Rejan Etemi: ARTI KA PERSPEKTIVË, SEPSE NJERËZIT GJITHNJË E MË TEPËR PREFEROJNË PIKTURËN

REJAN ETEMI: ARTI KA PERSPEKTIVË, SEPSE NJERËZIT GJITHNJË E MË TEPËR PREFEROJNË PIKTURËN

Bisedë me Rejan Etemi, artisti që vepron në Prishtinë, vjen nga Tetova, ndërsa ekspozon në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe në shumë vende evropiane.

Promovimi i pikturave tani bëhet edhe përmes rrjeteve sociale dhe kjo na mundëson neve që të punojmë dhe ta zhvillojmë artin. Arti dhe piktura në vendin tonë sipas meje tha ai, vlerësohet shumë dhe këtë e bazojë në faktin se pothuajse çdo familje dëshiron ta ketë një pikturë të varur në mur, në lokale dhe në punëtoritë e tyre.

Rejan Etemi,është një ndër emrat më të njohur në fushën e artit jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe më gjerë. Ka diplomuar për pikturë në Prishtinë në klasën e profesor Visar Mulliqi, ku ka kryer edhe magjistraturën. Është një artist që frymëzohet edhe nga imazhet e vendlindjes, qofshin të tashme apo të depozituara në kujtesën kolektive Ai vepron si artist respektivisht si piktor i pavarur. Në bisedë e sipër për revistën “ZAMAN”, piktori nga Tetova, Rejan Etemi rrëfen për veprimtarinë e tij dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet sot një artist. Bota e artit në përgjithësi viteve të fundit ka ecur shumë dhe kjo ecuri është përqafuar edhe nga artdashësit. Kam përfunduar fakultetin për pikturë në Prishtinë në klasën e profesorit Visar Mulliqi, ku kam përfunduar edhe studimet për magjistraturë. Ai thotë se deri më tani kam marrë pjesë në 6 ekspozita personale dhe kolektive në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në disa vende të Evropës, por kryesisht jam i fokusuar në artin Mural. Ekspozitat personale, por edhe ato kolektive të japin mundësinë që të shkosh përtej punimeve tuaja, ke rastin të takosh shumë krijues të tjerë dhe të njihesh me botën dhe me punimet e tyre artistike. Ekspozita e parë ka qenë në Tetovë, në vitin 2008 në Galerinë e Arteve Pamore. Ishte me më shumë përgjegjësi si një lloj ekspozite eksperimentale me kolazhe dhe materiale tjera. Pavarësisht kësaj edhe pse unë mendoja se nuk e kisha gjetur veten në art, vlerësimet nga kritika fliste ndryshe, pra më motivuan dhe më inkurajon që punimet e mija shumë shpejt do të jenë në majat më të larta theksoi Rejan Etemi. Ekspozitën e dytë e kam pasur në vitin 2011 në Prishtinë, dhe një vit më vonë në Shkup dhe më pas në Durrës. Të gjitha ekspozitat më kanë dhënë një ndjesi dhe një përgjegjësi që ka një artist para auditorit. Personalisht pohon piktori Rejan Etemi, më të suksesshme e konsideroj ekspozitën në Prishtinë.

Kolonia Ndërkombëtare Artistike

Ndërsa pjesëmarrja në Koloninë Artistike Ndërkombëtare që u mbajt vitin e shkuar në Kodrën e Diellit, të organizuar nga I.N Galeria e Arteve Pamore Tetovë dhe financuar nga Ministria e Kulturës së R. Maqedonisë ka qenë një ndër sfidat më të bukura që kam pasur si artist. Rejan Etemi, piktor tha se ishte hera e parë që prezantoja punimet e mia në këtë koloni në Maqedoni dhe ishte një grup artistësh shumë i mirë të cilët së bashku krijuam ë në këtë hapësirë, më pëlqente se bëhet fjalë për këmbim kulturash. Në këtë takim kishte krijues nga shumë vende të botës me të cilët shkëmbyem mendime dhe ide për fushën e artit dhe për teknikat me të cilat punojmë ne. Në këtë koloni tema ishte më e prekshme sepse pasqyrohej realiteti shqiptar sot në gjitha trojet e banuara me shqiptarë nga koha e kaluar. Dihet se të gjithë kanë nostalgji për të kaluarën dhe kjo bëri që të kishte një interesim mjaft të madh jo vetëm nga artistët, por edhe nga vizitorët.

5 acb9f

Punimet me motive fshati

Në lidhje me faktin që në një ekspozitë personale ku pothuajse të gjitha punimet e tij paraqisnin pamje nga fshati Rejan Etemi, piktor tha se “Qëllimi i kësaj ekspozite ishte që nëpërmjet këtyre pikturave, të paraqet jetën e fshatit e cila tashmë është harruar. Në këtë ekspozitë janë të prezantuara 22 piktura në teknikën vaj në pëlhurë, e cila prezanton motivet e vjetra, Më shumë i takojnë traditës, por ka edhe tjera që të kthejnë në kohë. Përndryshe nëse e shoh se interesimi rritet atëherë mund të vazhdoj me këtë cikël për realizuar një ekspozitë tjetër në vazhdimësi të këtyre motiveve, Motivet e vjetra nga fshatrat, shtëpitë që tashmë pothuajse nuk ekzistojnë, objektet kulturore dhe ato fetare zënë një vend të rëndësishëm në punimet e mia. Kjo më bën të ndjehem si një artist mjaft i lirë, dhe kritikat që mi bëjnë personalitete jo vetëm nga fusha e artit, por edhe nga fushat tjera më inkurajojnë që të vazhdoj të paraqes motive të lashta. Po ashtu theksoi Rejan Etemi, punimet e mija i kam ekspozuar në Prishtinë dhe në Shkup. Së shpejti do të marr pjesë në një ekspozitë në Gjermani.

piktorii f36a0

Ambasadori shqiptar ne Shkup, Arben Çejku hap ekspozitën e piktorit Rejan Etemi

Kohë më parë pohoi për “ZAMAN”, Etemi, në Librarinë e Çarshisë së Shkupit u hap ekspozita me pikturat e mija dhe kjo hapje zyrtare u bë nga ana e ish ambasadorit shqiptar në Shkup, Arben Çejku. Ai duke folur për artin që e bën Rejan Etemi, kishte pohuar se e vlerëson lartë punën e tij, duke thënë se ky piktor do të jetë shumë i suksesshëm dhe se beson në punën e tij. Ndërsa atë kohë ish kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kishte theksuar se ndjehet i privilegjuar që merr pjesë në ekspozitën personale të një artisti që vepron në Prishtinë, vjen nga Tetova, ndërsa ekspozon në Shkup. Punën e tij e kanë vlerësuar shumë lart edhe artistët tjerë me famë ndërkombëtare.

pikt3 e5a0b

Pëlqen të veprojë i lirë, e jo në institucione

Edhe pse me gjithë këtë bagazh artistik ai, nuk është i inkuadruar në ndonjë institucion shtetëror, por vepron si një artist-piktor i pavarur dhe i lirë për të vepruar kudo dhe në çdo kohë. Etemi thotë se më shumë është i fokusuar në punën private në piktura sipas porosive që i bëjnë pastaj edhe murale pra pikturat që bëhen në mure dhe ka një interesim mjaft të madh nga ana e njerëzve që duan ti zbukurojnë shtëpitë e tyre me pamje të natyrës, Qabes dhe vendeve tjera kulturore-historike. Fillimisht nuk kam pasur përkrahje nga shoqëria dhe rrethi të cilët konsideronin se nga arti nuk mund të mbijetosh, por ky konstatim ka qenë i gabuar jo vetëm tani, por mendoj edhe atëherë citoi piktori tetovar Rejan Etemi. Promovimi i pikturave tani bëhet edhe përmes rrjeteve sociale dhe kjo na mundëson neve që të punojmë dhe ta zhvillojmë artin. Arti dhe piktura në vendin tonë sipas meje tha ai, vlerësohet shumë dhe këtë e bazojë në faktin se pothuajse çdo familje dëshiron ta ketë një pikturë të varur në mur, në lokale dhe në punëtoritë e tyre. Sot piktura është një profesion që mund të bësh një jetë normale sepse njerëzit kanë nisur të pëlqejnë artin dhe paguajnë për shërbimet që i bëj unë si piktor tha për revistën Zaman, Rejan Etemi piktor nga Tetova.

pikt a27b4

Disa nga pikturat titullohen
Pikturë nën tingujt e pianos.
Ëndër pranvere"
Vaj në pëlhurë
"Pikturë në acar"
Vaj n'pëlhurë
Under the piano sounds
"Ky dimër n'pikturat e mia"
"Gjueti n'Sharr"
Vaj n'pëlhurë
"Butrinti"
"Sharri plak"

pik1 70316

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.