Dhuro një libër e krijo një miqësi

Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum nëTetovë iu bashkua fushatës  “DHURO LIBËR” organizuar nga Klubi Rotarian i Tetovës në bashkëpunim me Klubin Rotarakt të Tetovës. Librat e dhuruar do  të shpërndahen nëpër bibliotekat e shkollave në Tetovë e rrethinë.

Autorët tetovarë u bënë pjesë e kësaj fushate humane duke dhuruar edhe botimet e tyre, por edhe libra nga bibliotekat e tyre. Behare Neziri, kryetare e shoqatës theksoi se kjo nismë është një nismë fisnike.“Të pasurosh bibliotekat e shkollave me libra, e sidomos në këtë kohë kur të rinjtë janë të dhënë shumë pas teknologjisë, është një aktivitet shumë i qëlluar dhe shkrimtarët të japin kontributin e tyre. Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum në Tetovë çdo herë ka përkrahur dhe ka mbështetur nisma të këtilla”-theksoi ajo. 

Argjend Imeri dhe Agron Bexheti përfaqësues nga Klubi Rotarian i Tetovës shprehën faleminderim për shkrimtarët që dhuruan libra dhe u bënë pjesëe këtij aktiviteti. “Prezenca juaj sot këtu, dhurimi botimeve tuaja është shumë domethënës sepse miqësia me libra çdo herëështë e nevojshme sidomos tani kur për qëllim janë fëmijët e nxënësit që të kenë mundësi e të jenë më afër librit, një libër i dhuruar dikujt do ti shërbejë”-theksuan ata.

Dhuroni librin tuaj për dikë që ka nevojë.Vlerësim dhe mirënjohje  për kontributin e çmuar, për të gjithë ata që dhuruan libra,  në pasurimin e bibliotekave me literaturë të karakterit shkencor, fetar, letrar, historik. Bibliotekat janë ato që ndiejnë nevojën për libra, si instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.

Dhuro një libër e krijo një miqësi! Libra dhuruan: Sadije Aliti, Besimi Xhelili, EjupAjdini, Shaban Sinani, Behare Neziri, DaimIljazi, EkremAjruli, Sherif Selimi. Librat u dorëzuan  në kioskun e LibrarisëNobel në qendër të qytetit të Tetovës.