Francë, Kadare dekorohet “Komandat i Legjionit të Nderit”

Francë, Kadare dekorohet “Komandat i Legjionit të Nderit”

Franca dekoroi mbrëmjen e së hënës shkrimtarin e njohur Ismail Kadare me titullin më të lartë francez “Komandant i Legjionit të Nderit”. Ceremonia u zhvillua në pallatin presidencial “Elize” dhe dekorata u dorëzua nga Presidenti i Francës Fransua Holand.

Gjatë dorëzimit të titullit presidenti e cilësoi shkrimtarin shqiptar si “avokat të kulturës europiane”. Ndërsa shtypi francez e komentoi si të veçantë mënyrën e nderimit të Kadaresë në pallatin presidencial. Në ceremoni u dekoruan edhe gazetarët e vrarë gjatë sulmit terrorist ndaj revistës “Charlie Hebdo” dhe disa heronj që shmangën sulmet terroriste në një tren të linjës Amsterdam-Paris në gusht të vitit 2015. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Ministrja e Kulturëes, Mirela Kumbaro. Pas ceremonisë presidenti francez i ftoi të pranishmit në koktejlin e organizuar për nder të shkrimtarit Ismail Kadare.

Please publish modules in offcanvas position.