“Jahja Kemal”, e përgatitur për vitin e ri shkollor

“Jahja Kemal”, e përgatitur për vitin e ri shkollor

Intervistë me Syriya Tauk, drejtor i marrëdhënieve me publikun në në shkollën private “Jahja Kemal” e publikuar ne platformen Anticovid.

Shkolla “Jahja Kemal” rrugëtimin e suksesit dhe cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm e nisi në vitin 1996. Këtë viti kjo shkollë hapet në përputhje me protokollet e nënshkruara midis gjimnazeve Jahja Kemal dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shkolla mban emrin e njërit nga shkrimtarët dhe poetët më të njohur turk, Jahja Kemal Bejatli.

Ja ecuria e zhvillimit të Kolegjit “Jahja Kemal” në Maqedoninë e Veriut:

  • Nëntor, viti 1996, Kolegji Jahja Kemal në Autokomandë – Shkup
  • Nëntor, viti 1999, Kolegji Jahja Kemal në Gostivar
  • Shtator, viti 2002, Kolegji Jahja Kemal në Strugë
  • Shtator, viti 2007, Kolegji Jahja Kemal në Butel-Shkup
  • Shtator, viti 2008, Shkolla fillore Jahja Kemal në Shkup
  • Shtator, viti 2009, Shkolla fillore Jahja Kemal në Strugë
  • Shtator, viti 2010, Kolegji Jahja Kemal në Strumicë
  • Shtator, viti 2011, Kolegji Jahja Kemal në Tetovë

Në shkollën “Jahja Kemal”, jo vetëm se ofrohet arsim cilësor, por aty ka kushte të nivelit më të lartë ndërkombëtar për punë, kuadër profesional dhe i përgatitur, i cili prodhon gjenerata për tregun e punës në fusha të ndryshme.

Qëllimi mësimor- arsimor i shkollave që mbajnë emrin “Jahja Kemal” është ofrimi i arsimit pa ndarje sipas gjinisë, racës, fesë ose përkatësisë politike.

Në intervistën për Anticovid, drejtori i marrëdhënieve me publikun i Jahja Kemalit, zoti Surija Tauk shprehet decid se kjo shkollë në kushtet e pranisë së virusit Covid 19 maksimalisht është e përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor, si në formën onlajn, por edhe me prani fizike, pasi janë bërë përgatitet e nevojshme.

SH 160c4

ANTICOVID: ZOTI TAUK CILI ËSHTË MENDIMI JUAJ LIDHUR ME MASAT, QË I MIRATOI QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT PËR NDJEKJEN E PROCESIT MËSIMOR NË PERIUDHËN KUR BALLAFAQOHEMI ME COVID 19?

TAUK: Masat që u morën nga Qeveria e re e Maqedonisë, në kohën e Covidt, sidomos kur filloi ishin sipas nevojave të duhura dhe besoj se i kanë dhënë rezultatet e veta.

ANTICOVID: SA SHKOLLA JUAJ ËSHTË E PËRGATITUR QË TË REALIZOJË MËSIMIN, SIPAS PROTOKOLLEVE TË REJA SHËNDETËSORE?

TAUK: Sa është e përgatitur shkolla Jahja Kemaë për vitin e ri shkollor? Besojmë se është 100 për qind e përgatitur. Ne ftuam Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë, ishin në inspektim të tre shkollave tona dhe besojmë se qind për qind të gjitha protokollet e reja, nga vendi dhe jashtë praktikohen dhe besojmë e shpresojmë se nga 1 tetori do të fillojmë mësimin në mënyrë të rëndomtë.

ANTICOVID: ZOTI TAUK A JENI TË KËNAQUR NGA GJYSMË – VJETORI I KALUAR I ZHVILLUAR SIPAS SISTEMIT ONLAJN APO NË DISTANCË? A KENI BËRË EVALUIM DHE ÇFARË THONË REZULTATE?

TAUK: Nga gjysmë – vjetori i dytë i vitit të kaluar jemi shumë të kënaqur. Besojmë se jemi ndër të vetmet shkolla në të cilat u zbatua mësimi onlajn qind për qind.

ANTICOVID: SA MËSIMDHËNËSIT JANË TË PËRGATITUR PËR PROCESIN MËSIMOR SIPAS SISTEMIT ONLAJN?

TAUK: Mësimdhënësit tanë vitin e kaluar kanë ofruar mësimdhënie në platformë të vjetër, ndërsa sivjet do të kemi platformë të re dhe mësimdhënësit dhe nxënësit janë të përgatitur dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm që të fillojmë me VIAR sistemin!

ANTICOVID: CILI ËSHTË MENDIMI JUAJ LIDHUR ME RRJEDHAT E REJA NË ARSIM? A MUND TË ZËVENDËSOHET SISTEMI TRADICIONAL I MËSIMDHËNIES?

TAUK: Jahja Kemal është gati të zbatojë teknologjinë e re në arsim përmes VIAR sistemit dhe shpresojmë që i njëjti do të zbatohet në çdo klasë.

ANTICOVID: SA SHKOLLA JUAJ I PËRMBUSH KUSHTET TEKNOLOGJIKE, QË TË JETË NË HAP ME ZHVILLIMET BASHKËKOHORE ARSIMORE?

TAUK: Në shkollën tonë, siç e dini, të gjitha klasat posedojnë tabela të mençura (smart) dhe teknologjia është e zbatuar qind për qind në objektet tona shkollore.

ANTICOVID: ZOTI TAUK, A MENDONI SE KA NEVOJË QË EDUKIMI MEDIATIK APO NJOHJA E NXËNËSVE ME IDENTIFIKIMIN E LAJMEVE TË RREME DUHET TË JETË PJESË E SISTEMIT ARSIMOR NË MAQEDONINË E VERIUT?

TAUK: Nevoja më e madhe momentalisht , posaçërisht në shkollat fillore është arsimimi/ edukimi mediatik, sepse lajmet e gënjyera, fejk njuz dhe gjithë tjerat nuk janë të përgatitur që t’i identifikojnë jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit. Prandaj, nevojitet që Ministria e Arsimit të inkuadrojë arsimimin mediat në plan – programet shkollore.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.