Historiku i monedhave në Shqipëri

Historiku i monedhave në Shqipëri

Historia e monedhës kombëtare shqiptare nis me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e themeluar më 2 shtator të vitit 1925.

Me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 1912, vendi vazhdoi të ndiqte sistemin monetar të Perandorisë Osmane, ku si monedhë bazë përdorte Lirën e Arit Osmane.

Zhvillimet politike dhe ekonomike gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pushtimet e huaja bënë që në vend të qarkullonin edhe monedha të tjera. Krahas monedhave osmane të arit dhe argjendit, koha e qarkullimit ligjor të të cilave mendohej të zgjaste deri me emetimin e monedhës kombëtare, në Shqipëri kanë qarkulluar lirisht të gjitha monedhat e arit dhe kartëmonedhat amerikane, franceze, italiane dhe greke.

Në gjuhën popullore, këto monedha u njohën si “Korona Sermi” dhe ndonëse ishin të zhvlerësuara prej vlerës monetare përkatëse, ushqenin një besim të patundur në popull. Si rrjedhojë e mungesës së një kursi këmbimi, e gjithë kjo mori monedhash regjistrohej zyrtarisht në të ardhurat dhe shpenzimet e shtetit.

Në vitin 1920 do të ndërmerreshin masat e para për rregullimin e situatës monetare të vendit ku në vitin 1920 do të vendosej për herë të parë nxjerrja e të ardhurave shtetërore në bazën e frangut ar.

Në vitin 1925 kur u krijua banka, në Shqipëri qarkullonin një mori monedhash të vendeve të ndryshme, ndaj Banka Kombëtare e Shqipërisë mori masa për t’i zëvendësuar këto me monedhën e vetme shqiptare. Si njësi monetare zyrtare u caktua Frangu ar, me nënfishat e tij leku dhe qindarka. 1 frang ar kishte vlerën 5 lekë dhe 100 qindarka, dhe shumëfishat e tij 5, 20 dhe 100 franga ari.

Me fundin e Luftës së Dytë Botërore, të gjitha funksionet dhe detyrimet e Bankës Kombëtare të Shqipërisë pushuan së ekzistuari. Vetë banka u shtetëzua dhe në vitin 1945 u krijua Banka e Shtetit Shqiptar.

Më 7 korrik 1947 si njësi monetare caktohet Leku, i cili zëvendësoi Frangun dhe frangu tërhiqet përfundimisht nga qarkullimi.

Moment tjetër i rëndësishëm në historinë e monedhës tonë kombëtare është viti 1965, vit në të cilin ndryshoi raporti midis prerjes lek të përdorur që nga viti 1947 me atë të emetuar në këtë vit në raportin 10 lekë (vitet 1947,1957) = 1 lek (viti 1964 e në vazhdim).

Viti 1991 do të sillte ndryshime edhe në elementet e sigurisë të kartëmonedhave, ku për herë të parë vendoset filli i sigurisë në kartëmonedhën 100 lekë.

Banka e Shqipërisë krijohet në vitin 1992 si banka qendrore e vendit.

Please publish modules in offcanvas position.