81% e rusëve përkrahin sanksionet ndaj Turqisë

81% e rusëve përkrahin sanksionet ndaj Turqisë

Ndërmarrja e pavarur anketuese ruse me qendër në Moskë, Levada Center theksoi se 81% e rusëve përkrahin sanksionet që i bëhen Turqisë për shkak të rrëzimit të aeroplanit rus.

Sipas anketës të realizuar nga ana e kësaj ndërmarrjeje në 48 rajone të Rusisë me 1600 persona, 49% e banorëve sanksionet i vlerësuan si të “drejta”, kurse 32% e vlerësuan si “afër të drejtës”. Vetëm 9% e banorëve nuk i vlerësuan si të drejta sanksionet që mund t'i sjellin dëm shtetit dhe popullatës. 30% nga anketuesit krizën turko-ruse nuk e vlerësuan si rrezik. Në krizën me aeroplanin, 17% të anketuesve e vlerësuan si fajtorë pilotët turk, 7% e vlerësuan si fajtorë kryesinë në Moskë për shkak të dërgimit të ushtrisë në Siri, kurse 3% e vlerësuan si fajtorë pilotin rus ngaqë kishte hyrë në tokat turke. 25% e anketuesve përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit e vlerësuan si fajtorë SHBA-të dhe NATO-n ngaqë ishin kundër pjesëmarrjes së Rusisë në tokat e Sirisë.

Please publish modules in offcanvas position.