Pikturimi i fytyrave të njerëzve janë parësore, sepse fytyra shpreh karakterin e njeriut

Pikturimi i fytyrave të njerëzve janë parësore, sepse fytyra shpreh karakterin e njeriut

Piktorit që i mjaftojnë vetëm 15 minuta për një portret

Sabedin Ejupi (Saigon), plot 32 vjet merret me pikturimin e karikaturave dhe portreteve. Përafërsisht 10 vite punon në qendrën tregtare “Ramstore”. Ai edhe pse ka kryer fakultetin e artit figurativ, asnjëherë nuk u nda nga pasioni që kishte për pikturën. Prej kohës së fëmijërisë e deri më sot, gjithmonë pikturimin e ka bërë me dëshirë të flakët. Gjatë verës ai, ka ecur nëpër shumë vende turistike ku ka bërë portrete dhe karikatura të ndryshme. Atij i duhen jo më shumë se 15 minuta për ta bërë një portret. Gjatë karrierës së tij ai për krijimet e tij ka marr shpërblime të ndryshme. Në nëntor të vitit 2008, si mirënjohje për veprimtarinë e tij shumëvjeçare me mbështetje të Ministrisë së Kulturës të R.M dhe Shoqatës së Artistëve të R.M "Art Vizion", në Qendrën Kulturore “Toçka” u organizua ekspozita e tij e parë solo e karikaturave Në gusht të vitit 2011, në Sarandë me iniciativë të prefektit të komunës, Stefan Çipa u organizua një ekspozitë e përbashkët me piktorët Sami Ametaj dhe Gjergji Rodha. Ekspozita me titull "Përjetime në Sarandë" ishin ekspozuar peizazhet e qytetit, por edhe portrete dhe karikatura të figurave të shquara me origjinë sarandjote, ose me rëndësi për zhvillimin historik të kësaj komune. Karikaturat atraktive të Saigonit, për disa vite me radhë lexuesit mund t’i shihnin në gazetën e përditshme "Dnevnik".

Me profesion arsimtarë i muzikës, por talent i jashtëzakonshëm në pikturimin e portreteve dhe karikaturave

Sabedin Ejupi lindur në fshatin e Patishka Rekës. Nga mosha 6 vjeçare janë shpërngulur në Shkup. Mësimin e vijoi në gjuhën maqedonase. Që nga vitet e shkollës fillore, ai filloi të vizatojë. Gjatë viteve të shkollës së mesme, unë vazhdova me pikturim të portreteve dhe karikaturave. Në universitet fillimisht u regjistrua në drejtimin ekonomik, pasi nuk kishte interesim dhe pasi mbaroi 3 vitet e studimeve u regjistrua në akademinë muzikore. Pasioni i madh për pianon ishte arsye pse u regjistrua në këtë drejtim. Pas përfundimit të akademisë muzikore u punësua si arsimtarë i muzikës. Muajin e parë punoi si arsimtarë i muzikës në fshatin Bukoviç dhe më pas u transferua në shkollën e Studeniçanit. Atje u njoftua tani me dhëndrin i cili merrej me pikturim. Duke biseduar me atë ai e vërejti se kishte talent për vizatim. Filloi t’i tregoj se çka duhet bërë gjatë pikturimit të një portreti. Gjatë vitit 1984 për herë të parë së bashku me dhëndrin shkuan nëpër qytete turistike dhe bënin piktura. Prej vitit 1995-2007 çdo verë shkonte në Itali, dhe përgatiste portrete, vizatime. Deri në vitin 2015 punonte si arsimtarë i muzikës. Këtë vit u pensionua. Është prindër i 3 fëmijëve dy vajzave dhe 1 djalit. Asnjëherë nuk ngelet i kënaqur me atë që e bën dhe gjithmonë kërkon ta bëj më të mirën. Qëllimi i tij është që klienti të ngelet i kënaqur. Tani më tërë ditën mund ta gjejmë në qendrën tregtare “Ramstore”, i rrethuar nga pikturat dhe punimet që janë të përgatitura nga vetë ai.

Gjatë verës qëndroj në Sarandë, mirëpo edhe prej atje jam në shërbim të klientëve të mi këtu në Shkup

Nga viti 2007 vendosi që mos të shkoj në Itali pasi që ishte i kënaqur me leverdinë e klientëve në qendrën tregtare ”Ramstore”. “Verës kisha nevojë për pushim. 6 vite me radhë së bashku me disa kolegë shkojmë në Sarandë. Por e kam menduar edhe atë se si të jem në shërbim edhe të klientëve të mi në Shkup. Kur jam atje motra ime dhe djali mi dërgojnë porositë. Frekuentim të autobusëve kemi çdo ditë dhe është e lehtë që t’i pranoj dhe dërgoj porositë” pohoi Ejupi.

Që nga mosha e re preferoja që të pikturojë fytyrat e njerëzve

Sabedin Ejupi 7784fDëshira e madhe dhe talenti i tij për pikturën u vërejt që në moshë të re. Gjithmonë ishte i fascinuar dhe shprehte dëshirë të bëj pikturimin e fytyrave të njerëzve. “Që nga fëmijëria më kanë interesuar shumë më shumë fytyra dhe sidomos gjymtyrët si hunda, sytë, goja, veshi sepse të gjithë njerëz i kanë ndryshe. Atëherë në kohën tonë në fshat nuk kishte shumë interesim për të përcjell aftësitë e fëmijëve. Mendoj se aftësinë e të vizatuarit e kemi një traditë familjare. Vëllai im më i madh vizatonte dhe unë mundohesha që ta bëja të njëjtën” tha ai.

Gjatë pikturimit nevojitet përqendrim maksimal

“Gjatë përgatitjes së një portreti njeriu është i kufizuar dhe nevojitet përqendrim maksimal. Gabimi më i vogël në portret mund të nxjerr tjetër njeri. Por edhe karikatura ka specifikat e veta pasi karakteristikat e fytyrës duhet të zmadhohen. Portreti me ngjyra ka një çmim prej 30 euro, pa ngjyra 20 euro dhe karikatura kushton 10 euro. Varësisht prej personave, kur i shohim studentët bëjmë lirime. Karikatura është më e lire dhe normal që më shumë porosi kemi për karikatura. Një portret kur është klienti aty e bëjmë për 15 minuta ndërsa pikturimin me anë të fotografive ajo shkon më gjatë”, shtoi Ejupi.

Nga ky profesion kam bërë mjaft miq

Ky profesion njeriun e lidh me shumë njerëz. Gjatë karrierës së tij ai ka shëtitur në shumë vende të botës dhe ka bërë mjaftë miq. “Gjatë kësaj periudhe dhe falë profesionit kam njoftuar shumë njerëz dhe kam bërë shumë shokë anën e mbanë botës. Këtë punë e bëj me pasion dhe jam i lumtur nga leverdia e njerëzve këtu në Shkup. Mendoj se njeriu gjatë verës ka nevojë edhe të del jashtë madje edhe në ndonjë ambient tjetër” përfundoi Sabedin Ejupi (Saigon).

Please publish modules in offcanvas position.