Zgjedhjet e prillit do të jenë një test i vështirë për kshz dhe partitë poltike

Zgjedhjet e prillit do të jenë një test i vështirë për kshz dhe partitë poltike

Evidentimin e zgjedhësve dhe përpunimin i të dhënave duhet ta bëjë KSHZ. KSHZ-ja në bashkëpunim me MPB-në duhet t’i merr të dhënat për evidencimin e zgjedhësve dhe përpunimin i të dhënave të bëhet në KSHZ dhe jo në entin e statistikës. Strukturën e re të Komisionit Shtetërorë Zgjedhorë e pret një punë mjaft delikate për të krijuar një besueshmëri më të madhe sidomos për listat zgjedhore.

Në Republikën e Maqedonisë deri më tani janë organizuar disa cikle të zgjedhjeve parlamentare. Në të gjitha këto cikle kemi pasur qeveri të ndryshme. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2014 partia opozitare nga pala maqedonase nuk i pranoi rezultatet dhe e bojkotoi parlamentin. Gjatë tërë kësaj periudhe kriza arriti kulmin në fillim të vitit 2015. Me publikimin e disa fakteve për korrupsion, parregullsi zgjedhore dhe shantazhe, popullata e revoltuar nga kjo organizoi njërën ndër protestat më të mëdha të organizuara në vendin tonë. Që situata të mos eskaloj më tepër, ndërkombëtarët sollën ndërmjetësues për t'i zbutur tensionet dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen e Përzhinos. E gjithë popullata e ka vëmendjen tek Qeveria teknike dhe përpilimi i listës zgjedhore e cila pritet të përpilohet nga një Komision Shtetërorë Zgjedhorë me kompetenca më të mëdha. KSHZ-ja do të ketë kompetencë më të avancuar në lidhje me zgjedhjet e kaluara, me ndryshimin dhe plotësimin e kodit zgjedhorë që është bërë.

Afrohet një fazë kritike ku duhet të mendojmë se a do të mundet KSHZ-ja të arrijë të bëj punën e dhënë. Nëse nuk ngelë kohë e mjaftueshme KSHZ-ja mundet vetëm të propozojë dhe të pranojë atë se nuk ka kohë për ta kryer implementim e metodologjisë, por prapë nuk është organi që të implementojë zgjedhjet, Parlamentit duhet të vendos për këtë. Në periudhën e qeverisë kalimtare KSHZ-ja do të lidh memorandum bashkëpunimi me institucionet relevante që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve me qëllim që zgjedhjet të jenë ferr dhe demokratike.

Subhi Jakupi që nga viti 2006 deri në Dhjetor të 2015-ës ka ushtruar detyrën e nënkryetarit të Komisionit Shtetërorë Zgjedhorë (KSHZ). Ai përsëri në strukturën e re të KSHZ-së është zgjedhur anëtar. Në këtë strukturë ai është anëtari me përvojë më të gjatë në këtë drejtim. Njëkohësisht ai është doktor i shkencave juridike. Doktoroi në temën “Parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2006, 2008, 2011 në Republikën e Maqedonisë” pranë universitetit shtetërorë në Shkup “Kirilli dhe Metodi” ,fakulteti juridik “Justiniani I-rë. Gjithashtu është edhe ligjërues i jashtëm në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në rast të prolongimit të zgjedhjeve këtë duhet ta bëj marrëveshja politike ndërmjet 4 liderëve dhe ti propozojnë kryetarit të parlamentit

Në rast se marrëveshja e Përzhinos nuk po ecën si duhet, a ka të drejtë KSHZ të prolongojë afatin e mbajtjes së zgjedhjeve?

Sa i përket marrëveshjes së Përzhinos, të gjithë së bashku e kemi ndjekur sepse është një çështje që i tangon të gjithë qytetarëve. KSHZ-ja nuk e ka të drejtën vetë që t’i prolongoj zgjedhjet për shkak se është organ i cili implementon dispozitat zgjedhore ashtu siç është miratuar nga parlamenti. Zgjedhjet që janë caktuar me 24 Prill të 2016, zyrtarisht duhet t’i shpalle kryetari i parlamentit. Nga fundi i muajit Shkurt kryetari i parlamentit pritet që zyrtarisht të shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Nëse eventualisht kemi prolongim të zgjedhjeve këtë duhet ta bëj marrëveshja politike ndërmjet 4 liderëve dhe t’i propozojnë kryetarit të parlamentit i cili është kompetent për prolongimin dhe caktimin e afatit të zgjedhjeve.

KSHZ në një fare mënyre ka shumë kompetenca. Gjatë kësaj periudhe mund të ndërhyje KSHZ për të ndaluar punësimet ose për të dhëne vize për punësime të reja?

Përveç ligjit të kodit zgjedhor si dhe ligji për punën e komisionit për anti-korrupsion cili në mënyrë decide është i përshkruar hollësisht ku thuhet se “çdo konkurs i hapur në kohën prej shpalljes së zgjedhjeve deri në përfundim të zgjedhjeve është e ndaluar me ligj, për organet shtetërore dhe ndërmarrjet publike”. Është e paraparë edhe me marrëveshjen si dhe me kodin zgjedhor që nga 20- Dhjetori u ndaluan disa çështje të cilat janë të potencuar. Edhe punësimet hynë në këtë që pas shpalljes së zgjedhjeve të mos ketë shpallje publike për punësime me qëllim që organet shtetërore të mos kenë mundësi të punësojnë njerëz të tyre.

Së paku dy muaj duhet të punohet në përpilimin e listës zgjedhore që të vijmë deri te një situatë që të krijohet besueshmëri

Si do të përpilohen listat e zgjedhjeve dhe çfarë janë ingerencat e KSHZ-së?

Lista e zgjedhësve është një problematikë në vete që nga në ciklet e mëparshme zgjedhore. Partitë politike kanë pasur kritika dhe sugjerime të ndryshme. Në marrëveshjen e Përzhinos, në tavolinë ka qenë edhe lista zgjedhore. Në bashkëpunim KSHZ-ja me institucionet tjera relevante si ministrinë e punëve të brendshme, entin e statistikës, ministrinë e drejtësisë apo drejtoria që merret me evidencat amë. Të gjitha këto duhet të bëjnë spastrimin e listës zgjedhore ku potencohet edhe afati të cilët ato duhet ta kryejnë. Lista e zgjedhësve është një dokument publik me të cilët bëhet evidenca e personave që kanë të drejtën e votës. Personat mbi 18 vjet kanë të drejtën e votës, ndërsa për disa kategori tjera të njerëzve kjo e drejtë u ndalohet për shkak të mungesës së aftësisë për të vepruar dhe një kategori tjera për të cilat në aspekt psikik nuk janë të gjendje dhe u merret e drejta e votës.

Subhi Jakupi 2 e023bAjo bëhet me propozim të mjekëve dhe gjyqi duhet të sjellë vendim. Me kodin e ri zgjedhor për ndryshime dhe plotësime parashihen edhe spastrimin e listës zgjedhore. Kjo metodologjia është e paraparë që pëlqim të japin edhe përfaqësuesit e partive politike, dhe në këtë metodologji dhe në implementimin e saj duhet të ketë pjesëmarrës të partive politike së bashku me KSHZ-në që të vihet në besueshmëri ky dokumentacion. Duhet të dilet në teren dhe pastaj të merren të dhënat nga terreni dhe nga ministria e punëve të brendshme. Pas spastrimit të listës zgjedhore duhet të jetë adekuat i paraparë për të gjitha parametrat që duhet t’i plotësoje ky dokument. Do të duhet kohë që këto metodologji që i potencova që me përfaqësuesit e partive politike të implementohet në praktikë, të vijmë deri te realizimi i këtyre apo listës së zgjedhësve. Së paku dy muaj duhet të punohet në këtë drejtim që të vijmë deri te një situatë që të krijohet besueshmëri. Ky operacion është me të vërtetë i ndërlikuar pasi kjo do të bëhet për herë të parë. KSHZ-ja ka një kompetencë më të avancuar në lidhje me zgjedhjet e kaluara kjo si rezultat i ndryshimit dhe plotësimit të kodit zgjedhorë që është bërë. Ne tani vijmë në një fazë kritike ku duhet të mendojmë se a do të mundet KSHZ-ja të arrijë të bëj punën e dhënë. Neve nuk na ngelë kohë e mjaftueshme, por KSHZ-ja mundet vetëm të propozojë dhe të pranojë atë se nuk është kohë për ta kryer implementim të metodologjisë, por prap se prapë nuk është organi që të zbatojë zgjedhjet.

Çfarë janë kriteret e KSHZ-së, për t’i anuluar Vetot e zv. Ministrave?

Me pakon e ligjeve, ku me ndryshimin e ligjit të kodit zgjedhor ndodhen edhe disa ligje tjera të cilat janë të paraparë dhe kanë të bëjnë me marrëveshjen e partive politike. Me ndryshimin e ligjit për qeveri njëkohësisht u parashikua që në disa ministri të ketë edhe zv. ministra plotësues të cilët do të kenë kompetencat e tyre. Gjithashtu në ndryshimin e këtij ligji është e paraparë një dispozitë ligjore në të cilën thuhet se- “Në raste të caktuara që kanë të bëjnë me financimin e zgjedhjeve në përgjithësi, aty ku ka mos harmonizim ndërmjet ministrit dhe zv. ministrit plotësues atëherë kompetent për vetot e kësaj natyre është paraparë që të vendos KSHZ-ja”. Ne kishim një rast të tillë ku Zv. Ministri i Financave me ministrin e po të njëjtit dikaster kishin problemin në çështjen e marrjes së hua-kredive. Për këtë çështje KSHZ-ja vendosi pozitivisht në atë që e kishte kontestuar zv. ministri. KSHZ-ja vendosi për këtë sepse kjo kredi nuk ka të bëj me financimin e zgjedhjeve. Vetot e kësaj natyre vlejnë më shumë atëherë kur zv. ministri plotësues mund të kontestoje diçka që ka të bëj në lidhje me financimin e zgjedhjeve. Intenca e këtij ligji ka qenë që mos të kemi ngërç të zgjedhjeve në aspektin e financave.

Sipas ndryshimeve të fundit nëse i tangon bashkësitë etnike, KSHZ e ka të drejtën e konsensusit

Ankesat që do të vijnë nga partitë politike do të shqyrtohen nga KSHZ-ja dhe nëse po a do tË jenË tË plotfuqishme. Nëse KSHZ ka kompetenca të plota A ka nevojë që ankesat të shkojnë nË gjykatën administrative apo jo? 

Në dispozitat e çështjeve të ankesave apo kundërshtimeve që ne i potencojmë nga partitë politike për zgjedhjet në përgjithësi, aty nuk është bërë ndonjë ndryshim. Tani struktura e re e KSHZ-së i ka 9 anëtarë prej të cilëve tre janë nga partitë e koalicionit qeveritar, 3 nga opozita dhe 3 anëtarë të pavarur. Ankesat e partive politike janë të rregulluara me kodin zgjedhorë, dhe KSHZ-ja nuk është instanca e fundit që të jenë të plotfuqishme. Komisioni vendos me shumicë të votave dhe këto ankesa shqyrtohen dhe do të sjellin vendime meritore për ato. Në afat për 48 orëve ka të drejtë për ngritjen e padisë në Gjykatën Administrative si instanca e fundit që vendos se ajo që mund t’i prishe vendimet e KSHZ-së në raste të caktuara. Me ndryshimet e fundit kemi edhe një çështje të re ku nëse i tangon bashkësitë etnike KSHZ ka të drejtën e konsensusit. Kjo do të thotë që gjithë anëtarët duhet të pajtohen për një çështje që është kontestuese dhe u tangojnë bashkësive etnike. Vetëm për çështjen e konsensusit përfshihet edhe Gjykata e Lartë Administrative.

Në periudhën e qeverisë kalimtare, KSHZ-ja duhet të lidh memorandum bashkëpunimi me institucionet relevante që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, që ato zgjedhje të jenë ferr dhe demokratike

Gjatë periudhës ku kemi një qeveri teknike, cilat janë kompetencat e KSHZ-së?

Për herë të parë do të kemi një qeveri kalimtare për organizimin e zgjedhjeve. Kjo ndoshta do të përsëritet edhe vitet e tjera kur do të kemi zgjedhje dhe qeveri kalimtare. Roli i kësaj qeverie është funksionimi teknik, organizativë gjatë procesit zgjedhorë. KSHZ-ja me këto plotësime do të jetë një organ i cili do të ketë kompetenca më të zgjeruara. Në periudhën e qeverisë kalimtare duhet të lidh memorandum bashkëpunimi me institucionet relevante që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve që ato zgjedhje të jenë ferr dhe demokratike. Bashkëpunimi më i madh duhet të jetë me MPB-në, Komisionin për parandalimin e korrupsionit, entin për revizionin financiar i cili është kompetent për të parë mënyrë e financimit të fushatave të partive politike. Agjencia për audio vizion duhet të bëj mbi këqyrjen apo ndjekjen e mediumeve qofshin ato të shtypura, elektronike ku për herë të parë në këtë listë do të vendohen edhe portalet. KSHZ-ja tani më nuk është vetëm në aspektin teknik të shqyrtojë organizimin e zgjedhjeve, por bashkëpunimi duhet të jetë më i shtrirë. Do të merren masa për çdo aktorë që do t’i shkelë rregullat. KSHZ-ja në bashkëpunim me MPB-në duhet t’i merr të dhënat për evidencimin e zgjedhësve dhe përpunimin i të dhënave të bëhet në KSHZ dhe jo në entin e statistikës. Me këtë KSHZ-ja do të jetë baza e mbajtjes së të dhënave dhe baza e bashkëpunimit me institucionet relevante. KSHZ-ja duhet të marr përsipër organizimin e mirë fill-të të zgjedhjeve duke i implementuar kompetencat në skajshmëri.

Si do të pasqyrohet puna e KSHZ nË media, dhe a do te ketë kompetenca KSHZ edhe nË ketë lëmi?

Në kodin zgjedhor kjo punë është e rregulluar mirë. Dihet se kjo do të jetë e definuar pas marrëveshjes së 4 partive ku prezent do janë edhe lehtësuesit ndërkombëtarë. Mediet kanë edhe kërkesat e tyre që nuk janë të rregulluara mirë me të cilët ato i potencojmë. Agjencia për audio vizion do ta ketë të gjithë kontrollin e medieve, do të ketë të drejtën të vëzhgojë punën e të gjitha medieve gjatë procesit zgjedhorë. Nëse edhe ne si komision shohim se ka shkelje nga ndonjë medium kemi të drejtë që ta lajmërojmë agjencinë dhe ta ndërpresim çdo gjë që nuk është në harmoni me kodin zgjedhor. Që nga 20 dhjetor të gjitha mediet e kanë të ndaluar të bëjnë reklamim nga institucionet që janë të financuara nga buxheti. Nëse nuk respektohen rregullat të cilët janë të përcaktuara me minutash për reklamimin e partive politike ,ndarja e barabartë e bilbordeve, për të gjitha rregullat e parapara me kodin zgjedhorë për mediumet janë të parapa edhe sanksionet.

Pas përfundimit të zgjedhjeve a do të ketë ndryshime në KSHZ gjegjësisht a do të ngelet pa një numër te konsiderueshëm te kompetencave apo do te vazhdoje te punojë në këtë mënyrë?

Anëtarët e KSHZ-së zgjidhen me mandat prej 5 viteve ku nuk do të ketë ndërprerje të mandatit siç kishim viteve të kaluara me zgjedhjet e parakohshme për mandatin e anëtarëve të KSHZ-së. Ky komision duhet të përgatitet mirë për implementimin e KSHZ-së. Për ndryshimin e kompetencave nuk varet nga komisioni sepse pas çdo cikli zgjedhorë ju e dini se ka sugjerime dhe rekomandime nga OSBE- ODIHR.

Si do të funksionojë struktura e KSHZ-së?

Në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor, përbërja e re e KSHZ-së është mikse duke marrë parasysh mënyrën e propozimit të anëtareve edhe atë tre anëtare nga opozita, tre anëtarë nga pozita dhe kryetari, nënkryetari dhe një anëtare vjen nga radhët e personave të pavarur në paraqitjen e konkursit të rregullt nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë. Tash e kemi të zgjedhur komisionin në fjalë dhe jemi duke përpiluar Plan aksionar për punën e KSHZ-së, me periudha deri ne shpalljen e zgjedhjeve e më gjere, duke marre parasysh zgjedhjen e Sekretarit gjeneral të KSHZ-së dhe Metodologjinë për adhurimin e Listës se zgjedhësve.

Please publish modules in offcanvas position.