INTERVISTË | BEHARE NEZIRI: OENEUM, KA PUNUAR QË RINIA TË JETË MË AFËR LIBRIT

INTERVISTË | BEHARE NEZIRI: OENEUM, KA PUNUAR QË RINIA TË JETË MË AFËR LIBRIT

Shoqata e shkrimtarëve “OENEUM”, është themeluar para tre viteve si një vazhdimësi e një numri të madh të krijuesve të letrave shqipe që kishin punuar pa reshtur. Për të mësuar më shumë për historikun e kësaj shoqate dhe rolin që ka në letrat shqipe ne intervistuam kryetaren e shoqatës “OENEUM”, Behare Neziri e cila për revistën “Zaman”, i shpalos të gjitha planet dhe aktivietet që do të mbahen gjatë këtij viti.

Oeneumi identifikohet me emrin e vjetër të Tetovës

Kur është themeluar shoqata “OENEUM”, historiku i shoqatës?

Së pari më lejoni që t’u falënderoj për respektin që e bëni jo vetëm për mua si Kryetare e shoqatës, por edhe për mua si poete dhe kuptohet, shoqatës “OENEUM” si një derë e hapur për ardhjen e shumë aktiviteteve kulturore mes shoqërisë tonë e, në veçanti të komunitetit shqiptar, që si gjithmonë ndër shekuj ka ditë t’i veçoj të mirën dhe të keqen mes stuhive të moteve.

Pra, duke e ndjekur trashëgimin e të shkruarit të penave shqiptare në këto anë dhe, duke u përpjekur që të jemi sa më të organizuar e, që pas pasardhësve t’u lëmë një qendër takimi, e pamë të arsyeshme që të themelojmë një shoqatë shkrimtarësh, që sipas mendimit tonë do të jetë një zë e një rrugë për ecjen e brezave drejtë aspiratave të cilat si synim i kemi trashëguar ndër breza të mos them që nga letërsia gojore e deri më sot. Dhe, kjo ndodhi më 2015-tën, kur edhe u legalizua shoqata jonë në kuptimin institucional. Kështu që, ne, edhe filluam të veprojmë si shoqatë e shkrimtarëve të emërtuar “OENEUM”, duke u bazuar në emrin e vjetër të qytetit tonë, Tetovës, që sipas të gjitha dëshmive ka qenë edhe si pioniere e letërsisë në shtetin ku jetojmë. Më kujtohet, që kryetar i parë i shoqatës u zgjodh z.Ejup Ajdini me shumicë votash nga Kuvendi dhe, u zgjodhën njëkohësisht edhe anëtarët e Kryesisë së shoqatës e, më pas u zgjodh zonja Zejnepe Alili-Rexhepi dhe pas saj, para një muaji u zgjodha unë si Kryetare, kuptohet që bashkë me mua u zgjodh edhe kryesia e re.

Me këtë dua të them se në Shoqatën e Shkrimtarëve “OENEUM”, respektohet statuti dhe rregullorja e shoqatës, ku në çdo dy vite bëhen edhe zgjedhjet si të Kryesisë po ashtu edhe të organeve drejtuese të shoqatës.

cmimi 61f88

Cilat janë aktivitete kryesore, që ka zhvilluar shoqata?

Shikoni, Shoqata e Shkrimtarëve “OENEUM” brenda vitit realizon shumë aktivitete, por pesë nga aktivitetet janë edhe si pika të theksuara të shoqatës:

Të kujtojmë yjet letrare

Personaliteti letrar i vitit

Poetët e rinj

Festivali Ballkanik, dhe

Festat e Nëntorit

Pra, aktivitetet që i theksova janë edhe parim i yni, që kana marr edhe karakter tradicional, kurse si aktivitet tjetër, kuptohet, përveç promovimit të veprave letrare e penave të reja, mund të theksoj edhe Valën e Re Kulturore, që organizohet nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës, dhe financuar materialisht po nga kjo Ministri, me të cilin aktivitet e bëmë edhe Karvanin poetik, dhe atë, duke filluar nga qyteti i Dibrës e më pas në Kumanovë, për të arritur kulmin e aktivitetit në Manastir, në shtëpinë e Kongresit të Alfabetit, ku pos njohjes me njerëzit dhe qytetin, u mbajt edhe ORA POETIKE, nga poetët shqiptarë nga të gjitha qytetet e shtetit tonë - Maqedonia. Ishte kjo një ide që t’i vizitojmë e të dëgjohet zëri i kulturës shqiptare edhe atje ku aktivitetet kulturore janë më të pakta.

Dekorata

A jeni e para femër në krye të shoqatës?

Jo, siç thashë edhe më parë, Kryetare e parë femër e shoqatës është zonja Zejnepe Alili-Rexhepi, unë jam e dytë Kryetare dhe besoj dhe jam e bindur se pas meje do të jenë edhe tjera poetesha e shkrimtare, mbase edhe në kryesi gati gjysma jemi të gjinisë femërore. Zgjedhja ime si kryetare u bë atë ditë që u mbajt edhe Kuvendi i Shoqatës së Shkrimtarëve “OENEUM”, më datë 3 shtator 2018. E, sa i takon pjesës së dytë të pyetjes së parashtruar se kush është Behare Neziri, po ua them në pika të shkurtra: Behare Neziri e lindur është në fshatin Debërcë, ku edhe mori mësimin fillor, kurse atë të mesëm dhe fakultetin në Tetovë. Që në bankat e fillores e kishte pasion leximin dhe, krijimin e në veçanti poezinë. Shumë kohë punon si gazetare e moderatorë në TV. Për poezi është dekoruar disa herë me vende të para si dhe më 2016-ën libri i saj u shpërblye me çmimin e parë, si vëllim poetik më i mirë i vitit, që organizohet nga Shtëpia e Kulturës “Koço Racin“ në Shkup. Është autore e disa kritikave letrare dhe, e katër vëllimeve me poezi, si:

  1. Në lulishten e dashurisë
  2. Prush dashurie
  3. Odeoni i shpirtit tim
  4. Sytë e dashurisë

Bashkëpunimi me të gjitha shoqatat është në nivel

oeneum1 1ad4e

Në çfarë niveli është bashkëpunimi juaj me shoqatat tjera të shkrimtarëve dhe ato kulturore?

Në si Shoqatë e Shkrimtarëve “OENUM”, jemi të hapur për të gjitha shoqatat për bashkëpunim, jo vetëm brenda Maqedonisë por edhe më gjerë. Sa i takon bashkëpunimit, si Shoqatë, kemi edhe memorandume me shumë shoqata të tjera. Bashkëpunimi, jo vetëm që na ka njohur me të tjerë, por edhe na ka hapur shtigje të reja për veprime ndërkombëtare e mes botës shqiptare.

Sa ndikon kjo shoqatë, që tek rinia të rritet interesimi për librin?

Të jem e sinqertë, Shoqata e Shkrimtarëve “OENEUM”, jo vetëm që ka zgjuar nga gjumi rininë që të jetë sa më afër librit, por edhe ka organizuar takime të drejtpërdrejta me rininë dhe nxënësit. Kështu që ja vlen të them disa fjalë edhe për projektin KARVANI POETIK, në malësinë e Sharrit, që u realizua me sukses të veçantë, pasi, pos dhurimit të librave u organizuan edhe orët letrare si në fshatin Shipkovicë po ashtu edhe në fshatin Sellcë, ku u ndanë edhe mirënjohje për nxënësit si simbol edhe si motiv për talentet e rinj të këtyre anëve, që këtë vit besoj se do realizohet edhe nëpër anët tjera të Tetovës e më gjerë. Kuptohet, gjithmonë me përkrahje të Komunës së Tetovës dhe Ministrisë së Kulturës, që nëse më lejohet mundem edhe t’u falënderohem edhe në këtë intervistë dhe, besoj se për sukseset që i kemi arritur dhe besnikërinë që e kemi kjo përkrahje nga institucionet do të vazhdoj jo vetëm me mua por edhe pas meje.

Aktivitete të shumta do shënojnë festat e Nëntorit

Cilat aktivitete i parashikoni, t’i realizoni gjatë këtyre muajve?

Siç thashë kemi shumë aktivitete, por gjatë muajve në vijim do t’i veçoja tre aktivitete, si: Poetët e rinj, aktivitet i financuar nga Ministria e Kulturës, ku do të mbahet takimi me poetët e rinj nga Maqedonia dhe nga trojet shqiptare, si dhe do të bëhet promovimi i Antologjisë poetike titulluar “Odeoni i Fjalës”, ku janë të përfshirë poetët që ishin pjesëmarrës nga viti i kaluar. Festat e Nëntorit, që do të mbahet në muajin Nëntor, duke i takuar në Manastir, Ditën e Alfabetit dhe Vitin e Skënderbeut, dhe Personaliteti letrar i vitit, ku këtë vit do të jetë njëri ndër themeluesit e Shoqatës dhe anëtarë i nderi i Shoqatës z. Ejup Ajdini. Po ashtu Shoqata OENEUM, ka marr Mirënjohje nga Komuna e Tetovës për kontributin e dhënë ne kulture.

Plejada 6885c

Çfarë ka botuar deri më tani kjo Shoqatë, dhe a ka Shoqata revistë periodike?

Shoqata jonë, deri më sot ka botuar tre vepra letrare, të cilat besoj që t’i promovojmë në vijim. Kurse sa i takon Revistës, po, ne e kemi revistën tonë PLEJADA e cila botohet që nga themelimi me katër numra në vit. Dhe patjetër më duhet që të them se edhe revista financohet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Tetovës.

Për fund, Behare Neziri, si e shikon të nesërmen e Shoqatës?

Më mirë e më aktive se sot, shpresoj të nesërmen në krye të Shoqatës të jetë po femër, poete apo shkrimtare e re, sepse synimi im është që Shoqatën të lë në duart e rinisë, për pavdekshmëri.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.