Besimi: Nevojitet sistem i SMART financave për rikuperimin e shpejtë dhe rritje më të shpejtë pas krizës

Ministri i ri i Financave, Fatmir Besimi në intervistën e tij të parë pas ndërmarrjes së këtij funksioni thotë se ka mjete që buxheti të kryhet papenguar, respektivisht rregullisht të paguhen rrogat, pensionet, ndihma sociale, obligimet ndaj ekonomisë, kreditorët, si dhe mjetet për masa anti-krizë për ndihmë të ekonomisë dhe përshpejtimin e revitalizimit. Pakoja e katërt e masave anti-krizë do të orientohet drejt rikuperimit ekonomik – stimulimin e konsumit privat, por edhe nxitjen e investimeve në ekonomi. 

Ai paralajmëron sistem të financave të mençura publike, i cili do të bazohet në strategji të qartë dhe do të jetë i qëndrueshëm, me përgjegjësi, i orientuar në reforma dhe transparent.

Në intervistë për MIA-n flet për prioritetet, mes të cilave si kryesore i përmend zbutjen e efekteve nga kriza me koronavirusin dhe sigurimin e bazës solide për rikuperim të ekonomisë dhe sigurimin e rritjes së përshpejtuar në periudhën pas krizës, e me këtë rast këtë ta ndjejnë numër i madh i qytetarëve përmes përmirësimit të standardit të tyre dhe cilësisë së jetesës.

JENI ULUR NË NJË NGA KARRIGET MË TË NXEHTA NË QEVERI, NË KOHË TË KRIZËS EKONOMIKE GLOBALE. CILAT JANË PRITJET PËR EKONOMINË DHE CILAT JANË PRIORITETET?

“Ministria e Financave, si resor është sfidë edhe në kohë kur ekonomisë i shkon mirë, gjithsesi paraqet edhe një përgjegjësi edhe më të madhe gjatë krizës më të madhe ekonomike globale, që nga Depresioni i madh e këtej – më i madh edhe se Kriza financiare botërore në vitin 2008. Kriza me Kovid-19 i ka përfshirë të gjitha ekonomitë në botë. Nga një anë janë kërcënimet të cilat vijnë në mënyrë interne përmes masave shëndetësore për mbrojtje, të cilat ndikojnë në aktivitetin e kapaciteteve ekonomike, nga ana tjetër janë kërcënimet e jashtme, të cilat vijnë nga shkelja e sinxhirëve globalë të furnizimit. Megjithatë, ajo që i jep përmasa kaq të mëdha krizës me kovidin është pasiguria, e cila ka të bëjë me lidhjen e drejtpërdrejtë me krizën shëndetësore, intensitetin e saj, respektivisht numrat e të saposëmurëve dhe kohëzgjatja.

Shihni projeksionet e institucioneve financiare ndërkombëtare. Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) e ka reviduar të gjitha pritjet për rezultatin global ekonomik për këtë vit disa herë. Projeksioni i vjeshtës nga tetori i vitit 2019 për rritje të ekonomisë globale në vitin 2020, ka qenë 3,4 për qind. Në projeksionet e pranverës në prill ajo është reviduar me parashikim të kontraksionit të ekonomisë prej -3 për qind, ndërsa në qershor në -4,9 për qind. Ndryshe, janë përpunuar edhe dy skenare tjera – optimist, me rikuperim të shpejtë të ekonomisë dhe rritje në vitin 2021, dhe skenar pesimist me valën e dytë të krizës me kovid në fillim të vitit të ardhshëm, e me këtë edhe vazhdim të trendeve të pavolitshme edhe vitin e ardhshëm. Do të thotë, kur të niseni nga projeksioni, të cilin Fondi e ka bërë para njohurive për krizën shëndetësore, e cila filloi në Kinë në dhjetor të vitit 2010, vlerësimi për rezultatin ekonomik të ekonomisë globale është zvogëluar për 8,3 pikë procentuale. Për herë të parë pritet të ketë rritje negative në të gjitha rajonet në vitin 2020, edhe pse me intensitet të ndryshëm mes vendeve. Kjo ka të bëjë në shkallën e ndryshme të goditjes nga epidemia, si dhe me efikasitetin e strategjive për zvogëlimin e saj.

Si ekonomi, nuk jemi përjashtim nga ngjarjet globale, Projeksionet për rritjen e ekonomisë së vendit në Ministrinë e Financave para fillimit të krizës ishte 3,8 për qind, ndërsa me ribalancin në maj të këtij viti janë reviduar dhe pritet kontraksion të ekonomisë prej 3,4 për qind në vitin 2020, respektivisht korrigjim dhe zvogëlim për 7,2 pikë procentuale në krahasim me projeksionin e parë. Ndryshe, sipas projeksioneve të qershorit të Bankës botërore pritet rënie të BPV-së për 4 për qind. Kjo, njëlloj si në rastin me vendet e tjera ka të bëjë: së pari, me mbylljen e një pjese të kapaciteteve prodhuese dhe të shërbimeve, për shkak të masave shëndetësore, dhe e dyta, më prishjen e sinxhirëve globalë të furnizuesve. Merreni këtë shembull – partneri ynë më i madh tregtar është RF e Gjermanisë, ku plasojmë mbi 50 për qind nga eksporti i përgjithshëm, ndërsa mbi 80 për qind nga ai eksport, janë pjesë të automobilave. Për ekonominë gjermane është projektuar rënie prej mbi 6 për qind këtë vit, ndërsa industria e automobilave ende gjendet në gjendje të vështirë për shkak të krizës me Kovid-19. Goditja më e madhe pritet në tremujorin e tretë dhe rezultat pozitiv në tremujorin e katërt, dhe kjo është në aspekt të skenarit optimist.

Nga fillimi i krizës në vend janë miratuar tre pako të masave ekonomike, të cilat kanë pasur role të ndryshme dhe janë miratuar në pajtim me periudhën e krizës, nëpër të cilën kalonte ekonomia. Ato janë orientuar ndaj përmirësimit të likuiditetit të ekonomisë dhe ndihmës për mbajtjen e aktivitetit ekonomik, në kohë kur një pjesë e mirë e kapaciteteve ishin të mbyllura. pastaj, kur ekonomia filloi ngadalë të hapet, janë targetuar drejt përshpejtimit të aktiviteteve ekonomike përmes rritjes së konsumit privat dhe investimeve.

Në përgjithësi, vlerësoj se punëve duhet t’u qasemi realisht dhe në mënyrë hapur. Nuk ka nevojë për “syze rozë” dhe çdoherë duhet të flasim me fakte të mbështetura me numra. Po – kjo krizë me kovidin është realitet dhe asnjë ekonomi nuk është përjashtim dhe po – po ndërmerren dhe, theksoj duhet të ndërmerren masa që ekonomia të kthehet në binaret e duhura. Masat duhet të orientohen drejt përkrahjes së sektorit privat me targetimin e sektorëve ku duhet të veprohet, përkrahje e drejtpërdrejtë ose indirekte të aktiviteteve investuese në sektorin privat, përmirësimin e konkurrencës së tyre, përmirësimin e realizimit të investimeve publike, të cilat sigurojnë punë për kompanitë dhe nxitjen e konsumit privat, e gjithsesi në pakon e masave do të përfshihen edhe kategoritë e prekshme sociale të shoqërisë.

Më tej, secila krizë, krahas kërcënimeve, sjell edhe mundësi. Në cilën pikëpamje? Që “normaliteti i ri”, i cili pashmangshëm do të vijë pas krizës, të jetë më i mirë se ai para krizës – që prej tani duhet të fillohet të punohet dhe të vendosen bazat. Çka do të thotë kjo? – Kemi mundësi historike që me fillimin e negociatave për anëtarësim me BE të bëjmë ndryshime themelore në funksionimin e sistemit: institucione më funksionale, sundimin e së drejtës, biznes klimë më të mirë dhe më të parashikueshme, luftë me ekonominë e përhimtë, investime në kapital njerëzor, ekonomi të gjelbër dhe një sërë të reformave tjera strukturore, të cilat janë detyrë e jona që të bëhemi pjesë e familjes evropiane. Po ashtu, me krizën e Kovid-19, bota tekstualisht u bë e varur nga teknologjitë. Këtu para së gjithash mendoj në ekonominë digjitale dhe në përgjithësi në shoqërinë informatike.

Presim mundësi të reja edhe në aspekt të krijimit të vlerave të reja edhe në aspekt të kanaleve të distribuimit. Kriza ndoshta është kërcënim për disa sektorë, por për të tjera është mundësi dhe ajo duhet të shfrytëzohet. Do të kemi për qëllim krijimin e ekonomisë inovative dhe konkurruese. Do të thotë, paralelisht me masat, të cilat tani duhet të ndërmerren për shërimin e ekonomisë, duhet të punojmë edhe në masa dhe reforma të cilat më tej do ta përmirësojnë performansën tonë pas krizës.

Nëse dhjetë vitet e kaluara rritja e BPV-së mesatarisht ishte 2,6, vlerësoj se nëse zbatohen me sukses politikat e përkrahura edhe me integrimet euroatlantike, të cilat veprojnë si katalizator të rritjes, gjatë dhjetë viteve të ardhshme rritja mesatare do të dyfishohet, që do të thotë se në vitet më të suksesshme mund të tejkalohet kufiri psikologjik për rritje mbi 4 për qind. 

PO, POR SI DO TË BËHET KJO?

Thonë se financat janë qarkullim me gjak për ekonominë, gjë që është absolutisht e saktë, dhe do të shtoja edhe të shoqërisë, pasi të gjitha proceset janë të lidhura me financat. Qasjet e reja inovative janë mënyra më e mirë për kontribut ndaj përmirësimit të ekonomisë. Në këtë mandat personalisht do të angazhohem për vendosjen e konceptit për “SMART” financa.

ÇKA ËSHTË KONCEPT “SMART” FINANCA?

“SMART ose i përkthyer tekstualisht financa ‘të mençura’ do të jetë sistem i financave publike, i cili do të bazohet në strategjinë e qartë dhe do të jetë i qëndrueshëm, me përgjegjësi, i orientuar në reforma dhe transparent (S-strategical, M-mantainable, A-accountable, R-reform-oriented, T-transparent). Ky sistem i smart financave do t’i implementojë reformat të cilat duhet të bëhen në financat publike në kuptim të planifikimit afatgjatë dhe më cilësor të programeve buxhetore dhe buxhetet, do të jetë i vazhdueshëm, respektivisht i qëndrueshëm dhe në vazhdimësi do të veprojë drejt përmirësimit të transparencës. Në aspekt të filozofisë ekonomike ose ekonomisë politike, kjo do të thotë synim drejt modelit më të drejtë të financave publike shikuar në aspekt të të ardhurave, shpenzimeve dhe mënyrës së financimit, respektivisht thënë ndryshe, si mbushet dhe ku harxhohen paratë e qytetarëve.

Buxhetimi tradicional, i cili bazohet në nivelet inkrementale të financimit, duhet të riorientohen drejt buxhetimit, i cili është i orientuar drejt rezultateve. Respektivisht të shihet performansa e institucioneve dhe në pajtim me këtë të konfirmohet sa mjete do t’u ndahen institucioneve buxhetore për projekte në pajtim me atë se çfarë janë rezultatet e atyre investimeve. Në atë mënyrë do të tejkalohen planifikimet joreale, të cilat i kemi me vite, po edhe dekada pas, ku harxhimet kapitale janë planifikuar në mënyrë joreale, të cilat pastaj realisht dështojnë në realizimin. Më tej, planifikimi nga një në vit tjetër fiskal duhet të orientohet më shumë drejt planifikimit më afatgjatë. Pjesa më e madhe e projekteve strategjike dhe kapitale nuk realizohen gjatë një viti fiskal, por gjatë më shumë viteve dhe aftësia që të konfirmohet dinamika e vërtetë e projektit në afat të mesëm, mund të jetë me rëndësi thelbësore edhe për vet realizimin e këtij projekti.

Një nga shtyllat kyçe të këtij sistemi duhet të jetë transparenca dhe llogaridhënia për financat publike. Transparenca gjatë viteve të kaluara është “fjalë kyçe” në politikë, por vlera e saj reale për financat publike është se kjo është shkalla më e lartë e kontrollit fiskal. Dhe ia jepni informatën opinionit në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme – opinioni gjykon dhe vendos nëse ky është vendim i vërtetë dhe i arsyeshëm legal. Qytetarët janë ata të cilët i punësojnë deputetët, ministrat dhe funksionarët tjerë, qytetarët janë ata të cilët kanë gjykim të vlerës për punën e tyre, si dhe drejtimin në të cilin duhet të veprojnë institucionet.

Gjatë disenjimit të politikave dhe masave, do të udhëhiqemi nga parimi i llogaridhënies dhe matjes së rezultateve në realizimin e qëllimeve përmes të a.q. SMART Key Performance Indicators (S-specific goal, M-measurable, A-attainable, R-relevant, T-time-frame), ose qëllimet të specifikohen mirë, të mund të maten, të realizohen, të jenë relevante dhe të kenë kornizë kohore të implementimit.

SH_4ee7e.jpg

FOTO: FROSINA NASKOVIQ

CILA ËSHTË GJENDJA E FINANCAVE PUBLIKE, PËRKATËSISHT ARKA SHTETËRORE TANI? A KA NEVOJË PËR RIBALANC?

– Para fillimit të krizës Kovid në dy muajt e parë të vitit 2020, pagesa e të ardhurave në buxhet është solide, me rritje të të ardhurave totale prej 4.6 për qind në janar dhe për 4 për qind në shkurt krahasuar me vitin e kaluar, nga të cilat në janar rriten taksat dhe kontributet janë 10.7 për qind, ndërsa në shkurt 6.1 për qind. Por, mbyllja e ekonomisë për shkak të ndërmarrjes së masave shëndetësore ndikoi në realizimin e mëtejshëm të Buxhetit. Marrja e masave për të parandaluar përhapjen e Kovid-19 dhe vënia e shëndetit të qytetarëve në rend të parë, pati efekt në zvogëlimin e aktivitetit ekonomik, që pritej të reflektojë në arkën e Buxhetit.

Në mars, në fillim të marrjes së masave shëndetësore për parandalim të përhapjes së koronavirusit, pati një rënie në të ardhurat totale të taksave për muajin mars me 11 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Në prill, rënia e të ardhurave është 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar, në maj rënie prej 24 përqindëve. Pas rihapjes së ekonomisë, ka një përmirësim të rezultateve për qershorin dhe korrikun, me një rënie prej 9.6 përqindëve në qershor dhe në korrik kemi rritjen e parë mujore të të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar që nga fillimi i krizës me rritje totale të të ardhurave prej 1.4 përqindëve. Në gusht përsëri kemi një ngadalësim me rënie të të ardhurave krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar me 13.9 për qind. Në mënyrë kumulative, rënia e të ardhurave nga janari deri në gusht të vitit 2020 është 8.2 për qind. Sipas ribalancit që është bërë në maj, të ardhurat janë shkurtuar me 11.5 për qind krahasuar me buxhetin fillestar.

Në fillim të krizës, ekipi në Ministrinë e Financave hartoi disa skenarë për rezultatet e krizës së koronës, gjegjësisht si do të ndikojë në arritjet e të ardhurave të Buxhetit në vitin 2020. Në skenarin e parë ose atë të favorshëm – parashikohet rënie prej 20 përqindëve në anën totale të të ardhurave të Buxhetit të konsoliduar krahasuar me planin, që do të thotë ulje e të ardhurave me rreth 700 milionë euro. Në skenarin e dytë – e pafavorshmja, rënia e të ardhurave buxhetore do të jetë rreth 30 për qind, me çka do të rriteshin nevojat për rreth 1 miliard euro. Dhe në vendin e tretë më të pafavorshmin, nëse të ardhurat bien 40 për qind, nevojat shtesë do të ishin rreth 1.3 miliardë euro.

Sipas rezultateve aktuale, të ardhurat lëvizin në kuadër të parashikimeve, ndërsa me fondet e tërhequra nga eurobondi prej 700 milionë eurove nga instrumenti për financim të shpejtë të FMN-së prej 176.5 milionë euro, si dhe 160 milionë euro të paralajmëruara nga Komisioni Evropian dhe 50 milionë euro grant prej tyre, së bashku me fondet që i kemi në dispozicion nga Banka Botërore dhe nëse është e nevojshme gjetje e burimeve të tjera, dua të dërgoj mesazh të qartë për qetësim se financimi i deficitit dhe kredive që skadojnë deri në fund të vitit, do të sigurohet, madje do të sigurojmë edhe bafer për goditjet e mundshme të reja nga pandemia. Do të sigurojmë fonde të mjaftueshme për të financuar paketat e ardhshme të masave ekonomike për të zbutur efektet e krizës, si dhe rimëkëmbjen ekonomike në periudhën pas krizës drejt “normales së re”. Do të jetë një përparësi për të parë se ku janë mundësitë brenda Buxhetit, duke pasur parasysh se cilat programe ose projekte njihen me një probabilitet të lartë që ato nuk do të realizohen plotësisht deri në fund të vitit, duke tërhequr më pas financat në ekonominë tonë nga burimet e jashtme të financimit, si dhe duke konsideruar mundësitë për mobilizimin e burimeve financiare falas nga tregu i brendshëm financiar dhe kështu në koordinim me BPRM-në me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe monetar në ekonomi dhe se vendet e tjera më të zhvilluara sidomos në përdorimin e masave të reja jokonvencionale për të mbështetur ekonominë.

Nga dita e parë jam në koordinim me ekipin e Ministrisë së Financave, në baza ditore përcillet gjendja me të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit dhe nëse lind nevoja, do të reagohet në kohën e duhur. Sektori i biznesit dhe qytetarët do të kenë mesazhe me kohë dhe të qarta se cilat do të jenë politikat dhe masat tona ekonomike, në fakt dhe do të përshtatet në bashkëpunim me të gjithë faktorët në ekonomi dhe shoqëri dhe konsultime
me partnerët tanë të zhvillimit, siç është Banka Botërore, FMN-ja dhe institucionet tjera ndërkombëtare financiare.

I PËRMENDËT EUROBONOT DHE HUATË NGA FMN-JA DHE KE-JA. A DO TË KETË DEBI TË REJA DERI NË FUND TË VITIT?

– Janë siguruar fonde të likuiditetit që Buxheti të ekzekutohet normalisht në përputhje me planin deri në fund të vitit, gjegjësisht të paguhen rregullisht pagat e punonjësve, pensionet e pensionistëve, ndihma sociale, për të përmbushur rregullisht detyrimet ndaj ekonomisë, detyrimet ndaj kreditorëve, si dhe fondet për masa antikrizë për të ndihmuar ekonominë dhe përshpejtimin e revitalizimit. Ekziston gjithashtu një bafer (mjet sigurie), në varësi të zhvillimit të ngjarjeve, për një goditje të dytë të mundshme ose për servisim të pagesave që skadojnë në vitin 2021.

Deficiti buxhetor për vitin 2020 është projektuar në 6.8 për qind të BPV-së ose 751.2 milionë euro (46.2 miliardë denarë), ndërsa në bazë të borxheve të vjetra në vitin 2020 ato skadojnë, kedia PBG nga Banka Botërore në vlerë prej 155 milionë eurove, e cila u shlye më 29 janar, pastaj eurobono e emetuar në vitin 2015 në vlerë prej 178.3 milione eurove, kredia për gazifikimin e Maqedonisë në vlerë prej 13.5 milionë eurove dhe kredia afatshkurte nga bankat komerciale në vlerë prej 132.9 milionë eurove – të gjitha duhet të shlyhen në dhjetor. Gjithsej pagesa më të larta që arrijnë deri në fund të vitit, më saktësisht në dhjetor arrijnë në 324.7 milionë euro. Pjesa tjetër e detyrimeve janë hua më shumë vlera më të vogla si rezultat i periudhës më të gjatë të amortizimit.

Në qershor u emetua një eurobono në vlerë prej 700 milionë eurove, janë siguruar më tej fonde të lira përmes FMN-së prej 176.5 milionë eurove, dhe në fund të shtatorit duhet të tërhiqet kësti i parë prej 80 milionë eurosh nga Huaja për ndihmë makrofinanciare nga Komisioni Evropian, e cila është në vlerë të përgjithshme prej 160 milionë eurove. Në tregun e brendshëm përmes letrave shtetërore me vlerë pritet të tërhiqen përkatësisht deri në 250 milionë euro, në përputhje me nevojat. Mundësia për të tërhequr fonde nga Banka Botërore mbetet e hapur nga Projekti për përballje urgjente të Kovid-19.

Për sa i përket faktit nëse jemi të mbingarkuar me borxhe, zhvillimi i politikës prudente të borxhit publik në vitet e fundit dhe stabilizimi i borxhit, i cili më parë ishte në rritje të shpejtë, ka lënë hapësirë ​​fiskale për të tërhequr fonde në kohë krize. Duhet të përmendet edhe se borxhi publik është nën nivelin me kriterin e Mastrihtit, si dhe tek vendet e rajonit (me përjashtim të Bullgarisë dhe Kosovës) si dhe të Bashkimi Evropian kanë hua shumë më të lartë, madje dy herë më shumë se vendi ynë. Sidoqoftë, duhet të përcillet me kujdes dhe në periudhën afatmesme të vazhdohet me konsolidimin e deficitit buxhetor, gjegjësisht ngushtimi gradual i tij.

TASHMË PARALAJMËROHET SETI I KATËRT I MASAVE EKONOMIKE. ÇFARË DO TË KETË NË SETIN E KATËRT, CILAT JANË EFEKTET E TRE GRUPEVE TË PARA NË EKONOMI DHE ÇFARË NDODH ME “MASAT VJESHTORE” NGA SETI I TRETË – SI SKEMA E GARANCISË DHE KREDITË PA INTERES ME NJË GRANT PREJ 30 PËRQINDËVE?

– Pakoja e katërt i masave do të ketë për qëllim rimëkëmbjen ekonomike, gjegjësisht stimulimin e konsumit privat, por edhe nxitjen e investimeve në ekonomi. Këto masa duhet të ndërlidhen me masat e mëparshme dhe të injektojnë injeksion të ri të likuiditetit në ekonomi. Këtyre ditëve, Qeveria ka takime të vazhdueshme me palët e interesit, përkatësisht me dhomat e tregtisë, do të kemi edhe me sindikatat. Është e rëndësishme në vazhdimësi të mbahet dialogu me ta, veçanërisht në kohë krize dhe t’i shkëmbehen mendimet dhe idetë për hapat e ardhshëm.

Qeveria deri më tani ka dalë me tre set masash prej rreth 550 milionë eurove, ose rreth 5 për qind të BPV-së. Disa nga masat janë zbatuar tashmë, disa janë ende në vazhdim, disa do të zbatohen gjatë gjithë vitit, dhe disa janë afatgjata. Secili prej këtyre tre seteve korrespondon me fazat të ekonomisë maqedonase përmes krizës. I pari për ndihmën e parë për ekonominë, me kohë gjatë një periudhe zgjedhore kur nuk mund të bëhen ndryshime ligjore; i dyti – u sjellë shumë pak pas të parëit – synon të kapërcejë periudhën e mbylljes së lehtësirave dhe paketa e tretë, në maj për të mbështetur fillimin e rigjallërimit të ekonomia pas hapjes dhe fillimit të objekteve.

Grupi i tretë i masave parashikon një linjë të re të kredive pa interes në shumën 31 milionë euro përmes Bankës së Zhvillimit, e cila do të ketë një komponent granti prej 30 për qind të financuar nga Bashkimi Evropian, këto janë pjesë të 80 milionë eurove këstin e parë për të cilin një marrëveshje duhet të nënshkruhet deri në fund të muajit, kështu që masa pritet në tetor. Granti do t’u jepet kompanive të themeluara ose të drejtuara nga gra, kompani të tjera që punësojnë të rinj ose janë të orientuara drejt eksportit ose që do të prezantojnë inovacion, dixhitalizim dhe tregti elektronike në operacionet e tyre. Skema e garancisë shtetërore është planifikuar të zbatohet gjithashtu përmes Bankës së Zhvillimit. Qëllimi është përmes garancive të kredisë shtetërore që shteti të ofrojë mundësi shtesë dhe qasje më të lehtë në mjete financiare për të mbështetur rrezikun privat përmes ndërmarrjes së një pjese të kredive ndërsa fondet do të vendosen përmes bankave tregtare.

Për ta përmbledhur, duhet të kemi politika të hartuara mirë, të bazuara në evidencë dhe të matet rezultati i tyre. Në këtë pikëpamje, fokusi është tashmë në dizajnimin e grupit të katërt të masave duke përfshirë ridizajnimin ose përmirësimin e disa prej tyre ekzistuese që kanë potencialin për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.

MË NË FUND, ÇFARË MUND TË PRESIM SI AKTIVITETET TUAJA FILLESTARE DHE ANGAZHIME PRIORITARE NË MINISTRINË E FINANCAVE?

Duhet të them se është një sfidë e madhe, gjithmonë ka gjëra urgjente që presin, por jashtëzakonisht e rëndësishme është përcaktimi i përparësive, duke mos lënë anash punë të rëndësishme, gjegjësisht realiteti është se ne do të duhet të punojmë paralelisht në disa fronte.

Ndër aktivitetet e para që do të dominojnë axhendën time të punës do të jenë aktivitetet përgatitore për setin e katërt të masave, dhe tashmë nga dita e parë si përfaqësues të Qeverisë kemi pasur takime me dhomat e tregtisë. Në atë drejtim, takimi im i parë zyrtar si ministër i Financave ishte me ambasadorin e BE-së me qëllim të tërheqjes së këstit të parë prej 80 milionë eurove nga BE-ja të caktuar për mbështetje për të kapërcyer kovid-krizën. Takimet intensive do të pasojnë javën e ardhshme me Bankën Botërore, FMN-në, BERZH-in si dhe takimin onlajn me kryetarin e Bankës Botërore në kuadër të takimeve vjetore të organizuara nga Banka Botërore dhe FMN-ja. Në Ministri tashmë bëhen të gjitha përgatitjet në lidhje me procesin e ardhshëm për përgatitjen e Buxhetit për vitin 2021. Konsideroj se përveç kapaciteteve në Ministri, me qëllim të planifikimit afatgjatë dhe strategjik, veçanërisht në kohë krizash, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të punësuar ekspertë jashtë ministrisë, gjegjësisht aktivizim të Këshillit fiskal nga ekspertë të njohur dhe me reputacion, ku do ta analizojnë situatën dhe do të propozojnë përmirësimin e gjendjes së financave publike.

Prioriteti kryesor do të jetë zbutja e efekteve të kovid-krizës dhe sigurimi i një baze solide për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe sigurimin e përshpejtuar të post-periudhës së krizës, dhe në të njëjtën kohë të ndjehet nga një numër më i madh i qytetarëve përmes përmirësimit të standardit dhe cilësisë së jetesës së tyre. Do të përqendrohem gjithashtu në forcimin e kapacitetit të Ministrisë së Financave që ka rol kryesor dhe përgjegjësi në krijimin e politikave ekonomike të Qeverisë.