“Nomadland” merr çmimin për filmin më të mirë

Askush nuk dinte çfarë të priste nga ceremonia e këtij viti e “Academy Awards 2021”, por as ajo çfarë ndodhi nuk ishte diçka e parashikueshme. Në edicionin e 93-të të kësaj ceremonie “Nomadland”, mori çmimin për filmin më të mirë.

Ndërkohë, Chloe Zhao fitoi çmimin për regjinë më të mirë për filmin “Nomadland”, ku u bë regjisorja e parë kineze dhe gruaja e dytë që merr këtë çmim.

Filmi pati katër nominime; për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, skenarin më të mirë dhe montazhin më të mirë.

Ndër të tjera “Soul”, mori çmimin për filmin më të mirë të animuar, dhe është gjithashtu filmi i parë i “Pixar” që në rolin kryesor ka një personazh me ngjyrë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.