Xhon Kenedi Mosoti: Shteti ka bërë hapa të mëdha ligjor në parandalimin e martesave të fëmijëve dhe praktikave që dëmtojnë gratë dhe vajzat

Fondi për popullsinë e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raport mbi gjendjen e popullsisë në botë për vitin 2020. Tema e këtij viti është praktika e dëmshme.

Xhon Kenedi Mosoti, drejtor i Fondit për popullsinë e Kombeve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut, në njw intervistë për MIA-n thotë se tashmë janë ndërmarrë hapa të mëdhenj në vend për sa i përket aspektit të legjislacionit në nivelin lokal. Ndërkohë, në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi miratoi ligj të ri që martesa nën 18 vjet konsiderohet për vepër penale. Ai gjithashtu tha se është krenar që në Samitin e vitit të kaluar në Nairobi, duke festuar 25 vjetorin historik nga Konferenca Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillim, qeveria u zotua të zvogëlojë martesat me fëmijë deri në vitin 2030.

“Çdo vit, UNFPA publikon raport mbi gjendjen e popullatës në botë për tema të ndryshme që kërkojnë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe thirrje për veprim. Këtë vit tema është praktika e dëmshme. Tri praktika veçanërisht të dëmshme janë pothuajse të dënuara në mënyrë universale dhe shkelin të drejtat e njeriut, por ato vazhdojnë të përhapen me këmbëngulje: gjymtimi i organeve gjenitale femërore, martesa e fëmijëve dhe preferenca për djalë. Çdo ditë, qindra mijëra vajza në të gjithë botën janë të ndikuara nga praktikat që i dëmtojnë ata fizikisht ose psiqikisht, me njohuri dhe pëlqim të plotë të familjeve, miqve dhe komuniteteve të tyre. Ndikimi i këtyre praktikave po zhvendoset nëpër shoqëritë, duke përforcuar stereotipat gjinore dhe pabarazitë”, thotë Mosoti.

MK 53c4d

Për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, si dhe për Ballkanin, drejtor i Fondit për popullsinë të Kombeve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut, thotë se martesat e fëmijëve, edhe pse në përgjithësi janë në rënie, në disa vende, siç është Gjeorgjia, është 13,9 për qind, në Turqi 15 për qind dhe mbi 10 për qind në Shqipëri, Kirgistan, Moldavi dhe Azerbajxhan.

Fenomeni i martesës së fëmijëve është ende i pranishëm në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut nuk bën përjashtim. Sipas të dhënave nga hulumtimi klasterik multi-tregues i vitit 2018-2019, përqindja e grave të moshës 20-25 vjeçe që u martuan për herë të parë ose në komunitet para moshës 18 vjeç është 7,5 për qind, dhe në komunitetet rome është edhe më i lartë.

“Gjithashtu, shumë vajza nuk lindin fare: preferenca për djalë dhe praktika e zgjedhjes së njëanshme të gjinisë në disa vende kanë çuar në tronditje të rëndë të shkallës së lindjes. Shumë gra janë nën presion të madh nga burrat e tyre, familjet dhe komunitetet për të pasur të paktën djalë. Kjo mund t’i detyrojë gratë të ndalojnë shtatzënitë kundër vullnetit të tyre. Kjo mund të çojë në dhunë fizike, përjashtim shoqëror dhe divorc. Të gjitha format e praktikave të dëmshme dhe diskriminimi kanë shkak të përbashkët: besimi i përhapur se vajzat janë më pak të vlefshme se djemtë. Se është më mirë të kesh djalë. Se nuk ia vlen të investohet në vajza sepse ato do të lënë familjen sidoqoftë dhe do të bëhen “pronë” e dikujt tjetër”, shton Mosoti.

Se ka disa gjëra që vajzat nuk duhet t’i bëjnë, sepse është kërcënim për nderin e familjes. Që vendimet duhet të merren për ta, dhe jo për ato, thotë ai.

“Këto presione shpesh vijnë nga burra: baballarë, vëllezër, gjyshër. Por jo vetëm kaq: gratë – nënat, vjehrrat – shpesh nuk u mungojnë pritjeve sociale dhe u bëjnë presion atyre. Për më tepër, ekziston presion shumë më delikat me të cilin ne jemi të bombarduar në televizion, revista dhe media sociale dhe në numër të madh përmes ndërveprimit social, duke përforcuar normën akoma të fuqishme shoqërore që vajzat janë të ndryshme nga djemtë: më të dobët, më pak të vlefshëm, më pak të rëndësishëm”, nënvizon Mosoti.

Kjo praktikë, sipas tij po përhap pabarazinë gjinore për brezat e ardhshëm.