Një kohë kur brendi Fiço ishte i ri... Në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar sjellja e brendi “Fiat”, në pazar solli veturat e para që i shërbyen klasës punëtore pas luftës së dytë botërore. Ajo u bë e popullarizuar në planet si një veturë e lirë me hapësirë të mjaftueshme dhe praktike. Ideja ka qenë e thjeshtë.
Këtë veturë të kenë mundësi ta blejë klasa punëtore. Kjo ide ka qenë që nga viti 1951, që të prodhohet Fiati nga gjeniu italian Danteu Xhakoze. Sikur çdo gjeni, Xhakoze e konstruktoi automobilin për klasën punëtore. Pas përpunimit të idesë iu prezantua komisionit. Pas shpalosjes së idesë menjëherë kanë filluar të hulumtojnë dhe kërkojnë pjesët dhe mekanizmat të cilat do t’i përdorin. Për fat të mirë në fund u pranua ideja e Xhakozet. Gjatësia e automjetit do të jetë 3.2 metra dhe motori do të jetë i venduar në pjesën e pasme. Në rrotat e para janë amortizator, ndërsa në gomat e pjesës së mesme janë të lidhura marshi dhe motori. Xhakoze gjithashtu është dashur ta konstruktojë edhe madhësinë e motorit që ta akomodojë në atë auto-mjetë.
Në tavolinë kanë qenë disa opsione, por ato e kanë përzgjedhur motorin me 4 cilindra, 633ccm si dhe 22 kuaj fuqi. Këtë lloj të motorit Fiati, e ka përdorur tek shumë modele të tij edhe atë deri në vitin 2010. Deri atëherë kur u ndërpre prodhimi i modelit ” Seicenta”. Së bashku me këtë model shkoi në histori edhe ky lloj i motorit. Në pyetje është motori i famshëm 903ccm(e njohur si Yugo 45). Premiera e FIAT 600, u bë në Gjenevë të Zvicrës në vitin 1955. Aty është prezantuar vetura me dy dyer dhe 4 ulëse. Pas një vit u prezantuan edhe dy model të reja. Versioni bazik ka pasur motorin prej 22 kuaj fuqi, me shpejtësi maksimale deri 95 km/h. Multipla është modeli më i përsosur që u punua nga Dantea Xhakoze. Ai arriti që të përgatis FIAT 600, një veturë teknikisht të përgatitur dhe e bëri veturën e parë MPV. Jo vetëm që arriti të bëj një veturë kompakte, por ai në aq hapësirë të vogël arriti që të bëj vend për 6 persona. Karriget para ai i ka bërë që të jenë më afër pjesës së përparme, kështu që është krijuar hapësirë. Fabrika ka prodhuar tre versione të Multpiple. Ajo me 6 karrige të ndara ka pasur të vendosur një mekanizëm të shkëlqyer. Kur janë mbledhur karriget atëherë ka pasur një hapësirë të zbrazët. Xhakoze e ka parashikuar të përdoret sikur krevat gjatë piknikëve, mirëpo njerëzit e kanë përdorur edhe për transportimin e sendeve të mëdha. Modeli tjetër ka qenë klasik, ndërsa modeli i tretë ka qenë enkas për taksi. Fiati çdo herë ka bërë ndryshime të vogla në modelet e saja. Ajo ka bërë ndryshime në pjesën e brendshme të dyerve dhe mekanizmin për hapjen e dritareve, e ka ndryshuar si dhe ndryshimin e kontaktit për ndezjen e makinës. Bllok motori pësoi ndryshime në vitin 1959 gjithashtu iu ndryshua edhe karburatori ku shpejtësia maksimale arriti të rritet në 100 km/h.
Ndryshimi më i madh drastik u realizua në vitin 1960, atëherë kur edhe u ri emëruar në FIAT 600 D. Atë model, apo pamje që e morri prej atëherë nuk u ndryshua deri në serinë e fundit të prodhimit e cila u prodhua në Kragujevac 1985. Mendoj se shumica prej nesh e mbajnë mend atë. Sipas pamjes nuk ka pësuar shumë ndryshime vetëm se motori me dimensione 750ccm dhe 26 kuaj fuqi. Modeli 600D kishte dyer që hapeshin nga ana mbrapse edhe atë deri në vitin 1964 deri sa në Itali u ndaluan me ligj. FIAT deri në vitin 1969, në Mijafiori ka prodhuar modelin 600.
Në fabrikën qendrore janë prodhuar mbi 2 milion e gjysmë vetura të modelit “seienta”.
Fiço e Tetovës nuk ka qenë e vetmja në Amerikë!
Nuk arritëm ta zbulojmë se si FIÇO nga Tetova, ka arritur deri në Detroit, mirëpo duke hulumtuar më gjerë arritëm të zbulojmë se nuk është e vetmja veturë e tipit “Zastava 750” në kontinentin e ri. Një njeri i pasionuar pas asaj veturës e kishte sjell në Kanadë në vitin 2010. Rrëfimi i tij është pak më i gjerë. Ku djali me prejardhje nga Serbia, kishte sjell një FIÇO të vitit 1973 e cila ishte ngarkuar në kontejner dhe pas 2 muaj e gjysmë rrugëtim kishte arritur në Vankuver. FIÇO-ja tani është e regjistruar dhe posedon dokumentacionin e duhur, ndërsa pronari gjatë kohës së lirë kalon kohët më të mira të jetës së tij. Në ndërkohë, edhe një gazetarë serbë në Kanada ka gjetur edhe një veturë FIÇO të vitit 1981 e importuar nga Sllovenia dhe e regjistruar në Ontario, e cila kishte dalë në shitje. Në Floridë ka qenë edhe një tjetër FIÇO, por e vitit 1967, por nuk ekzistojnë asnjë argument apo fakt. Për dallim nga ajo, Shteti I Diellit, më saktësisht muzeu Dezer Collection është shtëpia e një FIÇO të verdhë e vitit 1977 e cila është vënë në shitje me çmim prej 17.995. dollar.