Ekspozitë e punëtorive kreative për fëmijë me autizëm

Ekspozitë e punëtorive kreative për fëmijë me autizëm

Në kuadër të projektit “Art për të gjithë” dhe me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me autizëm, Galeria kombëtare e Maqedonisë të enjten në Çifte hamam do të hapë ekspozitën “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…dhe përsëri pranverë”, ndërsa ditën e ardhshme do të organizojë tribunë “Përfshirja kulturologjike e personave me nevoja të veçanta”.

 

Në ambientin autentik në Çifete hamam janë organizuar punëtori kreative në të cilën kanë marrë pjesë fëmijë me autizëm nga shkollat e Shtipit dhe Shkupit. Ata kanë punuar me materiale të ndryshme të origjinës organike dhe joorganike nga dhe ka dalë ekspozita. Pasnesër atë do ta hapë organizatori i projektit “Art për të gjithë”- ambasadori i Holandës Vauter Plomp dhe do të mund të vizitohet deri më 12 prill.

Në tribunën “Përfshirja kulturore e personave me nevoja të veçanta” e cila në Çifte hamam do të mbahet më 5 prill do të marrin pjesë përfaqësues qeveritar, shkrimtarë, artistë, defektologë…

Ndryshe, Galeria nacionale për herë të dytë do të organizojë tribunë kushtuar aktiviteteve kulturologjike me nevoja të veçanta. Ata bëjnë të ditur se qëllimi është të përfshihen sa më shumë aktivitete kulturore, veçmas në procesin e krijimit të artit.

Please publish modules in offcanvas position.