Intervistë: Ambasadori francez Timonie: Duhet të forcohet sundimi i së drejtës

Intervistë: Ambasadori francez Timonie: Duhet të forcohet sundimi i së drejtës

Ambasadori francez Kriostijan Timonie ishte dëshmitar it ë gjitha ngjarjeve historike të cilat ndodhën në Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit, sikurse është ndërrimi i emrit. Por, z. Timonie nuk ishte  vetëm një shikues i thjeshtë, por ai aktivisht ishte i përfshirë në zgjidhjen e të gjitha kontesteve historike me rëndësi për vendin dhe është një nga ambasadorët më aktiv në vend. Gjatë mandatit të tij kemi pasur marrëdhënie shumë të përafërta dhe të mira dhe si redaksi e ZAMAN Maqedoni kemi pasur më shumë takime me atë. Me rastin e 100 vjetorit pas përfundimit të luftës në mes Gjermanisë dhe Francës Timonie iu drejtua opinionit në Maqedoni përmes revistës ZAMAN Maqedoni. Sot kemi  nderin e veçantë që ta prezantojmë intervistën  fundit të ambasadorit ku ka dhënë një perspektivë të posaçme ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë mandatit të tij.

ZOTI AMBASADOT, AFROHETY FUNDI I MANDATIT TUAJ NË MAQEDOININBË E VERIUT. SI E PËRSHKRUANI PERIUDHËN QË E KENI KALUAR KËTU?

Ky mandate ka kaluar në shenjë të ndryshimeve të mëdha. Ato konkretisht manifestohen me vetë hyrjen simbolike të vendit në NATO dhe para se gjithash, me hapjen e sërishme të rrugës së vendit kah Bashkimi  Evropian. Franca tërësisht e mbështet atë perspektivë.

FUNKSIONIN  AMBASADORI E PËRFUNDONI NË PERIUDHËN MË TË VËSHTIRË  PËR VENDIN TONË. GJITHMONË KENI POTENCUAR SE DUHET TË BËHEN REFORMA. SI I VLERËSONI REFORMAT E DERITANIOSHME ?  A MENDONI S EKANË TË NEVOJSHME PËR NJË VEND, KANDIDAT PËR ANËTARËSIM NË BE?

 Në raportet e komisionit Evropian janë notuar aktivitete e rëndësishme  në sferën e legjislacionit dhe ndryshimet në pozicionet. Është krijuar një klimë shumë më liberale në  sfera të rëndësishme që e përafrojnë vendin deri te praktikat veropiane. Për fat të mirë, ishte mbyllur një periudhë e mungesës liberale. Mbetet që të aplikohen ligjet e miratuara, që të realizohen reformat tjera në sferën e gjyqësisë dhe të administratës si dhe lufta kundër korrupsionit dhe të shmanget rreziku nga kapja e sërishme e shtetit nga cila do strukturë politike. Do të ishte më e dëshirueshme që anëtarët si Franca, të cilët dëshirojnë  që vendi të kualifikohet sa më shpejt në rrugën e saj evropiane , të mundte të shohin se ekziston përafrim tek partitë në lidhje me avancimin kah Bashkimi Evropian.

AMBASADODR, KOALICIONI ZAEV-AHMET KA PUBLIKUAR PROGRAMIN QEVERISËS, CILAT JANË PRITJET E FRANCËS PËR PERIUDHËN E ARDHSHME TË QEVERISJES ZAEV-AHMETI.

Partitë e koalicionit janë pajtuar që ta realizojnë reformën që priteshin nga BE. Kuptohet nga ato pritet të tregojnë aftësi për punë të përbashkët në drejtim të plotësimit të agjendës së caktuar. Ajo përfshin dhe regjistrimin e popullsisë sipas kritereve evropiane të “Eurostat” e cila me padurim po pritet.

ÇFARË MENDONI PËR VETINGU I SHPALLUR SI PJESË E REFORMAVE NË GJYQËSI POR PËR TË CILAT AKOMA NUK JANË GJETUR MEKANIZMA PËR REALZIMIN E TYRE?

Vetingu është procedurë radikale që meriton  me kujdes të  shqyrtohet që të mos prishet sistemi i drejtësisë dhe të mos shkaktojë manipulime ose presion nga ana e atyre që e realizojnë. Përvoja në këtë sferë meriton një  kujdes të veçantë dhe matje të punëve. Nga ana tjetër ne e japim  gjithë mbështetjen tonë për zgjedhje dhe trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve public, dhe më pas edhe promovimin  sipas kritereve që garantojnë kualitetin e tyre dhe pavarësinë. Marrë në përgjithësi,  tradicionalisht presioni nga ana e pushtetit duhet të zëvendësohet me praninë  e përgjithshme neutral.

FRANCA DHE DISA VENDE TJERA VITIN E KALUAR KUNDËRSHTUAN  HAPJEN E BSIEDIMEVE ME MAQEDONINË E VERIUT DHE SHQIPËRINË, MADJE DHANË EDHE DISA KAPITUJ SHTESË. PSE FRANCA SHPREHU MENDIM MË NDRYSHE NGA VENDTE TJERA?

Franca së bashku me vendet tjera, kërkojnë rrugën kah anëtarësimi në BE që të jetë më reale dhe më mirë të përgjigjen problemeve të vendeve të tjera. Në këtë mënyrë, avancimi do të jetë më adekuat i ndërtuar, dhe nëse është e nevojshme, do të mundet të merret parasysh çdo stagnim. Bëhet fjalë për atë që tu ndihmohet vendeve në reformat e tyre, që ata të mund të jenë reale dhe të mos çojnë në demoralizim ose në mbijetesën e sistemeve ekonomike dhe sociale. , por po ashtu edhe në planin politik të cilat pamjaftueshëm janë të orientuar kah  praktikat evropiane dhe vlerave.  Tani është e nevojshme konsolidimi ose krijimi i bazës së sundimit të së drejtës, që është thelbi i konstruksionit evropian, kundrejt disa përvojave populiste  dhe liberale.

NGA ANA TJETËR, TANI MAQEDONIA E VERIUT KA NJË PROBLEM TË RI ME BUGARINË FQINJE, E CILA KA PARALAJËMRUAR SE DO TË VË VETO NËSE NUK ZGJIDHET PROBLEMI EM GJUHËN. SI I KOMENTONI KËTO NDODHI DHE DO TË GJEË BE-JA MËNYRË PËR BALLAFAQIMIN ME KËTË PROBLEM?

Deri tani raportet në mes dy vendeve ka ecur përpara me nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi nga 2017. Vlerësojmë se vullneti i mirë dhe fryma evropiane e dialogu ndërmjet dy qeverive, si dhe guximi i akterëve të ndryshëm politik të mos tërhiqen nga ky kurs i volitshëm që është në interes të të dyja vendeve dhe stabilitetit rajonal. Nuk mund të importojmë konteste historike në konstruksionin evropian.: sigurisht ekzistojnë zgjidhje që do ta ruajnë identitetin  dhe krenarinë kombëtare të palëve  që të mundet bashkërisht dhe pa pasur ndonjë mospajtim të gjenden në BE.

Timonier 9d125

NË VENDET KU DEMOKRACIA TËRËSISHT NUK ËSHTË IMPLEMENTUAR, EKZISOTJNË SEGMENTE NGA SHOQËRIA KU PRAKTIKOHEN  PADREJTËSITË DHE TORTURA, EKZISTOJNË SHUMË RASTE KU PO SHKELEN TË DREJTAT E NJERIUT. CILAT JANË PLANET E FRANCËS, NJË NGA VENDET MË TË ZHVILLUARA NË VEROPË, PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NGA KATEGORITË E RREZIKUARA? CILAT NISMA I NDËRMERR FRANCA NË KËTË PLAN?

Kontesti në luftën globale kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ka dhënë një rëndësi të tjetër të torturës dhe veprimit të keq, kundër  asaj që është më e rëndësishme të luftojmë sepse ndodhin në vende ku njerëzit mbahen në paraburgim, në lokacione të fshehta ose të panjohura që de fakto është veprim antiligjor. Më së shpeshti janë kundërshtarët politik, përfaqësues të pakicave religjioze, LGBT persona, ose persona të dyshuar për terrorizëm, të cilët janë  lëndë e një procedimi të këtillë. Franca i kushton një kujdes të veçantë luftës kundër gjendjes faktike. E ka ratifikuar Konventën e 1984 me të cilën përcaktohet si dhunë kundër njerëzimit atëherë kur përdoret në mënyrë të përhapur dhe sistematike. Në maj Franca e ka dorëzuar raportin e saj katërvjeçar  që është një nen i detyrueshëm për 169 vende nënshkruese. Përkundër kësaj, së bashku me 84 vende anëtare, ajo iu bashkua edhe protokollit zgjedhor që parashikon  inspektime të mundshme në Nënkomitetit për preventivë. I fundit u mbajt më 2019. Përkundër kësja, Franca është aktive në suaza të Kombeve të bashkuara, duke përkrahur aktivitetet e raportuesit special të Kombeve të bashkuara për aplikimin e torturës dhe kontribuon në fondin për raporte vullnetare të viktimave nga tortura. Franca tërësisht është e inkuadruar në realizimin e Rregullores së BE për torturë e reviduar në 2019  të cilat në thelb janë veprime konkrete të vendeve-anëtare. Kur vlerësojmë se është adekuate, ajo ndërmerr hapa konkret me partnerët e saj evropian në dobi të  rasteve individuale të konstatuara në vendet e treta.  Po ashtu e mbështet zhvillimin e standardeve ndërkombëtare përmes diskutimeve me shtetet tjera dhe zhvillimin e aksioneve ndërkombëtare të të gjitha forumeve relevante,  me qëllim që lufta kundër zhdukjes me dhunë, kidnapimin, diskriminimin nga të gjitha llojet dhe dënimin me vdekje, të gjitha të lidhura ngushtë me format e ndryshme të torturës.

NË BALLKANIN PERËNDIMOR KA TENDENCA TË VENDOSET NJË MINISHENGEN ZONË. A MENDONI SE KJO DO TË JETË NË DOBI TË VENDEVE NGA BALLKANIN PERËNDIMOR, TË CILAT KONSIDEROJNË SE AJO MUND TË ÇOJË NË NDARJE NGA BE? SITUATA NË MAL TË ZI PAKSA ËSHTË E KOMPLIKUAR, MENDONI SE DO TË KETË NDRYSHIME NË DREJTIMIN POLITIK?

Të gjitha hapat që orientohen kah përforcimi i raporteve në mes popullsisë së rajonit,  madje duke respektuar ardhmërinë  e tyre evropiane dhe në pajtim me të drejtat evropiane janë të mirëseardhura. Qëllimi është që të përmirësohen komunikimet, të lehtësohen  kontaktet ekomomike dhe njerëzore, përmes prishjes së izolimit dhe promovimit të dialogut ndërmjet shteteve. Perspektiva evropiane në kuadër të atyre marrëveshjeve, kuptohet patjetër të jetë e pranishme.

ZOTI AMBASADOR, MOMENTALISHT PO BALLAFAQOHEMI ME KRIZËN SHËNDETËSORE E SHKAKTUAR NGA KOVID-19 E CILA NDIKOI NË EKONOMITË E VENDVE TË NDRYSHME, PËRFSHI EDHE VENDET E BE-SË DHE VETË BE. MUND TË PRESIM ESKALIM TË SITUATAËS DHE A MUND TË SJELL KJO PROBLEME NË EKONOMINË EVROPIANE?

Pandemia është shkaktar për ekonominë globale, po ajo është edhe një mundësi për forcimin e solidaritetit tonë evropian, përmes masave financiare të destinuara që tu ndihmojnë  atyre që më së shumti janë goditur.

Kjo mundësi që të demonstrohet vlera evropiane projekt për mbrojtjen dhe shoqërimin e forcave në shërbim të sigurisë së përbashkët. Sigurisht se edhe ekonomia evropiane po ballafaqohet me sfida të reja, por kjo mundësi për ne që veprojmë në aspekt të ndryshimeve që po ndodhin në sferën e zhvillimit të qëndrueshëm, të energjisë ripërtrirëse, në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mendimeve për pavarësinë e Unionit në disa sektorë të caktuar strategjik. Kriza e tanishme  ndoshta do të na mundësojë të shkojmë përpara  me studimin e qasjeve të tepërta të kontabilitetit  shtojcë të investimeve të reja për ardhmërinë sikurse Franca ka dëshiruar më herët.

BU KA NDARË MJETE PËR ZHVILLIM EKONOMIK TË VENDEVE EVROPIANE, PËRFSHI EDHE MAQEDONINË E VERIUT. A PLANIFIKON BE-JA QË TU NDIHMOJË EDHE VENDEVE  SI MAQEDONIA  E VERIUT NËSE SITUATA NË FUND PO PËRKEQËSOHET?

Franca përmes deklaratave të presidentit të saj, tashmë ka tërhequr vëmendjen e vendeve anëtare akoma para pandemisë për nevojën që të sigurohet mbështetje më e madhe ndaj shteteve e ballkanike të cilave u është dhënë mundësia për zgjerim. Akoma po bëhen përpjekje dhe ato janë marrë parasysh shumë më tepër se më parë në projeksionet e reja buxhetore që më së voni do ti sjell BE-ja. Ajo është më investitori i parë dhe dhënës i ndihmës në rajon. Po zhvillohen dhe miratohen një seri e projekteve të mëdha për mbështetjen e ekonomisë së re të gjelbër: bëhet fjalë zgjedhje strategjike e cila përgjigjet në vullnetin e popullatës në Ballkan dhe interesave të BE. Franca plotësisht është e inkuadruar në ato projekte përmes strategjisë që kërkon presidenti Makron e cila më vonë do të rezultojë me përfshirjen e agjensionit tonë francez për zhvillim.