Për Pak Dashuri" është romani më i ri i shkrimtares Afërdita Xheladini Aliu

Për Pak Dashuri" është romani më i ri i shkrimtares Afërdita Xheladini Aliu

Për Pak Dashuri" është libri më i ri i shkrimtares Afërdita Xheladini Aliu.

Ky roman paraqet një dramë të vërtet, të fuqishme dhe prekëse, e ndërthurur me shumë vuajtje, sakrificë, vështirësi. Por, mbisundon dashuria që sjell jeta në rrugëtimin e dy femrave ndër vite dhe që në mënyrë autentike shtjellohen në këtë roman.

Mes regresives dhe të vjetrës, shkrimtarja në këtë libër sjell progresiven dhe të renë. Ajo me talentin e saj prek tema që zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Mbi dhimbjen dhe vuajtjen ajo vë me mjeshtëri në spikamë dashurinë, që simbolizon shpresën për të ardhmen. “Fokusi i veprave të mija vazhdon të mbetet gruaja.

Romani ‘Për pak dashuri’ paraqet një dramë tejet të fuqishme dhe prekëse, të ndërthurur me shumë vuajtje, sakrificë, vështirësi dhe shumë dashuri që i sjell jeta në rrugëtimin e dy femrave ndër vite dhe që në mënyrë autentike shtjellohen në këtë roman”, potencon autorja Afërdita Xheladini Aliu. Romanin "Për Pak Dashuri" lexuesit mund ta gjejnë edhe në Librarinë “Nobel” në Shkup dhe Tetovë, por i njëjti është edhe në raftet e disa librarive në Kosovë.