Takim me librat, tani biblioteka është kudo..edhe në rrugë Ibn Sina, themeluesi i mjekësisë moderne

Takim me librat, tani biblioteka është kudo..edhe në rrugë

‘Rapana’ është biblioteka e parë rrugore në Varna, Bullgari, e krijuar nga arkitektët e rinj Yuzdzhan Turgaev, Boyan Simeonov, Ibrim Asanov dhe Mariya Aleksieva.

Ideja e konceptuar prej arkitektëve të rinj lokalë erdhi pasi të rinjtë janë të fokusuar drejt rrjeteve sociale dhe po jetojnë në një epokë digjitale dhe për këtë arsye ata janë larguar nga leximi i librave.

Forma e bibliotekës është frymëzuar nga guaska e një kërmilli deti, një pamje e zakonshme në Varna. Në kohën e lirë njerëzit mund të ulen të lexojnë apo të shijojnë punën e artistëve të rrugës .

Biblioteka e rrugës është ndërtuar duke përdorur 240 pjesë druri dhe mund të mbajë 1500 libra.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.