Vlera e një kombi tregohet nëpërmjet kulturës

Vlera e një kombi tregohet nëpërmjet kulturës

Hallkit-Satirizojmë problemet që na rëndojnë si shoqëri

Tek mediet tona shqiptare mund të hasim ndër vitesh debate që zhvillohen në tema të ndryshme politike. Përkushtim më i madh i kushtohen atyre programeve, dhe po thuajse çdo ditë të javës kemi emisione debative. Në vitin 2013 për herë të parë në televizionin kombëtar Alsat-M, filloi të transmetohet emisioni humoristik “Hallkit”. Ky emision mundohet që nëpërmjet satirës t'i shpalos problemet e shoqërisë tonë, të cilët akoma vazhdojnë të na tangojnë. Një emision që mund të shikohet lirisht edhe në ambiente familjare. Nëpërmjet skeçeve të ndryshme sigurisht se do ta gjejmë edhe veten tonë, sidomos në ndonjërin nga ato problemet nëpërmjet humorit po e shpalosin aktorit e serialit humoristik “Hallkit”.

Kemi shumë talente që janë shuar si aktorë, humoristë dhe në shumë degë të ndryshme të artit. Këto kanë qenë të detyruar dhe nuk kanë mundur ta shprehin talentin e tyre. Dikush ka marr rrugën e mërgimit ose kanë filluar të merren me diçka tjetër. Mirëpo shumica e njerëzve në botë thonë se profesionist janë ato që jetojnë prej profesionit të tyre.

Prezantuesit e emisionit humoristik “Hallkit” plot 15 vjet në skenën mediatike

Emisioni humoristik Hallkit, i cili disa vite me radhë po tregon suksese të një pas njëshme në tregun mediatik, nga transmetimet e para e deri tek ato që po realizohen sot kanë një dallim të madh si në formatin po ashtu dhe në kohëzgjatjen. Ky humor me origjinë nga Pollogu, pas suksesit që pati ne mediet lokale tani më është prezent edhe në tregun nacional. Emisionin dhe idetë i realizojnë vetë prezantuesit pa patur ndonjë skenar. Sami Mustafa aktor i diplomuar para tetë vite është punësuar në Teatrin e Tetovës, por njëkohësisht është edhe udhëheqës i programit Hallkit. Gjithashtu edhe Hasim Memishi i lindur në fshatin Llërc të komunës së Tetovës, i diplomuar në fakultetin e Artit Dramatik dega e aktrimit pranë Universitetit të Tetovës. Gjatë karrierës së tij ka qenë udhëheqës i disa emisioneve në radio dhe televizion. Nga viti 2012 i punësuar në Teatrin e Tetovës. Nga viti 2013 ideatorë dhe udhëheqës i programit televiziv Hallkit në Alsat-M. Aktrimin ka vendosur të studioj që në kohën kur ishte në vitin e 3 në shkollë të mesme. Mirëpo që nga ajo kohë nuk ka qenë i përcaktuar se në cilin zhanër do të profilizohet. Fillimisht ka qenë një ide apo zhytje që të filloj aktrimin. Me kalimin e kohës është përcaktuar edhe zhanri.

“Karriera ime ka filluar në vitin 2000 ku së bashku me kolegun ishim ende student dhe filluam një emision në Radio Tetovë. Emisioni quhej “Seriozët Qesharak”. Hapat e parë të karrierës i filluam pikërisht me atë emision, në radio i cili zgjati disa vite. Gjatë jetës studentore kemi zhvilluar disa shfaqe teatrale në kuadër të fakultetit dhe shfaqe private që në atë kohë bëheshin me profesor dhe koleg. Një sezon isha edhe protagonist në emisionin shumë të njohur në Kosovë, “Përrallë me Tupan”. Atë kohë kemi realizuar edhe një projekt me video skeçe bashkë me disa kolegë.

Nga viti 2000 kemi qenë aktiv dhe gjithmonë afër publikut”, citoi Hasim Memishi.

Nuk është me rëndësi si flasim me rëndësi është të kuptohemi

Nga koha kur kanë qenë student ata bashkërisht kanë marr pjesë në të gjitha projektet. Fillimisht kur e dorëzoi projektin në televizionin, stafi menaxhues i televizionit kanë qenë shumë skeptik se si do të pritet emisioni në Strugë, Ohër dhe Kumanovë. “Kisha bindje se do të kaloj ky projekt, pasi kisha punuar gjatë vite në radio dhe televizione lokale dhe se dëgjuesit më të rregullt i kemi pasur nga Kumanova dhe Presheva. Pas 1 muaji transmetim të emisionit, drejtoria e televizionit më ftoi për të më treguar se emisioni më shumë shikohet në Strugë dhe Kumanovë. Kjo ishte një boomerang nga pritjet që i kishim.

Një poet i ynë i famshëm ka një thënie shumë të qartë “ Nuk është me rëndësi si flasim me rëndësi është të kuptohemi”, nënvizoi Memishi.

Kultura këtu tek ne duhet të mbështetet më shumë, sepse vlera e një kombi tregohet me kulturën e saj

Tek ne të gjitha profesionet kanë ato mangësitë e veta. Jemi një shtet i varfër, nuk kemi donacione të mjaftueshme nga shteti. Kultura dhe arti këtu duhen patjetër të kenë më shumë financime edhe nga shteti, sepse lirisht mund të themi që shumicën e projekteve e kemi realizuar me anë të financimeve private. Ministria e Kulturës përveç Teatrit që e ndihmon me një shumë simbolike asnjë projekt tjetër nuk e ka në planë program për ta financuar. Nëse bëjmë krahasime se sa financohen evenimentet kulturore tek pala tjetër mund të vërejmë një dallim astronomik. Teatri popullor maqedonas në muaj ka nga 3 premiera, kurse tek ne gjatë tërë vitit punohen vetëm 3 shfaqje-premiera. Kostoja e një shfaqe teatrale në teatrin Tetovës, është e barabartë me koston e një fature të rrymës elektrike që ka teatri popullor maqedonas. Gjatë stinës së dimrit nuk kemi aktivitete në teatrin e Tetovës, shkaku i mungesës së nxemjes. Të gjitha gjallesat që ekzistojnë në tokë mund të mbi jetojnë ujqit, qentë, arinjtë. Kur do të themi jetojnë duhet të kemi parasysh mirëqenien e shteteve skandinave dhe atyre evropiane. Ne këtu punojmë vetëm për të paguar taksat dhe faturat. Nëse ne arrijmë që t’i paguajmë harxhimet mujore e konsiderojmë si sukses. Kultura këtu tek ne duhet të mbështetet më shumë, sepse vlera e një kombi tregohet me kulturën e saj. Si çdo herë vazhdojmë të shpresojmë se një ditë do të bëhet mirë.

Shumica personazheve që i kemi nëpër televizione, hapat e parë i kanë marr nëpër programe të radiove të ndryshme

Realisht dallimi ndërmjet televizionit me radion dhe teatrin është shumë i madh. Në teatër të ndjek një numër i caktuar i publikut. Në televizion shikuesit nuk janë me numra tre shifrorë, por ato janë me qindra mijëra dhe ajo e bën atë një fuqi më të madhe mediale. Benefiti nga televizioni është shumë më i madh në krahasim me këto tjerat. Në radio nuk identifikohesh tek njerëzit, por ato të njohin vetëm sikur zë. Teatri e ka atë kënaqësi personale sepse çdo herë je përball publikut dhe gabimet nuk hiqen në montazh siç hiqen në televizion. Para një dekade ishte nder të punosh në radio, mendoj se shumica personazheve që i kemi nëpër televizione hapat e parë i kanë marr nëpër programe të radiove të ndryshme. Në radio duhet të jesh i suksesshëm vetëm me zërin që e ke, nuk ke prapa-vi. Ndërsa në televizion shikohen studiot dhe rekuizitat e ndryshme mbi tavolinë.

Hasim Memishi dfd96

Nga viti në vit shpresojmë që ta ndryshojmë formatin e programit

“Sezonin e parë emisioni ka filluar krejt ndryshe, ndërsa në sezonin e dytë kemi ndryshuar disa gjëra në krahasim me sezonin e parë. Ndërsa tani më jemi në sezonin e tretë, ku lirisht mund të themi se kemi ndryshuar konceptin e programit mbi 70 %. Tani kemi një minutazh shumë më të gjatë dhe në studio kemi mysafirë nga të gjitha sferat. Mysafirët deri më tani kane qenë nga të gjitha trojet shqiptare dhe shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm. Shikueshmëria në sezonin aktual është në rritje e sipër. Secila punë i ka ato vështirësitë e veta, mirëpo vështirësitë janë ato që në fund ta japin atë kënaqësi. Po thuajse 90% të emisionit e bëjmë me krijimtarinë tonë ku gjithçka ç’ka flasim, veprojmë janë të planifikuara paraprakisht. Ne gjithmonë jemi në rritje e sipër në shikueshmëri dhe nga viti në vit shpresojmë që emisionin ta pasurojmë me re-përtuar më të gjerë. Emisionet më të suksesshme shqiptare janë minimum 15 vite në tregun mediatik dhe dallimi i tyre nga viti në vit kanë pasur rritje të theksuar”, u shprehën ata.

Ideja jonë është që emisioni të bëhet një Talk ShoW ku do të ketë prezent publik, mysafir dhe muzikë të gjallë

Me avancimin e teknologjisë është shumë më e thjeshtë të depërtosh në treg, mirëpo prapë efektin e televizionit nacional nuk e ka interneti. Televizioni nacional mbulon komplet shtetin, kurse interneti mbulon disa njerëz që mburojnë të klikojnë. Ideja jonë është që emisioni të bëhet një Talk Show, ku do të kemi edhe publik, mysafir dhe muzikë të gjallë. Tani për tani puna e hapësirës na pamundëson që ne ta realizojmë një ide të tillë. Ideja jonë fillestare akoma ekziston që ne të bëjmë një program me kohë zgjatje 2 orë. Deri në Qershor, do të vazhdojmë me këtë format. Kriza globale e kaploi tërë mërgatën tonë. Ne kemi qenë disa herë edhe në perëndim, mirëpo kohën e fundit kurbet çarët me financat janë më keq se më parë dhe organizimet janë reduktuar diku rreth 80%. Mirëpo edhe puna e emisionit nuk lejon që shumë të lëvizim sepse çdo javë inçizojmë emisionin. Për të qenë sa më konkret duhet të jemi fizikisht më afër televizionit.

Publikut i intereson edhe jeta private e mysafirëve

Problem primar në Maqedoni është bërë ajri. Tek disa popuj me rëndësi është ushqimi dhe uji, ndërsa tek ne është bërë edhe ajri. Në një emision kanë satirizuar duke thënë se disa politikan akuzojnë popullin sepse merr shumë frymë. "Ne atë çka e flasin nëpër emisione qëndron akoma si problem në shoqërinë tonë. Deri tani kemi pasur profile të ndryshme të mysafirëve. Planifikojmë që në të ardhmen të vazhdojmë të thërrasim mysafir të profileve të ndryshme. Mysafirët në emisionin nuk janë profilizuar dhe nuk flasin për profesionin e tyre. Disa njerëz e kanë refuzuar të jenë mysafir në emisionin pasi asnjëherë nuk kanë dal nëpër media dhe debate. Publikut i intereson edhe jeta private e mysafirëve. Ndonjëri nga mysafirët tregon se punon edhe punë fizike në shtëpi. Mundohemi të nxjerrim pjesën e pa parë të mysafirëve",shtuan ato.

Sami Mustafa 0eb15

Njerëzit e suksesshëm ecin nëpër vende të panjohura, njerëzit e pa suksesshëm ecin nëpër vende të sigurta

Sa herë që dalin në skenë publiku mendon se do bëjnë komedi, mirëpo ato faktikisht janë duke luajtur role serioze. Publiku pas 5 minutave e kupton se ato janë në skenë si profesionist dhe e bëjnë detyrën tyre. Përparësia e tyre është ajo se ato tani më kanë publikun e tyre. Kur ato luajnë në shfaqe, salla është e mbushur. “Para një kohe e lexova një libër, “Të ndryshosh të menduarit, të ndryshosh jetën tënde” nga Brajan Trejsi. Nga ky libër do ta kisha cituar një thënie “Njerëzit e suksesshëm ecin nëpër vende të panjohura, njerëzit e pa suksesshëm ecin nëpër vende të sigurta”. Në rast se e bënë një hap të parë atje ku askush nuk ka shkelë atëherë rrezikon, por je i suksesshëm. Njerëzit e suksesshëm rrezikojnë dy herë më shumë se sa njerëzit e pa suksesshëm. Kur punonin më parë në një medie tjetër lokale pronari na thoshte ju jeni të suksesshëm vetëm se jeni të guximshëm”, theksoi Hasim Memishi.

Nëpërmjet satirës mundohemi ti shpalosim problemet e shoqërisë sonë

Të gjitha brengat që i kemi njerëzit mundohemi t’i satirizojmë. Çdo problem që na tangon neve mendojmë se edhe shumicën e qytetarëve i tangojnë po ato probleme. Emisioni qëllimisht titullohet “Hallkit” sepse gjithmonë te ne mendojnë se “Hallkit” i dinë punët ne nuk i dimë. Të gjitha bisedat realizohen duke bërë krahasimin me Hallkit. Pra të gjitha sendet tek ne identifikohen me Hallkit.

Një ndër regjisorët më të famshëm në botë Steven Spilberg e ka një thënie shumë të njohur “Për të qenë shumë i thjesht duhet të jesh shumë i madh”. Apelojmë që popullata të lexojnë gjithçka çka ju bie në dorë. Leximi është gjithçka dhe mos të mendojnë se dikush ka arritur sukses rastësisht”,përfunduan aktorët e emisionit “HALLKIT”.

Please publish modules in offcanvas position.