Kreativiteti dhe İnovacioni Sfidë Për Brezat e Rinj

Kreativiteti dhe İnovacioni Sfidë Për Brezat e Rinj

Multikultura me seli në Tetovë, tashmë disa vite është aktive sidomos në organizimin e projekteve të ndryshme.

Në lidhje me këtë Arlinda Mazllami Ilazi,Udhëheqëse e programit vjetor të shoqatës “MULTIKULTURA”, thotë se kjo organizatë është themeluar në vitin 2000 nga entuziastë të rinj, me qëllim që të përmirësojnë bashkëpunimin ndëretnik në mes komuniteteve që jetojnë në Tetovë dhe më gjerë, si dhe të promovojnë vlerat kulturore të grupeve të ndryshme etnike. Puna me të rinjtë dhe promovimi i aktivizimit qytetar është pjesë e programit tonë të përmirësimit të jetës shoqërore dhe kulturore të rajonit. Por cilat janë aktivitetet kryesore të kësaj organizate, ajo tha se “ Deri tani kemi realizuar projekte të ndryshme që kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të komunikimit te të rinjtë, shkëmbimin e kulturave, nxitjen e bashkëpunimeve ndër-etnike, ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e tyre në procesin e marrjes së vendimeve, e shumë aktivitete të tjera. Qëllimi kryesor i organizatës është që të promovojë punën e të rinjve përmes edukimit joformal, dhe për të promovuar kulturën e të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Maqedoni, edhe atë përmes: pjesëmarrjes aktive të të rinjve në vendimmarrje në nivel lokal dhe kombëtar, dialog ndërkulturor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, tolerancë dhe zgjidhje jo të dhunshme të konfliktit, zvogëlimi i papunësisë dhe integrimit social të të rinjve.

Krijimit të planit vjetor i prin plani strategjik

Arlinda Mazllami Ilazi,Udhëheqëse e programit vjetor të shoqatës “MULTIKULTURA”, pohoi se “ Ne kemi një plan strategjik në bazë të të cilit krijojmë edhe planin vjetor të aktiviteteve. Disa nga aktivitetet tona ndryshojnë, varësisht nga projektet që fitojmë. Mirëpo, Multikultura identifikohet edhe me aktivitete që i organizon tradicionalisht, çdo vit. “Java e dallimeve” është një nga këto aktivitete shumë të njohura për qytetarët e Tetovës, e më gjerë- qëllimi kryesor i të cilit është të prezantojë një javë për t`u njohur dhe për të përfaqësuar atë çka jemi, pa marrë parasysh racës, fesë, gjinisë, moshës, kombësisë ose aftësisë së kufizuar, si dhe një javë për të reflektuar dhe për të mësuar për kulturat dhe ideologjitë e ndryshme. Përmes kësaj ngjarjeje, Multikultura arrin të ndërtojë ura në mes të komuniteteve etnike që jetojnë në Tetovë, sidomos përmes ndikimit te qytetarët e rinj të Tetovës, të cilat shpesh herë i shohim së bashku pa marrë parasysh dallimet e tyre. Trajnimi për trajnues është po ashtu një aktivitet, të cilin e organizojmë për 11 vite ma radhë në kuadër të bashkëpunimit tonë me NCBI. Ky trajnim mbahet nga trajner profesionist dhe i certifikuar nga Zvicra, dhe ofron njohuri të mjaftueshme për pjesëmarrësit, të mësojnë se si të udhëheqin një punëtori duke përdorur teknikat e NCBI në tema si reduktimi i paragjykimeve dhe stereotipave dhe zgjidhja paqësore e konflikteve.

Viteve të fundit flitet shumë për kreativitetin, për të rinjtë që kanë ide kreative, në këtë drejtim edhe Multikultura ka qenë aktive

Multikultura në bashkëpunim me SHMPK Gjoce Stojçeski gjatë periudhës Janar-Qershor 2015 kanë implementuar projektin "Konfeksioni dhe dizajni - një sfidë për brezin e ri", projekt ky i financuar nga Ministria e kulturës nga fusha e industrisë kreative me interes nacional. Qëllimi kryesor i projektit ishte që përmes një qasjeje innovative të mundësohet bashkëpunim i forcuar në mes SHMPK Gjoce Stojçeski- drejtimet e konfeksionit dhe të dizajnit, dhe ndërmarrjeve prodhuese të tekstilit, si dhe zhvillimi i aktiviteteve mësimore dhe metodat e mësimdhënies me qëllim të organizimit të prodhimit konkurrues dhe zhvillimit të markë së produktit vendor, si dhe promovim pozitiv i sektorit si një degë krijuese e cila duhet të tërheqë dhe të krijojë gjenerata të reja më inovative dhe më kreative. Rezultatet që kemi arritur përmes këtij projekti janë nga më të ndryshmet, edhe atë: forcimi i bashkëpunimit ndërmjet industrisë së prodhimit dhe edukimit, rishikimi i programit mësimor që u përshtatet nevojave të veçanta të industrisë së tekstilit, duke prodhuar studentë cilësor të cilët do të jenë mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që të përshtaten në procesin e prodhimit dhe për të rritur numrin e vendeve të reja në kompanitë e tekstilit; promovimi i sferave të konfeksionit dhe dizajnit përmes një prezantimi multimedial i cili paraqet aspektet pozitive të industrisë së tekstilit dhe i cili shkaktoi një rritje të vetëdijes në mesin e të rinjve në lidhje me avantazhet dhe atraktivitetin e industrisë tekstile dhe veshje. E gjithë kjo pati ndikim në forcimin e kapaciteteve të kompanive dhe rritjen e eksporteve dhe rentabilitetin e tyre. Po ashtu, përmes punëtorive të rinjtë patën mundësi për të bashkëpunuar me mësimdhënësit e tyre si ekspertë të cilët nxitën kreativitetin e tyre dhe me sukses i udhëzuan për krijimin e produkteve që do të jetë një burim i rëndësishëm ekonomik për shkollën e tyre. Produkti final i projektit ishte krijimi i markës nga nxënësit e SHMPK Gjoce Stojceski- të cilët arritën të bëjnë uniforma për nxënësit e të gjithë shkollave të mesme. Nga kjo mund të themi se të rinjtë janë kreativ, në qoftë se atyre i`u jepet mundësia të shprehin talentin që kanë, mirëpo është iniciativa ajo që i`u mungon atyre.

Multikultura nderohet me çmim për azhurimin e veb faqes

Vitin e shkuar kjo organizatë u nderuat me çmimin e dytë për ueb faqen më të mirë. Por çfarë do të thotë ky çmim për revistën “Zaman” flet Arlinda Mazllami Ilazi,Udhëheqëse e programit vjetor të shoqatës e cila mes tjerash theksoi se “Marketingu është një disiplinë që aplikohet sa herë që dikush synon të influencojë sjelljen e të tjerëve. Menaxherët e sektorit privat të të gjitha niveleve e dinë që një marketing i orientuar drejtë konsumatorit, është një nga faktorët kryesorë për suksesin e kompanisë". Menaxherët në sektorin jofitimprurës synojnë të influencojnë donatorët, vullnetarët, klientët dhe stafin për të qenë i shoqërueshëm me klientin.

Marketingu është çelësi i suksesit në arritjen e këtyre objektivave. Komunikimi ynë me publikun është pikërisht përmes aktiviteteve që bëjmë dhe formave të ndryshme të mediumeve që ne përdorim për të përcjell këto mesazhe deri te publiku. Andaj, ueb faqja është element shumë i rëndësishëm për Multikulturën. Aty shihet puna që bën ekipi ynë. Në dhjetor të 2015, Multikultura mori çmimin e dytë të ueb faqes më të mirë nga sektori joqeveritar, eveniment ky i organizuar nga Media Solutions. Ky çmim do të thotë shumë për ne, duke u nisur nga parimet tona që ne vazhdimisht i`u përmbahemi dhe duke i`u falënderuar atyre që njohin dhe vlerësojnë punën tonë, na bëjnë të ndjehemi të respektuar dhe të motivuar për të punuar edhe më shumë në të ardhmen. Në anën tjetër shumë organizata ankohen se kanë njëfarë presioni nga institucionet e shtetit.

Organizatat jo qeveritare janë ata që duhet të tërheqin vëmendjen e opinionit

Roli i organizatave joqeveritare në shoqërinë tonë është i rëndësishëm, pasi janë vetë organizatat që tërheqin vëmendjen e publikut dhe të autoriteteve kompetente për një trajtim më të vëmendshëm të problemeve të përditshme të qytetarëve. Me rëndësi është të theksohet se funksioni i sektorit të OJQ-ve është i madh, pasi që organizatat janë ato që sjellin iniciativa, alternativa për atë se çfarë duhet të ndodh në shoqërinë e përgjithshme. Një debat apo një ide, që e nis shoqëria civile, shumë shpejtë pranohet edhe nga protagonistët e tjerë dhe vazhdon të përkrahet, e në veçanti nga institucionet e shtetit.

Kjo tregon se roli i shoqërisë civile është i suksesshëm te ne, dhe përkrahja e institucioneve shtetërore nuk i ka munguar kurrë shoqatës tonë. Në pyetjen se çfarë duhet të bëjë një organizatë jo qeveritare që të fitojë besimin e opinionit dhe të ketë ndikim tek shtresat më të gjëra, Ilazi për “ZAMAN” theksoi se “Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar për herë të tretë e hulumtoi besimin e përgjithshëm. Anketa u realizua në tetor të vitit 2008 në ekzemplar reprezentativ prej 1.600 të anketuarve. Hulumtimi tregoi se besimi i përgjithshëm në organizatat qytetare është 41,7%. Shumica e qytetarëve besojnë se organizatat qytetare janë për realizimin e interesave të qytetarëve dhe mundësi që mendimi dhe veprimi i tyre të arrijë deri te opinioni. Organizatat joqeveritare janë organizime të financuara dhe të mbështetura nga faktorë të ndryshëm joqeveritarë e që krijohen për të zgjidhur një problem shoqëror, individual, grupor ose më të gjerë. Në Maqedoni ka prani të madhe të organizatave joqeveritare ndërkombëtare dhe vendore.

Sektori joqeveritar është i rëndësishëm sepse ai siguron shërbime që nuk mund të ofrohen nga sektori fitimprurës. Organizatat joqeveritare për të qenë efektiv duhet të parashikojnë ndryshimet. Ata duhet të jenë në dijeni të ndikimeve të mjedisit social, ekonomik, teknologjik, politik në shoqëri të cilët gjithashtu ndikojnë sektorin jofitimprurës përfundoi ajo.

Multikultura është pjesë e rrjetit ndërkombëtar UNITED

MULTIKULTURA b8a22Multikultura njihet si shoqatë e cila ka bashkëpunim të shkëlqyer me pjesën dërmuese të OJQ-ve në vend dhe jashtë. Multikultura është pjesë e rrjetit ndërkombëtar UNITED for Intercultural Action- rrjet kundër nacionazilmit, fashizmit, racizmit. Multikultura është organizatë partnere e NCBI (National Coalition Building Institute) për Ballkanin me seli në Uashington. Gjithashtu, Multikultura është pjesë edhe e rrjetit ballkanik “Aksion regjional i të rinjve kundër diskriminimit dhe militarizmit”. Bashkëpunimi me organizata të huaja dhe me donatorë të ndryshëm na ndihmon për zhvillimin e shoqërisë civile dhe aktivizimit qytetar në mesin ton, tha . Arlinda Mazllami Ilazi, Udhëheqëse e programit vjetor të shoqatës “MULTIKULTURA” Në lidhje me planet e shoqatës Multikultura për vitin 2016, në mes tjerash Ilazi, theksoi ”Arritjet e sektorit joqeveritar në Maqedoni në varësi të pikëpamjes mund të vlerësohen në mënyra të ndryshme. Megjithatë, një gjë është e sigurt dhe ajo është se me hapa të mëdhenj realizohen suksese të mëdha në sektorin civil, e kjo më së miri vërehet përmes ndikimit që arrihet me aktivitetet e realizuara”. Veprimtaria e Multikulturës, që nga themelimi i saj, në plan afatgjatë, ka synuar përmirësimin e cilësisë së jetesës në Maqedoni. Të gjithë aktivitetet tona deri më tani kanë qenë të orientuara drejtë bashkëpunimit ndëretnik, edukimit joformal, promovimit të diversitetit si dhe ndihma për krijimin e politikave publike në institucionet shtetërore, dhe këto na kanë çuar vazhdimisht në realizimin e aktivitetit tonë.

Aktivitete tona vazhdojnë edhe këtë vit

Edhe për këtë vit, ne kemi shumë plane përpara nesh, të cilat do të vazhdojmë t’i realizojmë përmes aktiviteteve që do të jenë në përputhje me nevojat e qytetarëve, për të ofruar vlera reale dhe që të arrijmë në një të ardhme të afërt ku në shoqërinë tonë do të zhvillohen virtyte të mirëfillta njerëzore dhe profesionalizëm. Ndryshimet e mëdha, kuptohet se nuk mund të arrihen brenda natës. Për ndryshime të këtilla, është i nevojshëm kontributi i secilit nga ne, fillimisht individual, e më pas, e gjithë kjo, do të na çojë drejtë suksesit të përbashkët. Po ashtu, mund të them se të rinjtë në Tetovë kohët e fundit po bëhen shumë aktivë dhe dita-ditës interesohen akoma më shumë për trajnime, apo për t’u anëtarësuar nëpër grupe rinore të ndryshme. Nga eksperienca personale mund të them se të jesh pjesë e këtyre grupeve rinore, realisht të ndryshon jetën dhe mënyrën sesi ti je mësuar t’i shikosh gjërat. Të bën  më të ndjeshëm dhe krijon tek ty një shpirt luftarak, në aspektin që dëshiron të punosh dhe të luftosh më shumë e për më mirë për vendin tënd. Kam tashmë 5 vite që jam pjesë e OJQ-së, qoftë si staf, qoftë si vullnetar, qoftë si organizator dhe them me plot bindje që pjesëmarrja nëpër aktivitete të ndryshme, lobimi për të drejtat e njeriut, puna vullnetare në shërbim të njerëzve në nevojë etj., janë një avantazh shumë i madh në CV-në që çdo njëri, sidomos çdo i ri, duhet të ketë, potencoi Arlinda Mazllami Ilazi,Udhëheqëse e programit vjetor të shoqatës “MULTIKULTURA”.

Please publish modules in offcanvas position.