Akademia Amerikane për Shkenca Filmike, e cila është organizator i ndarjes së çmimeve Oskar, sot paralajmëroi se, për shkak të ndërprerjes së punës së kinemave gjatë pandemisë së koronavirusit në platformat-strim do të jenë në konkurrencë për Oskarin vitin e ardhshëm.
Deri më tani filmat kanë mundur të konkurrojnë për Oskarët me kusht – të paktën shtatë ditë shfaqje në kinema në Los Anxhelos apo në të gjithë SHBA-në, për shkak të pandemisë, kinematë nuk punojnë, ndërsa të gjitha premierat janë anuluar.
Distributorët më të mëdhenj amerikanë AMC, Regali dhe Sinamarku, bënë të ditur se presin sërish hapjen e kinemave para fundit të qershorit apo fillimit të korrikut.
Ndarja e ardhshme e Oskarëve është paralajmëruar për më 28 shkurt.