Ajvari vështirë të përgatitet, por ja vlen të shijohet

Ajvari vështirë të përgatitet, por ja vlen të shijohet

Në trevat Ballkanike si çdo herë dimrat janë të ftohta, dhe që prej verës duhet të kujtojmë edhe për dimër. Përgatitjen e turshive të ndryshme, shumica e familje e kanë traditë shumë vjeçare.

Në secilën familje që të shkosh mysafir pa marr parasysh shqiptare, turke, maqedonase njëri ndër ushqimet që mund të shërbehet është AJVARI. Ky është një ushqim , apo një pik e përbashkët e të gjithëve. Ajvari bëhet nga specat e kuqë të pjekur dhe vaj. Pasi t’i qërojmë, atyre ua heqim farat dhe i bluajmë në makinë. Zakonisht bëhet me familjet ku të gjithë anëtarët e familjes inkuadrohen dhe kryejnë ndonjë punë. Për ta bërë atë duhet një vikend i plotë. Sabrie Saiti e cila jeton në Kumanovë na tregoi dhe na foli më hollësisht në lidhje me përgatitjen e Ajvarit. Me profesion është edukatore në çerdhe. Duke pasur parasysh agjendën e saj të ngarkuar, ajo përsëri gjeti kohë disa ditë për të përgatitur Ajvarin dhe turshitë e dimrit. Përgatitja e saj është e vështirë, mirëpo ne shumë vite me radhë e bëjmë këtë bylmet. Dhe kjo traditë vazhdon. Përveç anëtarë të familjes në ndihmë vijnë edhe familjarët dhe fqinjët. Gjithashtu ka edhe disa që i largohen punës. Tërë kjo punë është e lodhshme dhe deri në përfundimin e punëve njerëzit akoma më tepër lodhen, por kur e kujton shijen që ka mendoj se ja vlen tërë ai mundim.

A mund të na jepni informata në lidhje me Ajvarin?

Ajvari është një ushqim tradicional në vendin tonë që përgatitet në stinën e vjeshtës. Ky ushqim bëhet tradicionalisht në trevat tona, që nga sofrat e gjysheve dhe nënave tona. Është një ndër ushqimet e pa kontestueshme në sofrat tona. Përgatitja fillon në muajin shtator dhe vazhdon deri muajin e ardhshëm. Kurse çmimi i specave të kuç në pazar gjithmonë ka qenë prej 20-25 denarë.

A është e vështirë përgatitja e ajvarit?

Ajvari edhe pse nuk ka shumë harxhime, por së paku të duhen dy ditë deri në përgatitjen e saj. Tani në marketet mund të gjinden lloje të ndryshme të ajvarit të gatshme, mirëpo ne përsëri preferojmë atë ta bëjmë në shtëpi. Mund të them se me këtë ushqim fillon periudha e përgatitjeve për dimër.

A ju ndihmojnë familjarët tuaj gjatë përgatitjes së ajvarit?

Siç thash përgatitja e ajvarit është e vështirë dhe sigurisht që nuk mund të bëhet vetëm nga një person. Gjatë përgatitjes nevojitet kontributi i disa anëtarëve të familjes. Gjatë përgatitjes vajzat më ndihmojnë më shumë. Tek ne është traditë nëse ndonjëri prej fqinjëve përgatit ajvar, ne shkojmë në ndihmë të njëri tjetrit për të pjekur dhe qëruar specat. Përgatitja e kësaj është e vështirë dhe mërzitur. Gjatë qërimit të specave nuset e shtëpisë përgatisin kafe dhe së bashku edhe punojmë edhe bëjmë përgatitjen e saj.

Sa lloj të ajvarit kemi?

Ajvari i vërtetë bëhet vetëm nga specat. Fillimisht specat e kuq piqen. Secila krahinë zierjen e bën në mënyra të ndryshme. Varësisht prej shijeve të njerëzve disa prej tyre e preferojnë djegës dhe e bëjnë pak djegës. Receta e vërtetë dhe origjinale është shumë e thjesht, speca të kuq dhe vaj.

Sa është sasia e ajvarit dhe kostoja e saj për një familje?
Gjithçka varet se sa anëtarë ka një familje. Kemi familje që përgatit 20 kg kilogram speca, mirëpo kemi edhe familje që përgatisin 200 kg speca. Pra secila familje e bën përgatitjen e ajvarit sipas nevojës dhe shijes së anëtarëve të saj. Çmimi i 10 tjegullave me ajvar kushton rreth 800 denarë. Është ushqim i pa shmangshëm në tryezat tona sidomos në mëngjes. Mirëpo unë përgatis më tepër dhe e shpërndaj nëpër komshi dhe farefis. Veçanërisht ua dërgojmë atyre që i kemi në kurbet. Mundohemi që edhe në tryezat e tyre të shërbehet ky ushqim tradicional. Sa do pak në atë mënyrë mundohemi që t’ua zbusim mallin për vendlindjen.

A mund të na shpjegoni etapat e përgatitjes?

Për përgatitjen e sasisë prej 50 kg nevojiten 3 litra vaj lule dielli dhe krip. Fillimisht e kallim shporetin dhe presim të nxehet mirë. Në ndër kohë specave ua heqim farat dhe i vendojmë të piqen. Pasi të piqen specat, fillojmë ti qërojmë ato. Më pas ato i bluajmë në makinë. Më në fund të gjitha ato speca e bluara i vendosim në një tenxhere të madhe dhe fillojmë ta ziejmë. Ajo për tu bërë e shijshme zihet dal nga dal dhe zgjat diku 4 orë. Më pas atë e vendojmë nëpër kavanoz. Pasi ta shpërndajmë nëpër kavanoz të cilat i mbyllin mirë, ato i kthejmë mbrapsht dhe presim që të ftohen. Por ne e lëmë edhe një pjesë për ta shijuar menjëherë pas përfundimit të punës.

Ajvari me cilat ushqime mund të kombinohet?

Ajvari në veçanti vendohet afër ushqimeve të rëndësishme, sidomos shërbehet edhe afër orizit dhe mishit. Mirëpo ajvari është meny kryesore në tryezat e mëngjesit me të cilën e lyejmë bukën. Gjithashtu me ajvar mund ta pasurojmë sofrën tonë si një lloj sosi.

Please publish modules in offcanvas position.