Shënim i fillimit të rikonstruimit të lokalitetit Heraklea Linketis

Në lokalitetin arkeologjik Heraklea Linkestis në Manastir, do të mbahet konferencë për shtyp, me qëllim nisjen e punimeve të rikonstruksionit në lokalitein arkeologjik Heraklea Linkestis, mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në ngjarjen fjalime do të mbajnë shefi i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori Samuel Zhbogar, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe drejtoresha e Institutit dhe Muzeut – Manastir, Meri Stojanova.

Siç kumtoi Delegacioni i BE-së, projekti zbatohet në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian, Bashkëpunimi Ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me një buxhet të përgjithshëm prej 704.590 euro, nga të cilat rreth 600.000 janë siguruar nga BE.

Projekti përfshin rikonstruksionin e Heraklea Linkestis, me qëllim ruajtjen e lokalitetit për brezat e ardhshëm, gjithashtu rritjen e qasjes dhe përmbajtjes së saj, në mënyrë që lokaliteti të bëhet më tërheqës për vizitorët. Pjesa e dytë e projektit, i zbatuar në Pustec, Shqipëri, përqëndrohet në krijimin e hapësirave të reja për ekspozitë, Muzeun “Sterjo Spase”, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Pustecit.

Së shpejti, BE-ja do të shpallë një thirrje të re për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar me Shqipërinë. Synimi është të financojë projekte ndërkufitare të paraqitura nga Bashkitë, OJQ-të dhe institucione vendore në fushat e mjedisit, përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve, parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut, turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore, konkurrencës, zhvillimit të biznesit dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tregtisë dhe investimeve. Fondi i përgjithshëm i alokuar për këtë thirrje ëshë rreth pesë milionë euro, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në vend.