Bashkëpunim kulturor mes Maqedonisë dhe Kinës

Bashkëpunim kulturor mes Maqedonisë dhe Kinës

Ministri i Kulturës , Robert Allagjozovski dhe ministri i Kulturës i Republikës popullore të Kinës, Luo Shuang dje në Kinë nënshkruan Program ekzekutiv për bashkëpunim kulturor mes Republikës së Maqedonisë dhe RP të Kinës për periudhën 2018-2023. Takimi u mbajt në kuadër të Forumit të tretë të Nismës për bashkëpunim mes RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (16 + 1) që këto ditë po mbahet në qytetin Hangxhou në Republikën Popullore të Kinës.

 

"Me programin, minsitritë obligohen se do ta mbështesin dhe inkurajojnë bashkëpunimin mes institucioneve kulturore dhe artistëve nga të dy vendet. Programi është i dyti me radhë i këtij lloji dhe e modelon kornizën juridike e cila do ta avancojnë bashkëpunimin mes dy minsitrive të kulturës. Ai parasheh këmbim të ansambleve interpretuese-artistike nga të dy shtetet, këmbim të ekspozitave, hulumtime akademike, punëtori nga sfera e literaturës, filmit dhe aktivitete të tjera shkencore. Gjithashtu, në pajtim me Programin ekzekutiv, dy shtetet do të insistojnë që në të ardhmen ta stimulojnë bashkëpunimin mes shoqatave të shkrimtarëve, institucioneve nga sfera e trashëgimisë kulturore dhe ekspertëve dhe profesionistëve nga kjo sferë", kumtoi Ministria e Kulturës.

Me këtë dokument, shton Ministria, dy shtetet i manifestojnë edhe angazhimet e veta për pjesëmarrje aktive në aktivitetet që janë pjesë e "Kina - EQL Forum për bashkëpunim kulturor", ndërkaq në korniza të të cilit organizohen kampe vallëzimi, vizitë të drejtorëve të festivaleve, forume për mbrojtjen e trashëgimisë jomateriale kulturore, industri kulturore dhe kreative dhe përmbajtje të tjera.

Bashkëpunimi në sferën e kulturës mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës është rregulluar me disa dokumente, me Marrëveshje mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe me Programe ekzekutive mes ministrive të kulturës.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.