Ndërroi jetë Enio Morikone

Kompozitori i njohur italian dhe fituesi i çmimit Oskar, Enio Morikone ndërroi jetë sot në moshën 91 vjeçare pasi ishte shtruar në një spital në Romë, si rezultat i një rrëzimi javën së kaluar, publikoi miku dhe avokati i tij. Xhorxho Asuma.

Në momentin vdekjes, gruaja e tij Maria ka qenë pranë tij.

Gjatë karrierës së tij, Morikone ka kompozuar muzikë për filmat “Për një grusht dollarë”, “Ishte njëherë në Amerikë”, “Malena”, “Të paprekshmit” dhe shumë të tjera. Ndërsa, ishte edhe për gjashtë herë i nominuar për oskarin prestigjioz në fushën e muzikës së filmit.

Morikone lindi në Romë më 10 nëntor 1928. Ai fitoi Oskarin e tij të fundit në vitin 2016 për muzikën për filmin “Tetë urrejtësit” nga Kventin Tarantino, si fitues më i vjetër në këtë kategori. Ai gjithashtu fitoi një Oskar të vlefshëm në vitin 2007 për kontributin e tij të rëndësishëm në kinematografi.