Betejën me koronavirusin e humbi aktori i njohur shqiptar me renome ndërkombëtare Luran Ahmeti.
Ahmeti për disa ditë ishte i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup,dhe nuk arriti ta mundë betejën me koronavirusin.
Aktori 46-vjeçar ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke.
Që në vitin 1998, ka luajtur në filmin evropian “Puppet Show”, ndërsa ndër rolet kryesore ka luajtur në serialin “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”… Ai ishte pjesë edhe e serialit shqiptar “O sa mirë…”
Për vite të tëra ka qenë pjesë e Teatrit Kombëtar në Shkup.
Luran Ahmeti është djalë i shkrimtarit dhe publicistit të njohur Xhabir Ahmeti. Ai pas vetes la bashkëshorten dhe një vajzë.