Prodhoi trëndafilin bionik!

Prodhoi trëndafilin bionik!

Prova për një lule elektronike të realizuar nga një grup shkencëtarësh në Universitetin Linkopin në Suedi përfundoi suksesshëm.

Grupi i cili gjethet e një trëndafili i shndërroi në ekran dhe degët e saja në kabllo, hapi një faqe të re në fushën e transistorëve elektro-kimike me bazë organike. Grupi, i bimës në ujë i dha një lloj polimeri PEDOT-S që zbërthehet në ujë. Bima, këto përcjellës të përzier në ujë i thith me rrënjët duke formuar një kabllo prej 5 deri në 10 cm të gjatë. Më vonë bashkë me elektrolitet që gjenden në bimë u formuan 'transistorë elektro-kimike me bazë organike'. Pikselet që gjenden në indet e gjethit filluan që të ndryshojnë ngjyrat në të çelët dhe në të errët. Kështu që gjethet e trëndafilit u shndërruan në një ekran të thjeshtë.

Grupi hulumtues bëri të ditur se teknologjia e re do t'i nxjerr në pah të paditurat e funksionimit të brendshëm të bimëve.

Please publish modules in offcanvas position.