Ansamblit Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me drejtor të ri

Ansamblit Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me drejtor të ri

Sekretari shtetëror në Ministrinë e kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri priti në takim drejtorin e sapoemëruar të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Jeton Pustina.


Sekretari Aziri uroi z.Pustina duke i dëshiruar një fillim të mbarë në punën e re, në këtë Institucion që shënon hap të rëndësishëm për kulturën tonë shqiptare duke kultivuar dhe ruajtur vlerat dhe traditat e mirëfillta të kombit shqiptarë.
Drejtori i Ansamblit shqiptarë z.Pustina, e njoftoi sekretarin Aziri për hapat të cilat do t’i ndërmerr për të futur në binarë të duhur punën e Ansamblit. Bashkërisht, konstatuan që është humbur shumë kohë dhe se nevojitet një punë vetëmohuese për të arritur që menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të hapet konkursi i pranimit të kuadrit cilësor për funksionimin e këtij Institucioni, mes tjerash, u dakordua një agjendë e përbashkët për takime me Ansamblet e këngëve dhe valleve shqipe të cilat funksionojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’i siguruar për transparencën e punës së Ansamblit dhe për ti njoftuar për arsyet e ngecjeve në punën e Ansamblit shtetëror si dhe për hapat që do të ndërmerren mbi normalizimin e punës së këtij Institucioni.
Sekretari Aziri, siguroi drejtorin Pustina, për përkrahje të plotë Institucionale dhe i uroi shëndet e mbarësi në punën e re.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.