SPECIALE: Tradita e qethjes së dhenve në malësinë e Tetovës (VIDEO)

Në Maqedoni në disa zona malore akoma po ruhet tradita e qethjes së dhenve një traditë kjo e cila përcillet nga një gjeneratë tek tjetra. Kohët e fundit edhe pse blegtoria po shënon ulje, traditat vazhdojnë të ruhen sidomos në fshatrat e malësisë së Tetovës. Barinjtë në ato vende traditat shekullore nuk i kanë harruar dhe çdo vit i praktikojnë.

Qethja e dhenve bëhet në kohën kur dallimi i temperaturës gjatë natës deh ditës është shumë i madh dhe kjo ndikon shumë tek dhentë dhe për këtë qëllim qethja bëhet në kohën e pranverës. Kjo periudhë është konkretisht stina e pranverës. Maqedonia njihet si një ndër qendrat e rajonit për ruajtjen e dhenve. Në fshatrat e malësisë së Sharit atmosfera e kësaj bëhet në mënyrë madhështore dhe mn organizime të ndryshme ku në pah bie mikpritja e miqve dhe shokëve nga vendet e ndryshme, pastaj për të gjithë shtrohet drekë me ushqime tradicionale të përgatitura nga vetë banorët e fshatit dhe konaku është i hapur për të gjithë dashamirët qofshin këta nga këto fshatra apo edhe nga rajonet tjera.

(Vazhdimin e lajmit mund ta lexoni në numrin e ri të revistës Zaman Shqip, nr.138)

Please publish modules in offcanvas position.