Titullohet “Corona”- Del filmi i parë për pandeminë Covid-19

Corona”, filmi i parë artistik mbi pandeminë që ka tmerruar botën është gati.

Regjisori kanadez Mostafa Keshvari ka shkruar dhe xhiruar tashmë një film të plotë mbi pandeminë. Ngjarja zhvillohet në një ashensor, ku një vajzë kineze (Traei Tsai) e cila mund të jetë e infektuar nga virusi mbetet e bllokuar bashkë me shtatë persona të tjerë, mes të cilëve një grua shtatzënë e një nazist i mbërthyer në karrige me rrota dhe swastikën e bërë tatuazh në kohë. Paniku nis e përhapet shumë shpejt.

Frika është virus”, është motoja e filmit që trajton temën e paragjykimit. “Ky film flet për frikën, është një studim mbi shoqërinë, njerëzit dhe zgjedhjet e tyre”, tha Keshvari për New York Times.

33 vjecari ishte vetë në një ashensor duke lexuar titujt e parë të gazetave mbi sëmundjen, kur I lindi ideja që më vonë do të kthehet në një film 63 minutësh.

“Ishte fillimi dhe kishte vetëm disa incidente të vogla”, shprehet ai duke shtuar, se ateherë “ askush nuk e mendonte se sëmundja do të prekte dhe të bardhët. “ Por virusi nuk diskriminon”, theksoi Keshvari. Filmi është xhiruar brenda disa ditësh në muajin shkurt me kast prej 25 aktorësh.