SHOQATA TRADITA SHËNON DITËN BOTËRORE TË POEZISË

SHOQATA TRADITA SHËNON DITËN BOTËRORE TË POEZISË

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në bashkëpunim me Gjimnazin “7 Marsi”-Tetovë, do ta organizojnë edicionin III të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”.

Në Ditën Botërore të Poezisë, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në bashkëpunim me Gjimnazin “7 Marsi”-Tetovë, do ta organizojnë edicionin III të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike” pohoi kryetari i Traditës, Selam Sulejmani, Edicioni i tretë do të mbahet në bashkëpunim me Gjimnazin 7 Marsi në Tetovë. Manifestimi do të mbahet më 21 mars 2019, në orën 11:00, në amfiteatrin nr. 2 të Gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë. Jeni të mirëpritur në këtë veprimtari letrare, ku bashkërisht do ta shënojmë Ditën Botërore të Poezisë, ku do t’i shprehim nderimin tonë asaj për mundësinë që na ofron për të plotësuar tërë atë që është e këndshme në urtësi dhe që është e kapshme në dëshira.

Please publish modules in offcanvas position.