U miratua raporti për Rajonin e Ohrit i cili do t’i dërgohet UNESKO-s

U miratua raporti për Rajonin e Ohrit i cili do t’i dërgohet UNESKO-s

Qeveria në mbledhjen e djeshme e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për situatën me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit dhe progresit në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit për Trashëgiminë Botërore.

Siç informoi shërbimi për informim i Qeverisë, Qeveria e angazhoi Komisionin Kombëtar për UNESKO të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ta dorëzojë Raportin për situatën me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit dhe progresit për zbatimin e rekomandimeve nga Vendimet e Komitetit për Trashëgiminë Botërore te Qendra e Trashëgimisë Botërore e UNESKO-s”, më së voni deri më 25 shkurt të vitit 2021.