Sekretari Aziri pjesë e takimit ministror në Mal të Zi, mbi projektin "Edukimi për Holokaustin"

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri mori pjesë në takimin ministror në projektin Edukimi për Holokaustin dhe mirëkuptimi ndërkulturor në Evropën Juglindore: rinovimi i Pavijonit të ish-Jugosllavisë në Aushvic-Birkenau i cili mbahet në Mal të Zi.


Z.Aziri i ftuar nga Ministria e Kulturës së Malit të Zi ishte pjesë e gjashtë vendeve pasardhëse të Ish-Jugosllavisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Pikësynimi i takimit është sigurimi i zbatimit të suksesshëm të kësaj nisme emblematike dhe hapja e një ekspozite të përbashkët në të ardhmen e afërt. Projekti “Renovimi i pavionit të “Ish-Jugosllavisë” në Auschëitz-Birkenau u lansua në 2011 në korniza të iniciativës globale të UNESCO-s, “Kultura: Një Urë për Zhvillim”. Projekti synon të transformojë një pjesë të këtij memoriali unik të Trashëgimisë Botërore në një forum mësimor dhe për shkëmbim mbi Hollokaustin përmes tregime inovative, interpretimeve dhe shfaqjeve muzeo-grafike.

Sekretari shtetëror Valmir Aziri mes tjerash tha : Është nder dhe kënaqësi e madhe për mua që në emër të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përshëndes këtë mbledhje eminente dhe të shpreh mirënjohjen time për mikpritjen Mesdhetare dhe organizimin e shkëlqyer të këtij takimi ministror në Mal të Zi si dhe Ministrin e Kulturës së Malit të Zi , z. Bogdanoviq.
Gjithashtu, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për Zyrën Rajonale të UNESCO-s për Kulturë dhe Shkencë në Evropë, si dhe për Fondin Kombëtar të Republikës së Austrisë për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre të dhënë për Evropën Juglindore në drejtim të mbështetjes së këtij projekti shumë të rëndësishëm.
Ky takim ministror tregon qartë përkushtimin tonë të përbashkët në Projektin e Rinovimit të Pavijonit të ish-Jugosllavisë në Auschëitz-Birkenau, e cila është komplementare me misionin e përgjithshëm të UNESCO-s për promovimin e edukimin mbi Holokaustin, si dhe rolin e muzeve si mjete për mirëkuptim ndërkulturor, hulumtim dhe dialog.
Më duhet të theksoj se takimet e kaluara (në Beograd, Sarajevë, Shkup, Poloni, Zagreb dhe Ljubljana) ishin shumë të frytshme dhe ofruan burime të reja për mbështetje financiare dhe teknike për Projektin tonë të përbashkët.
Aktualisht po përballemi me një sfidë të madhe, përfundimin e plotë dhe realizimin e Projektit.
Në këtë drejtim, ne duhet të investojmë gjitha përpjekjet tona për t'i paraqitur BE-së, në mënyrën më të mirë të mundshme rëndësinë e këtij Projekti, në mënyrë që të përfshihet dhe të na mbështesë në mënyrë aktive në këtë përpjekje.

Please publish modules in offcanvas position.