jonë, një fazë depresioni dhe agresiviteti kku jemi edhe nje si shoqëri tha Njomza Beqiri, psikologe nga Tetova.

Edhe pse studimet e mirëfillta mungojnë kjo gjendje stresuese që shfaqet sot ka ekkzistuar edhe më parë, pasi shoqëria jonë ka kaluar etapa të tranzicionit njëra pas tjetrës.Kjo shoqëri ka mungesë qendrueshmërie politike,e gjithë kjo e shoqëruar me ndryshimet e shumta të klasave politike duke mos lënë hapsirë për rehabilitim në ndërdije prodhon dhunë sistematike thuajse në të gjitha shtresat shoqërore.

Gjurmë në trup, në mendje dhe në jetën shoqërore

Askush nuk ka të drejt të ju godas, e as të ju fyej verbalisht pohon Beqiri .Bëni të pamundurën, mos u nënshtroni edhe pse është vështirë. Studioni, punoni, jepni vlerë vetës.Vetëm ju e keni në dorë të shkëputeni nga cikli i dhunës.

Për cdo mosmarërveshje që keni në familje, ngrini zërin, por bëjeni atë para se të ju dëgjojnë fëmijët-ndryshe lë gjurmë në mendjen-kujtesën e një fëmije.

Lajmërohuni në institucionet përkatese mbi dhunën dhe më pas për vetën tuaj takoni një psikolog. Ai të ndihmon në projektimin e një të ardhme më të mirë duke të ndihmuar në përforcim të motivimit tënd .Të ndihmon në arritjen e vetëbesimit të humbur dhe kkjo është mënyra për ta kaluar këtë dhuinë tha Njomza Beqiri psikologe.

Media dhe institucionet janë ato të cilat mund të japin shpresë për sa i përket dhunës.Media mund të kontribuoj në mënyrën se si cështjet sociale mund të perceptohen nga grupet shoqërore,duke ndryshuar qasjen ndaj informacionit se si servohet.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.