Abbas ibn Firnas, aviatori i parë në historinë e njerëzimit

Historia është plot me legjenda të njerëzve që përpiqen të fluturojnë. Përpjekja e parë e suksesshme në fluturim u bë nga kinezët që bënë të mundur fluturimin e balonës, rreth shekullit të 5 (p.e.s), por përpjekja e parë e suksesshme në fluturimin njerëzor u krye nga një mysliman, Abbas ibn Firnas në 875, në qytetin e Kurtubës Andaluzi (Cordoba, Spanjë).

Abbas Ibn Firnas ka lindur në Izn-Rand Onda, Andaluzi (Ronda, Spanjë), por ka jetuar në qytetin e Kurtubës, i cili ishte një nga qendrat kryesore të dijes në botën Islame. Ai ishte një dijetar, një shpikës, inxhinier, aviator, mjek, poet arab, dhe muzikant andaluzian.

Historianët  tregojnë se Ibn Firnas u ndikua nga Armen Firmani në vitin 852. Ky është një person që ka jetuar duke shfaqur vazhdimisht aftësitë e tij. Ai nuk ishte shkencëtar, por duke vëzhguar natyrën rreth tij dhe duke u bazuar në një kuptim rrënjësor të mekanikës së fluturimit, ai ndërtoi një kostum mëndafshi me shufra druri të përforcuar. Duke marrë pajisjen e tij të papërpunuar, Armen Firman u ngjit në majë të një minare të xhamisë së madhe në Kurtuba dhe u hodh. Ai nuk fluturoi, ai vetëm u hodh, por për fat të mirë pajisja e tij fluturuese u fry mjaftueshëm sa për të ngadalësuar rënien e tij, kështu që ai nuk ra në shpejtësi të plotë. Gjatë rënies, ai u godit në tokë, por pësoi goditje të nivelit mesatar që nuk e gjymtoi. Ky ishte ndoshta kërcimi i parë me parashutë në botë.

Ibn Firnas ishte në turmë duke shikuar dhe ishte i impresionuar me rezultatet. Megjithëse përpjekja ishte e papërpunuar dhe jo shumë shkencore, kjo ishte fillesë e një ideje që duhej studiuar më tej. Kjo e tërhoqi Ibn Firnasin në fushën e Aeronautikës.

Kështu, në vitin 875, rreth 23 vjet pas Armen Firman, 70 vjeçari Ibn Firnas ndërtoi makinën e tij të fluturimit, pasi i kaloi këto vite duke studiuar ndër të tjera, natyrën e fluturimit. Ai ndërtoi një palë krahë nga mëndafshi dhe druri dhe kishte qepur pupla të vërteta. Ai u hodh nga një shkëmb dhe qëndroi në ajër për një periudhë të konsiderueshme kohe. Shumë dëshmitarë kanë thënë se duhej të kenë qenë gati 10 minuta.

Teksa po vinte momenti të bënte uljen finale, Ibn Firnas kuptoi se kishte një problem në mënyrën e projektimit të pajisjes. Ai kishte përqendruar të gjithë energjinë e tij në studimin e mekanizmit së ngritjes, por kishte lënë pas dore mekanizmin e uljes. Ndërsa zbriti në tokë, i paaftë për të kontrolluar shpejtësinë e tij, në një zbritje me shpejtësi shumë të lartë, ai goditi rëndë tokën duke plagosur veten seriozisht.

Ibn Firnas do të jetonte edhe për 12 vjet pas kësaj ngjarjeje. Në këto vitet e fundit ai do të mendonte se çfarë shkoi keq në atë ditë madhështore dhe ai arriti në përfundimin se dizajni i tij nuk përfshinte një mekanizëm për të ngadalësuar uljen e tij. Një zog përdor përnjeherë bishtin e tij dhe krahët për të ngadalësuar shpejtësinë e saj dhe ndalen mbi tokë përpara se ta prekin atë. Ibn Firnas kuptoi se harroi të dizenjonte një bisht, por nuk bëri përpjekje tjetër për të fluturuar gjatë jetës së tij.

Do të kalonin shekuj përpara një përpjekjeje tjetër nga Ahmed Celebi, një turk osman, në 1630-1632, i cili do të kalonte nëpër Bosfor. Në vitin 1783, vëllezërit Montgolfiers nisën në Paris një tullumbace me ajrër të nxehtë me njerëz në bord, por vetëm në 1853 Sir George Cayley do të ndërtonte avionin e parë modern të bazuar në një kuptim themelor të teorisë aerodinamike, i cili kaloi në qytetin Yorkshire  të Anglisë, gati 1000 vjet pas përpjekjes së parë nga Abbas Ibn Firnas në 875.

Abbas Ibn Firnas është i njohur për përpjekjen e tij për fluturimin njerëzor, por ka shumë arritje të tjera për emrin e tij. Ai ishte një astronom i cili ndërtoi një planetar mekanik me planetë rrotullues. Ai studioi pajisjet mekanike dhe orët. Interesi i tij për kristalet, kuarcin dhe rërën, do ta çonte atë në formimin e xhamit prej rërës së shkrirë, duke i prezantuar kështu njerëzve, gotat Andaluziane të pijeve. Ai eksperimentoi me lentet dhe cilësitë e tyre të zmadhimit dhe çdo gjë tjetër që erdhi nga xhami.

Në vitin 1976, në njohjen e arritjeve të Abbas ibn Firnas, Grupi i Punës për Nomenklaturën e Sistemit Planetar (IAU / WGPSN) quajti një krater hëne Ibn Firnas në nder të tij.

Please publish modules in offcanvas position.