RSF: Në vitin 2015 janë vrarë gjithsej 110 gazetarë

RSF: Në vitin 2015 janë vrarë gjithsej 110 gazetarë

Organizata e gazetarëve pa kufi (RSF) bëri të ditur se në vitin 2015 në mbarë botën janë vrarë 110 gazetarë.

Organizatë kjo me qendër në Paris theksoi se vetëm në shtetet ku janë duke u zhvilluar përleshjet, si në Irak, Siri dhe Jemen dhe në mbarë botën në 12 muajt e fundit janë vrarë 67 gazetarë vetëm e vetëm ngase e kanë kryer punën e tyre. Zëdhënësi i RSF, Britta Hilpert gjithashtu ka nënvizuar se dy e treta e gazetarëve janë vrarë edhe në rajonet ku nuk ka konflikte të armatosura: “Në shumë vende të botës gazetarët janë në rrezik ngaqë kritikojnë të fuqishmit apo ngaqë i bien në rend dite çështjet e rëndësishme politike”. Iraku dhe Siria janë në krye të listës me nga 9 gazetarë të vrarë. Sirinë e ndjek Franca me 8 gazetarë të vrarë në sulmin terroriste në Charlie Hebdo. Në listë gjithashtu theksohet se edhe në Jemen, në të cilën akoma vazhdon lufta qytetare  janë vrarë 8 gazetarë. Edhe Turqia është pjesë e listës me 1 gazetar të vrarë.

Please publish modules in offcanvas position.